AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ]

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Empty
MesazhTitulli: Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ]   Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Icon_minitimeWed Sep 26, 2007 8:07 pm

Akuza spiunazhi edhe pėr Renonė

Edhe Reno mund tė akuzohet pėr spiunazh nė Formula 1. Sipas revistės tė specializuar gjermane “Auto, motor und sport", shtėpia franceze ka marrė kėtė vit tė dhėna tė rezervuara tė furnizuara nga ish-inxhinieri i Meklarenit, Fil Mekereth. Tekniku, pohon revista, ka ēuar te Reno tre disketa me plane tė konstruksionit tė makinės dhe pėrllogaritje tė mė se njėzet detajeve tė Meklarenit. “Nėse akuzat kundėr Renosė do tė konfirmohen, FIA do tė hapė njė hetim”, - tha njė zėdhėnės i Federatės Ndėrkombėtare tė Automobilizmit. Kampioni i Botės, Fernando Alonso ishte plotėsisht i implikuar nė hetimet e FIA-s nė skandalin e spiunazhit industrial. Nė vendim prej 15 faqesh tė FIA-s, u publikuan edhe detaje tė e-mailve tė shkėmbyer midis Alonsos dhe pilotit testues, Pedro de la Roza, ku tė dy ata ishin zotėrim tė informacioneve teknike shumė konfidenciale qė i pėrkisnin Ferrarit. Dosja e Ferrarit kishte 780 faqe. Pas gjobės prej 100 milionė dollarėsh, FIA bėri edhe azhurnimin e pikėve pėr renditjen e konstruktorėve nė Botėrorin e Formula 1, ku skuderisė anglo-gjermane iu hoqėn tė gjitha pikėt. Renditja e re: 1. Ferrari 143 pikė; 2. BMĖ-Sauber 86 pikė; 3. Reno 38 pikė; 4. Uiliams 25 pikė; 5. Red Bull 16 pikė; 6. Tojota 12 pikė; 7. Super Aguri 4 pikė dhe Honda 2 pikė


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Dec 08, 2007 4:02 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Empty
MesazhTitulli: Re: Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ]   Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Icon_minitimeWed Sep 26, 2007 8:22 pm

Alonso vazhdon te “gerryeje”!

17 Shtator Fernando: Nje hap drejt titullit!

Kampioni i dyfishte i botes, Fernando Alonso, i treti ne garen e Belgjikes, u shpreh i kenaqur me rezultatin, qe e lejon te rikuperoje edhe nje tjeter pike ne renditje, ndaj shokut te tij te skuadres, Luis Hemiltonit. “Jam shume i kenaqur me rezultatin perfundimtar, pasi munda ta mbyllja garen perpara shokut tim te skuadres dhe ky eshte objektivi im i vetem ne garat e mbetura. Ne qofte se do te perfundoj ne tre garat e fundit perpara Luisit, atehere do te fitoj titullin kampion”, deklaroi Alonso, pas gares se 14?te te sezonit. “Perfundova perpara Hemiltonit ne Monza perpara nje jave dhe perseri ketu ne Spa, keshtu qe jam i kenaqur nga puna ime e ketyre dy javeve te fundit. Nga vendi i trete tek i katerti ka vetem nje pike diference, por fakti qe arrita te shkurtoja edhe nje pike eshte inkurajues”. Ne lidhje me garen, Alonso deklaroi: “Lufta me Ferrarin ishte e pamundur, pasi ata ishin dukshem me te shpejte se MekLareni. Megjithate, largohem i kenaqur”. Fernando nuk komentoi ne perfundim te gares fillimin e saj, ne te cilin ai shtyu Hemiltonin jashte pistes, duke i bllokuar trajektoren qe anglezi kishte marre.

Luis: Alonso, ishte loje e piste!

Luis Hemilton, kryesuesi i renditjes se piloteve ne Boterorin e Formules 1, kritikoi pas vendit te tij te katert ne Belgjike shokun e tij te skuadres, Fernando Alonson, per manovren qe rrezikoi t’i nxirrte te dy nga gara. Spanjolli i mbylli trajektoren 22?vjecarit ne nisje, duke e detyruar britanikun qe te dilte jashte piste, per te shmangur perplasjen. “Ajo qe beri Alonso nuk ishte dicka e ndershme. Ai qe eshte ne pjesen e jashtme ka me pak shanse per te kaluar i pari ne kthese. Nuk e di ne isha me perpara, por besoj qe kishte hapesire te mjaftueshme qe te kalonim te dy pa probleme”, deklaroi Hemiltoni. “Ajo qe me duket e cuditshme eshte qe dicka te tille e beri nje pilot qe gjithmone eshte ankuar per manovrat antisportive te te tjereve”. Pavaresisht se avantazhi i Hemiltonit i ngushtua ne vetem dy pike pas kesaj gare, britaniku mbetet optimist per shanset e tij per titullin. “Une vazhdoj te jem optimist. E di qe eshte e veshtire dhe qe ne tre garat e mbetura duhet te jem me ne forme se kurre, por vazhdoj te kryesoj renditjen dhe situata eshte ne thelb e njejte me ate qe ishte edhe perpara kesaj gare”.

Denis: Nuk kam preferenca!

“Kur ke ne skuader dy pilote te mrekullueshem si Fernando dhe Luisi, ne lufte per titullin kampion, manovra si ajo e fillimit te gares jane te pritshme. Ky kampionat ka qene i shkelqyer per ne dhe te dy pilotet kryesojne renditjen. Skuadra do t’u jape shanse te barabarta ne tre garat e fundit, ashtu sic ka bere gjate te gjithesezonit. Dy makinat e Ferrarit ishin me te shpejta sot, por nuk mund te pretendosh qe te dominosh cdo gare te sezonit”.

Haug: Ferrari s’na shqeteson!

“Ketu ne Belgjike nuk morem rezultatin me te mire te mundshem te sezonit deri tani. Megjithate, nuk mund te presim qe te renditemi ne dy vendet e para, ashtu si ne garen e fundit te Monzes, ne cdo Cmim te Madh te mundshem. Gjeja me e rendesishme per ne eshte qe Luis dhe Fernando vazhdojne te ndajne dy vendet e para ne renditjen e piloteve, ashtu sic kane bere ne dhjete garat e fundit. Cdo njeri ne skuadren tone do te punoje fort per t’i lejuar qe te jene perseri ne dy vendet e para ne garat e fundit te sezonit ne Brazil”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Empty
MesazhTitulli: Re: Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ]   Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 4:05 am

Formula 1

“Bild”: Alonso te Honda, por japonezėt e mohojnė!
1 Dhjetor

“Kush bėn njė provė pėr sediljen, praktikisht ka firmosur”. Kėto janė fjalėt qė lexohen nė revistėn gjermane “Sport Bild”, sipas tė cilės Fernando Alonso ėshtė vetėm njė hap larg Hondės. Prova pėr sediljen ėshtė njė tjetėr provė pėr kėtė. Nė fakt, Alonso e ka vizituar tashmė selinė e skuadrės, duke kaluar njė ditė tė tėrė nė Brakli, 80 km larg Londrės. Dhe “ciceroni” i tij ka qenė bosi i ri i skuadrės japoneze, Ros Braun, qė i ka paraqitur Alonsos projektet ambicioze tė Hondės pėr tė ardhmen. Pėr Braunin e rėndėsishme ėshtė tė fitohet ndonjė garė, ndėrsa titulli do tė jetė objektivi parėsor pėr sezonin 2009. Nėse vjen Alonso, Honda do tė konfirmojė Xhenson Batonin, teksa Barrikelo mund tė “zbresė” tek Super?Aguri, skuadra satelit e Hondės. Deri mė sot, emri i Alonsos ishte lidhur sidomos me Renonė dhe Red Bullin, por tė dyja skuadrat bėnė tė ditur kohėt e fundit se do tė paguanin pėr spanjollin vetėm me njė kontratė disa?vjeēare, por vetė ish?kampioni do njė kontratė 1?vjeēare, pėr tė shkuar, nė 2009?n, nė njė skuadėr mė kompetitive, mbase Ferrari.

Pėrgėnjeshtrimi ? Por dje pasdite skuadra e Hondės e pėrgėnjeshtroi vizitėn e Alonsos pėr provėn e sediljes apo pėr ndonjė gjė tjetėr. Honda nuk humbi kohė pėr tė hedhur poshtė lajmet e gazetės gjermane “Bild”, duke pretenduar se skuadra nuk ka vend pėr Alonson, pasi ka Xhenson Batonin dhe Rubens Barrikelon nėn kontratė pėr sezonin e ardhshėm. “Fernando Alonso nuk e ka vitizuar fabrikėn tonė, dhe Honda i ka konfirmuar prej kohėsh pilotėt e saj pėr sezonin 2008, qė nė muajin korrik”, tha njė zėdhėnės i Hondės pėr revistėn e njohur motoristike “Autosport”. Alonso ėshtė ende pa njė post nė Formula 1 nė sezonin e ardhshėm, dhe pse mendohet se spanjolli po kėrkohet nga shumė skuadra, mes tė cilave Renoja, Red Bulli dhe ndoshta edhe Honda, pavarėsisht pėrgėnjeshtrimeve qė vinė nga ajo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Empty
MesazhTitulli: Re: Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ]   Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ] Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Formula 1 [ Lajme Dhe Foto Te Ndryshme ]
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» FOTO TE NDRYSHME VIP-ash
» Lajme Te ndryshme
» hi
» Poezi Te Ndryshme
» Shkrime te ndryshme ....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: SpoRtE Te TjeRa-
Kėrce tek: