|
|
| Lajme Te ndryshme | |
| | Autori | Mesazh |
---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Lajme Te ndryshme Thu Oct 04, 2007 12:04 am | |
| SHBA-tė dhe BE-ja tė gatshme ta njohin pavarėsinė nėse Kosova nėse e shpall atė
Berlin, 25 shtator - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian janė tė gatshme ta njohin pavarėsinė e Kosovės nėse ajo e shpall atė, kanė thėnė zyrtarė amerikanė dhe evropianė tė hėnėn. Njė zyrtar i lartė evropian, duke folur nė kushte anonimiteti pėr gazetėn "Heralad tribjun" (botimi pėr Evropėn), ka deklaruar se tashmė ekziston plani pėr kėtė. "Bisedimet pėrfundojnė mė 10 dhjetor. Nė qoftė se nuk ka asnjė shenjė se Serbia dhe Kosova do tė merren vesh pėr tė ardhmen e Kosovės, atėherė Prishtina do ta shpallė pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanshme. Amerikanėt do ta njohin kėtė pavarėsi dhe evropianėt, pėr aq sa mund tė qėndrojnė unik, do tė bėjnė tė njėjtėn gjė", ka thėnė ky zyrtar. Sipas tij BE ja do ta pėrkrahė qėndrimin e SHBA sė, pavarėsisht se nuk do tė ketė njė rezolutė tė OKB sė.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Thu Oct 04, 2007 12:05 am | |
| Londer, perfundon takimi i trojkes me EU per statusin e Kosoves
Kryesuesi i delegacionit, Presidenti Fatmir Sejdiu ka thėnė pas takimit se nga ndėrmjetėsi Volfgang Ishinger ka marrė sqarime se deklarata e tij e djeshme ėshtė keqintepretuar nė media.
Londer- Ka perfunduar ne Londer takimi i Ekipit te Unitetit tė Kosovės me trojken nderkombetare. Pala shqiptare paraqiti traktatin per fqinjesi te mire me Serbine, ku pavaresia konsiderohet zgjidhje e panegociueshme.
Kryesuesi i delegacionit, Presidenti Fatmir Sejdiu ka thėnė pas takimit se nga ndėrmjetėsi Volfgang Ishinger ka marrė sqarime se deklarata e tij e djeshme ėshtė keqintepretuar nė media. Nje dite me pare Ishinger tha se pavaresia po largohet nga axhenda nderkombetare dhe se do te gjendet nje zgjidhje e mesme, as pavaresi dhe as autonomi, por status i mbikqyrur nderkombetarisht. Pritet qe lideret e Kosoves te dalin ne nje konference per shtyp ku te deklarojne dhe rezultatet e ketij takimi.
Para takimit kryeministri Agim Ēeku deklaroi se "pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė nė rend dite pasi pavarėsia ėshtė punė e kryer".
Ky takim u zhvillua pak dite para perballjes se drejtperdrejte mes Prishtines dhe Beogradit i parashikuar per me 28 shtator ne Nju Jork. Trojka ėshtė e vendosur tė gjejė njė zgjidhje tė ndėrmjetme kompromisi mes paleve, edhe pse shanset janė shumė tė pakta. [/b] | |
| | | webmaster ViP
Numri i postimeve : 802 Age : 40 Location : Ancona Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Thu Oct 04, 2007 12:13 am | |
| Tronditet Kukėsi nga shpėrthimi i eksplozivit
I arrestuari: Isha i dehur
Natėn e shkuar, dy shpėr thime tė forta nė Kukės kanė shkaktuar terror dhe dėme materiale. Shkėlqim Cengu, 30 vjeē, nė gjendje tė dehur, siē ka pohuar vetė ai pas ngjarjes, ka shpėrthyer dy mjete eksplozivi gjatė natės nė orėn 23:30, nė afėrsi tė TV "Juli", siē quhet ndryshe tv Kukėsi. Fillimisht ai ka kryer njė shpėrthim nė shėtitoren kryesore tė qytetit, nė afėrsi tė televizionit privat dhe kjo ka mjaftuar qė tė shkojė shumė shpejt nė vendngjarje grupi i gatshėm i policisė. Ndėrkohė qė grupi ka kryer kėqyrjen e vendit tė ngjarjes rreth 30 metra larg godinės sė televizionit, ku ishte nxirė 1 metėr katror asfalt, Cengu ka pėrfituar nga errėsira dhe ka vijuar me shpėrthimin tjetėr, tė cilin siē kanė pohuar burime tė policisė, e ka hedhur nėpėrmjet dritares nė sallėn e bingos, mbi tė cilėn qėndron selia e TV. Burime tė policisė tregojnė se Cengu menjėherė ėshtė larguar nga vendngjarja, por pas 15 minutash ėshtė ndaluar nga policia nė katin e 5 tė njė pallati tė afėrt. Agresori momentalisht mbahet i ndaluar nė komisariat dhe pėr rastin e shpėrthimeve po hetohet nga ekspertėt. Konfirmimi zyrtar i ekspertėve thotė se shpėrthimi ėshtė kryer me granatė. Punonjės tė bingos, si dhe Lutfi Meēka, pronari i televizionit qė ndodhet nė katin e dytė, janė shprehur se nuk kanė ndonjė sherr me personin qė ka shkaktuar shpėrthimet. Nė sallėn e bingos, nė mėngjes disa punonjės po ndėrronin njė xham, i cili siē duket ishte thyer nga shpėrthimi i natės sė shkuar. | |
| | | webmaster ViP
Numri i postimeve : 802 Age : 40 Location : Ancona Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Thu Oct 04, 2007 12:16 am | |
| Vidhet autobusi i kosovarėve
Kukės, nuk dihen ende autorėt
Nė aksin e rrugės Morin- Kukės ėshtė grabitur njė prej autobusėve tė linjės Prishtinė- Tiranė disa km pasi ka lėnė doganėn e Morinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orės 22:30, kur persona qė ende nuk janė identifikuar, duke udhėtuar me "Benz" kanė hapur bagazhin e autobusit dhe kanė nxjerrė prej tij tri ēanta. Vjedhja ka ndodhur nė mėnyrė spektakolare pa u ndaluar nė rrugė, por duke ecur paralelisht. Nė disa segmente rruga ėshtė dėmtuar nga ndėrtimi autostradės dhe shpejtėsia kufizohet. Shoferi i autobusit P.Ngjeēi ka treguar se ka qenė njė "Benz" me targa tė verdha tė huaja dhe se pasi ka diktuar vjedhjen ėshtė munduar ta ndjekė, por pa rezultat. Me tė mbėrritur nė Kukės shoferi ka shkuar nė komisariat ku ka treguar ngjarjen por mesa duket, asnjė denoncim nuk ėshtė nėnshkruar, pėr tė shmangur vonesat apo pėr shkaqe tė tjera, pasi ngjarja nuk konfirmohet nga policia zyrtarisht, por as nuk hidhet poshtė. Pjesa dėrmuese e pasagjerėve kanė qenė studentė tė Universitetit tė Tiranės, ndėrsa nė ēantėn e njė prej tyre, siē ka treguar pronarja e saj, ka pasur edhe bizhuteri. | |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Thu Oct 04, 2007 5:36 pm | |
| Kryeministri Sali Berisha mban fjalen ne Asamblene e Pergjithshme te OKB Kryeministri Sali Berisha mbajti sot fjalen ne Asamblene e Pergjithshme te OKB qe po i zhvillon punimet ne New York te SHBA. Me poshte eshte fjala e plote e zotit Sali Berisha: "Si pėrfaqėsues i njė vendi qė ka kaluar njė nga regjimet komuniste diktatoriale mė tė egra pas Luftės sė Dytė Botėrore, kam bindjen e thellė se liria dhe vlerat e saj, mbrojtja dhe promovimi i saj, dhe mbėshtetja pėr popujt e shtypur pėr t`u ēliruar nga regjimet tiranike qė vazhdojnė tė gjenerojnė vuajtje njerėzore, varfėri, dhunė dhe terrorizėm, duhet tė jetė prioriteti kryesor i kėsaj organizate.
Nė kėtė kontekst, dėshiroj tė theksoj se Azia Qendrore, Lindja e Mesme, Ballkani dhe e gjithė bota janė tani mė tė lirė dhe mė tė sigurt pa Mullah Omarin, Sadam Huseinin dhe Sllobodan Millosheviēin.
Duke pėrfituar nga ky rast dėshiroj tė pėrsėris mesazhin e shpresės qė Presidenti George W. Bush lėshoi nga kjo tribunė pėr tė gjithė popujt e botės qė jetojnė ende nėn regjimet tiranike.
******************************** Zoti President,
Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por me vokacion dhe vendosmėri tė qartė pėr tė forcuar demokracinė dhe lirinė pėr popullin e saj, si dhe ėshtė thellėsisht e angazhuar nė dhėnien e kontributit tė saj modest pėr paqen nė botė.
Ne kemi vendosur bashkėpunim me vendet mike dhe organizatat ndėrkombėtare nė luftėn kundėr terrorizmit. Nė kėtė kontekst, njėsitė tona paqeruajtėse kanė shėrbyer nė Bosnje, Gjeorgji, Afganistan dhe Irak. Dėshiroj t`ju informoj se nė kėtė frymė qeveria ime ka vendosur qė tė kontribuojė me njė togė tjetėr me trupa paqeruajtėse nė Afganistan.
Gjithashtu Shqipėria ka qenė mbėshtetėse e rėndėsishme e pėrpjekjeve ndėrkombėtare pėr parandalimin e pėrhapjes sė armėve tė shkatėrrimit nė masė dhe pėrdorimin e paligjshėm tė armėve tė lehta dhe tė vogla, tė cilat pėrbėjnė njė kėrcėnim pėr paqen, sigurinė dhe stabilitetin nė botė. Nė kėtė kontekst, ne jemi angazhuar pėr eliminimin e arsenalit tonė tė armėve kimike dhe Shqipėria ėshtė vendi i parė nė botė kėtė korrik, pa materiale dhe armė kimike. Shfrytėzoj kėtė rast qė tė falėnderoj qeverinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Gjermaninė, Italinė, Greqinė, Zvicrėn, tė cilat kanė dhėnė njė mbėshtetje teknike dhe financiare tė ēmueshme pėr tė kryer kėtė objektiv mjaft tė rėndėsishėm.
********************************** Zonja dhe zotėrinj,
Ne po implementojmė me sukses njė numėr tė rėndėsishėm programesh nė bashkėpunim me PNUD-in, UNICEF-in dhe agjenci tė tjera tė Kombeve tė Bashkuara.
Shqipėria ėshtė bėrė tashmė pjesė e iniciativės sė ndėrmarrė Njė OKB, duke iu bashkangjitur nė mėnyrė vullnetare Programit pėr Njė OKB, si njė nga vendet pilote. Aktualisht ne po punojmė me Agjencitė e Kombeve tė Bashkuara pėr tė testuar konceptin Njė OKB dhe pėr tė zhvilluar programe e metoda tė reja partneriteti nė fushat e zhvillimit, ndihmės humanitare dhe mjedisit. Rezultatet e para tė kėtij projekti janė shumė inkurajuese dhe ne jemi plotėsisht tė angazhuar pėr tė bėrė ēdo pėrpjekje qė kjo iniciativė tė rezultojė e suksesshme.
Dy objektivat kryesore tė Shqipėrisė janė anėtarėsimi nė NATO dhe nė Bashkimin Europian. Ne jemi tė vendosur tė bėjmė ēdo reformė dhe tė ndėrmarrim ēdo hap tė arrijmė kėto objektiva. Njė vit mė parė nėnshkruam Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe po punojmė seriozisht nė ēdo drejtim pėr tė pėrmbushur standardet dhe obligimet e saj.
Nė tė njėjtėn kohė, ne ke mi ndėrmarrė reforma tė thella nė Forcat e Armatosura, tė asistuar nga vendet anėtare tė NATO-s, pėrveē pėrpjekjeve pėr forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisė nė vend. Por, ne jemi optimistė se nė samitin e ardhshėm tė NATO-s nė Bukuresht, do tė jemi gati tė meritojmė ftesėn pėr anėtarėsimin nė Aleancė.
*********************************** Zoti President,
Jo shumė kohė mė parė Ballkani ka qenė njė skenė ēnjerėzore e luftėrave brutale, e spastrimeve etnike, bazuar nė konceptin e njė vendi mė tė madh tė ushqyer nga nacionalizmi ekstrem dhe racizmi i njė kombi, i cili ėshtė pėrfshirė nga ideja e hegjemonisė sė tij.
Por, vendet ballkanike nė pak vite mundėn qė tė kalojnė nga epoka e diktaturave, urrejtjes dhe konflikteve, nė epokėn e paqes, miqėsisė, bashkėpunimit dhe integrimit.
Unė pėrfitoj nga ky rast qė tė falėnderoj tė gjithė qeveritė dhe taksapaguesit e vendeve tė NATO-s, BE-sė dhe organizatave tė OKB-sė, ndihma dhe asistenca e tė cilėve ishin shumė tė rėndėsishme pėr kėto ndryshime historike.
Unė besoj se zgjidhja e statusit tė Kosovės, nė pėrputhje tė plotė me vullnetin e qytetarėve tė saj pėr pavarėsi, ėshtė kushti themelor pėr paqe dhe stabilitet tė qėndrueshėm jo vetėm nė Kosovė, por pėr tė gjithė rajonin. Shqipėria mbėshtet plotėsisht projektin e Presidentit Ahtisaari, dhe pėrpjekjet e Trojkės pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.
Pėr shkak tė mungesės sė realizmit dhe fantazmės sė Serbisė sė Madhe, Beogradi nuk pranoi planin e Presidentit Ahtisaari, i cili pėrcakton dhe garanton standardet mė tė larta europiane pėr minoritetin serb nė Kosovė, standarde tė cilat janė mė tė avancuara se ato qė gėzojnė shqiptarėt nė jug tė Serbisė.
Refuzimi i paketės sė Ahtisaarit ėshtė i padobishėm dhe provon se Beogradi ėshtė mė tepėr i interesuar pėr Serbinė e Madhe, sesa liritė dhe tė drejtat e serbėve nė Kosovė. Njė qėndrim i tillė i Beogradit ėshtė inkurajuar nga qėndrimi i Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit ndaj paketės sė Ahtisaarit, njė qėndrim, qė pavarėsisht motivacionit tė saj, nuk i shėrben paqes dhe stabilitetit nė rajon.
********************************* Zonja dhe zotėrinj,
Pretendimet se pavarėsia e Kosovės pėrbėn njė precedent ndėrkombėtar, se krijon kushtet pėr Shqipėrinė e Madhe, apo frikėn e dy shteteve shqiptare nė Ballkan janė tė pabaza.
Ata qė janė tė interesuar pėr realitetin dhe tė vėrtetėn duhet tė kuptojnė se Kosova ėshtė njė rast unik si nga ana historike dhe nga perspektiva aktuale.
Pėr mė shumė se pesė shekuj, nga fundi i shekullit tė XIII-tė deri nė fillim tė shekullit tė XIX-tė, Kosova ka qenė pjesė e Perandorisė Otomane, e banuar nga shqiptarė etnikė, me rrėnjėt dhe vendbanimet e tyre atje.
Vetėm nė fillim tė shekullit tė kaluar, nė njė nga padrejtėsitė mė tė mėdha historike, territori i Kosovės u nda nga territoret shqiptare dhe iu dha Serbisė pėr tė vetmen arsye sepse ishte pjesė e njė perandorie qė humbi luftėn.
Kosova ėshtė gjithashtu njė rast unik nė vuajtjen e saj. Gjatė shekullit tė kaluar implementimi i doktrinės sė Cubrilovicit, e bazuar nė racizmin ekstrem dhe zhdukjen e shqiptarėve, e ktheu Kosovėn nė arenė tė spastrimit etnik dhe aparteidit.
Ėshtė njė rast unik, sepse gjenocidi i fundit kundėr shqiptarėve nė vitin 1999, i cili shkaktoi me mijėra vrasje tė popullsisė sė pafajshme, varre masive, shkatėrrime dhe djegie tė mė shumė se 130 mijė shtėpive, shkollave dhe spitaleve dhe kjo bėri qė NATO tė ndėrmarrė ofensivėn mė tė madhe pėr tė mbrojtur tė drejtat njerėzore dhe liritė atje.
Gjithashtu Kosova ėshtė rast unik nga pikėpamja ligjore, sepse gjatė regjimit tė Josif Bros Titos, ajo ishte njė entitet kushtetues i Federatės Jugosllave. Gjatė kėsaj kohe Kosova gėzonte tė drejtėn e vetos nė qeverinė federale. Gjatė asaj kohe, Kosova kryesoi disa herė Federatėn Jugosllave, bazuar nė parimin rotacionit tė udhėheqjes brenda Jugosllavisė.
******************************** Zonja dhe zotėrinj,
Pretendimi se pavarėsia e Kosovės mund tė ēojė nė krijimin e Shqipėrisė sė Madhe nuk ėshtė i vėrtetė. Nė realitet, pavarėsia e Kosovės vetėm do ti japė fund fluiditetit tė shqiptarėve nė Ballkan dhe idesė sė krijimit tė njė shteti tė vetėm shqiptar nė territoret ku ata pėrbėjnė shumicėn dėrmuese. E vėrteta e thjeshtė ėshtė se shqiptarėt e Kosovės kanė vendosur nė projektin e tyre tė sė ardhmes qė tė bashkohen me Brukselin dhe jo me Tiranėn.
Nga ana tjetėr, dėshiroj t`ju garantoj se Shqipėria ėshtė e vendosur qė tė respektojė plotėsisht kufijtė ndėrkombėtarė tė fqinjėve tė vet, duke pėrfshirė edhe kufijtė e Kosovės. Shqipėria ėshtė duke bashkėpunuar dhe do tė vazhdojė tė bashkėpunojė me tė gjitha vendet nė mėnyrė bilaterale duke pėrfshirė edhe Serbinė nė integrimin rajonal europian dhe atlantik.
Unė besoj se shqetėsimi ndaj konceptit pėr dy shtete tė pavarura shqiptare nė Ballkan ėshtė ksenofobik. Dy shtete demokratike, tė banuara nga shqiptarėt, do tė jenė dy vende mike pėr fqinjėt e tyre.
*************************** Zonja dhe zotėrinj,
Dėshiroj tė nxis udhėheqėsit politikė shqiptarė tė Kosovės tė frenohen dhe tė mos marrin veprime tė njėanshme.
Ata duhet tė vazhdojnė tė bashkėpunojnė me komunitetin ndėrkombėtar pėr statusin final tė Kosovės, siē kanė bėrė deri tani, duke respektuar plotėsisht vullnetin e tyre dhe dinjitetin qė ata meritojnė.
Dėshiroj tė pėrfitoj nga ky rast tė falėnderoj udhėheqjen politike tė Kosovės pėr paraqitjen e traktatit tė pajtimit, tė miqėsisė dhe bashkėpunimit me Serbinė, njė traktat i frymėzuar nga vlerat mė tė larta tė Europės.
Shpresoj dhe uroj qė Serbia ta pranojė kėtė mundėsi tė rėndėsishme, sepse besoj se paqja dhe bashkėjetesa mes shqiptarėve dhe serbėve nė Ballkan ėshtė nė interesin mė tė mirė tė kombeve tona dhe gjithė rajonit.
Ju faleminderit !
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Thu Oct 04, 2007 5:44 pm | |
| Zgjedhjet ne Kosove: hidhet shorti per renditjen e partive Data e Publikimit: 04/10/2007
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove hodhi paraditen e sotme shortin per renditjen e subjekteve politike ne fletet e votimit. Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave rezultatet e ketij shorti pritet te shpallen gjate mbremjes. Sipas burimeve, cdo parti do te kete nje numer qe do te percaktoje renditjen e saj ne fletet e votimit per zgjedhjet e 17 nentorit.
Sejdiu: Nuk na interesojne propozimet e Serbise Data e Publikimit: 04/10/2007
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka deklaruar sot se popullit kosovar nuk i intereson asnje propozim i Beogradit per statusin. Sejdiu ka theksuar se vullneti i kosovareve eshte i pacenueshem dhe se edhe Prishtina zyrtare nga ana e saj nuk pranon zgjidhje tjeter vec pavaresise. "Serbia mund te paraqese cfaredo lloj opsioni, por pala kosovare ka qendrimin e vete se pavaresia eshte i vetmi opsion i pranueshem", ka pohuar Sejdiu.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Dec 07, 2007 10:35 pm | |
| Topi ne Vatikan, mbeshtetje nga Papa per integrimin E Premte, 07 Dhjetor 2007
Presidenti Bamir Topi mori dje ne Vatikan uraten e Atit te Shenjte, Papa Benedikti XVI per anetaresimin e Shqiperise ne familjen e madhe evropiane. Ne takimin e zhvilluar ne Vatikan, Ati i Shenjte, duke vleresuar lidhjet mes vendeve, shprehu mbeshtetjen e tij per perpjekjet integruese te Shqiperise dhe vleresoi forcimin e institucioneve demokratike e shtetit te se drejtes. Ne menyre te vecante, Papa Benedikti vleresoi bashkejetesen dhe harmonine nderfetare qe karakterizon popullin shqiptar. Presidenti Topi e informoi Papen mbi angazhimet e Shqiperise per integrimin ne strukturat euroatlantike si dhe reformat e kryera ne kete drejtim. Topi nuk la pa permendur rolin moderues te Shqiperise ne interes se paqes dhe qendrueshmerise se rajonit te Ballkanit. Duke vleresuar si shume te rendesishme zgjidhjen sa me te shpejte te statusit te Kosoves dhe fitimit te pavaresise se merituar. Ne viziten e zhvilluar ne Vatikan se bashku me familjen e tij dhe nje delegacion te Kuvendit, Topi ftoi ne emer te popullit Atin e Shenjte, Papa Benedikti XVI, per nje vizite ne Shqiperi. Presidenti u takua dhe me sekretarin e Shtetit te Vatikanit, Kardinalin Bertone.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Dec 07, 2007 10:36 pm | |
| Valentina Duka, kandidate zyrtare per rektore E Premte, 07 Dhjetor 2007
Valentina Duka, ish-dekane dhe aktualisht shefe e Katedres se Historise, shpalli dje zyrtarisht kandidaturen per postin e rektores se Universitetit te Tiranes. Duke qene mbajtese e titullit profesor doktor, dhe pasi ka siguruar mbeshtetjen e numrit te kerkuar te pedagogeve, ka vendosur te hyje ne gare per te qene numri nje i UT. Duka e ka shoqeruar plotesimin e formularit te kerkuar edhe me programin qe ajo do te zbatoje, nese shpallet fituese. Keshtu, shefja e Katedres se Historise e ka vene theksin kryesisht tek autonomia e universiteteve, por eshte shprehur se shume rendesi do t'i kushtoje edhe implementimit te Kartes se Bolonjes dhe thellimit te punes shkencore. "Ne qender te punes sime do te jete autonomia ne universitet dhe do te respektohet e gjithe hierarkia. Duke shfrytezuar te gjitha hapesirat, mendoj se do te krijojme nje baze te rendesishme per funksionimin sa me mire te universiteteve", ka vijuar kandidatja. Per Duken kane shprehur mbeshtetje publike 38 profesore, e vlefshme kjo per zgjedhjet ne universitete do te zhvillohen me 10 janar. Duka eshte shprehur optimiste dhe e bindur se kandidatura e saj do te jete e perzgjedhura dhe beson se do te jete e votuara e Profesoratit. Me perfundimin e afatit peseditor per paraqitjen e kandidateve per poste te autoriteteve dhe organeve drejtuese, KQZI-ja dhe KZF-te, do te verifikojne plotesimin nga kandidatet e paraqitur te kritereve te parashikuara ne rregullore.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:14 pm | |
| Duckallari: Ndryshime ne qeveri E Marte, 15 Janar 2008
Partia Demokracia Sociale kerkon riformatimin e kabinetit qeveritar, pasi qeveria aktuale nuk eshte ne gjendje te realizoje reformat kyce. Sekretari Politik dhe i Marredhenieve me Publikun, ne PDS, Artur Duckallari, vleresoi gjate nje komunikimi me mediat se qeveria aktuale e Berishes nuk ka me integritetin e duhur dhe vazhdon te mbetet larg premtimeve per te cilat u eshte zotuar shqiptareve. Pikerisht per kete arsye, Duckallari beri me dije se PDS mendon se eshte detyre urgjente e mazhorances riformatimi i qeverise, ne perputhje me kapacitetet dhe standardet qe domosdoshmerisht kerkohen per te permbushur realizimin e suksesshem te ketyre reformave, ekip i cili nuk do te zhgenjente serish shqiptaret vetem me programet dhe premtimet elektorale qe do te bente. Sipas tij, nese nuk do te kete nje riformatim te ekzekutivit, procesi per zbatimin e reformave do te ishte i deshtuar. Nese kjo nuk do te behet atehere zbatimi i ketyre reformave do te vihet ne dyshim dhe kesaj qeverie nuk do ti mbetej gje tjeter vecse te zvarritet duke shkaktuar nje sere krizash me nje kosto edhe me te madhe dhe qe do tu rendonte te gjithe shqiptareve, derisa ajo te dorezohej ne perballjen politike te 2009, theksoi Duckallari, gjate fjales se tij.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:15 pm | |
| Ngec reforma ne drejtesi E Marte, 15 Janar 2008
Rindizen debatet per reformen ne drejtesi. Nuk duroi shume konsensusi politik i manifestuar per realizimin e reformes dhe dje ne mbledhjen e dyte te Komisionit te Ligjeve, shumica dhe opozita debatuan ashper per ndryshimet qe do i behen projektligjit per Organizimin e Pushtetit Gjyqesor. Nenkryetari i komisionit, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, i beri te qarte mazhorances se per kete projekt duhet te degjohen mire palet e interesuara si Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Konferenca Gjyqesore. Duhet te vazhdoje dialogu me gjyqesorin per te permiresuar kete projekt te qeverise qe eshte sjelle si pacavure. Jo te ngreme vetem kartonet, tha Xhafaj. Nderhyrja e socialistit u be pikerisht ne momentin kur kryetari Fatos Beja, nuk po merrte parasysh sugjerimet e KLD-se per gjyqesorin. Nenkryetari i ketij institucioni, Kreshnik Spahiu, ndonese vleresoi nismen e qeverise, beri disa verejtje e sugjerime qe, sipas tij, duhet te perfshihen ne projektligj. Sipas Spahiut, ne projektin e qeverise eshte lene jashte organizimi dhe funksionimi i Gjykates se Larte. Verejtje kjo qe u ngrit dhe nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Per numrin dy te KLD-se, nje gje e tille thellon hendekun me funksionimin e gjykatave te shkalles se pare dhe atyre te Apelit. Do te sjelle pasoja ne funksionimin e gjyqesorit, transparencen dhe te drejtat e njeriut, u ankua Spahiu. Po keshtu, nenkryetari theksoi se projekti i qeverise per organizimin e pushtetit gjyqesor, nuk e rregullon si duhet sistemin e karrieres dhe statusin e gjyqtareve. E nga ana tjeter krijon nje dualitet per kontrollin e veprimtarise se gjyqtareve qe behet dhe nga KLD dhe Ministria e Drejtesise. Ky dualitet eshte shnderruar ne nje model tejet negativ dhe unik te aplikuar ne sistemin gjyqesor shqiptar. Duhet te kemi thjesht dhe vetem nje inspektorat te atashuar ne funksionimin dhe organizimin e KLD-se, theksoi Spahiu. Por, propozimet e tij nuk u priten mire nga kryetari i komisionit, Fatos Beja, i cili beri te qarte se Kuvendi do te vendose me ekspertet e tij, pasi eksepertet e KLD per te nuk mund te marrin nisma ligjore. Ai njeheresh garantoi se te gjitha amendamentet qe mund te paraqiten nga ana e KLD do te shihen dhe do merren parasysh. Ne krah te KLD-se doli opozita e majte, e cila kerkon qe grupet e interesit te degjohen mire. Edhe ministri Alibeaj pati disa verejtje per projektin dhe sugjeroi qe komisioni te shohe me kujdes nenet qe flasin per karrieren e gjyqtareve, pasi, sipas tij, aty ka nevoje per korrigjime. Ndryshe nga Spahiu, ministri mendoi se inspektorati qe kontrollon veprimtarine e gjyqtareve nuk duhet ti lihet KLD-se, por ti kaloje ekzekutivit, pasi eshte ky i fundit qe perballet me ankesat e publikut per sherbimin ne gjykata. Nderkohe qe kerkoi qe masat disiplinore ndaj gjyqtareve duhet te jene nje e drejte e Ministrise se Drejtesise.
Enkelejd Alibeaj
Projektligji per organizimin e pushtetit gjyqesor eshte nje produkt i bashkepunimit dhe asistences ligjore me BE-ne, por disa nene duhen te permiresohen. Une mendoj qe te perfshihet ne te dhe institucioni i Gjykates se Larte. Organizimi dhe funksionimi i Gjykates se Larte trajtohet ne Kushtetuten e vendit, si pjese e vecante e gjyqesorit
Kreshnik Spahiu
Drafti i qeverise ka ende te panormalizuara tre ceshtje, te cilat do te kerkonin konsensusin dhe mirekuptimin e paleve. Eshte lene jashte organizimi dhe funksionimi i Gjykates se Larte, srregullohet si duhet karriera dhe statusi i gjyqtareve dhe dualiteti i inspektorateve te kontrollit te veprimtarise se gjyqtareve.
Fatos Beja
Nese Keshilli i Larte i Drejtesise ka propozime per projektligjin, le ti sjelle ne formen e amendamenteve dhe ne do i shqyrtojme. Por duhet ta keni parasysh se edhe ne kemi ekspertet tone ne Kuvend per projektin ne fjale. Sigurisht, qe propozimet qe u bene do te shqyrtohen gjate diskutimit te projektit, por nuk mund te merren iniciativa ligjore.
Fatmir Xhafaj
Propozoj qe ne ta vazhdojme paralelisht dialogun me grupet e interesit dhe ne menyre te vecante me misionet perfaqesuese te pushtetit gjyqesor. Kalimi i vetem i nje projekti te tille i paunifikuar dhe harmonizuar me pjeset e tjera te legjislacionit, nuk do te bente gje tjeter vecse do te krijonte probleme.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:16 pm | |
| Topi: Zgjedhjet ne Paskuqan, me 24 shkurt E Marte, 15 Janar 2008
Komuna e Paskuqanit do te votoje per kryetarin e saj me 24 shkurt. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekretoi dje me ne fund daten se kur do te zhvillohen zgjedhjet e pjesshme ne Paskuqan, duke percaktuar te dielen e fundit te shkurtit. Nga muaji nentor, komuna e Paskuqanit nuk ka kryetar, pas vdekjes se te zgjedhurit demokrat, Jashar Hoxha. Per nje periudhe te gjate kohore, si Presidenti ashtu edhe Qeveria e lane pas dore diskutimin per kete ceshtje dhe caktimin e dates se zgjedhjeve. Ne nje kohe kur ne Kodin Zgjedhor percaktohen qarte procedurat qe duhen ndjekur. Ne nenin 14 te kodit zgjedhor, thuhet saktesisht se kur vendi i kryetarit te komunes mbetet vakant, brenda dy javeve Keshilli i Ministrave njofton Presidentin e Republikes. Me pas, kreu i shtetit cakton daten e zgjedhjeve te pjesshme brenda 45 diteve nga data e njoftimit. Por, Presidenti Topi e dekretoi daten e zgjedhjeve vetem, dje kur kishte kaluar me kohe afati prej 45 ditesh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte gati per nisjen e pergatitjeve ne kete zone, zgjedhjet e te cilave do zhvillohen me kodin e vjeter. Ne gare pritet te jene te gjitha partite politike, qe po pergatiten per te konkurruar per nje post jo pak te lakmueshem, sidomos pas propozimeve te qeverise per ta kthyer Paskuqanin ne bashki, duke mos e lene me komune. Ne zgjedhjet e pushtetit lokal te shkurtit 2007, fitues ne Paskuqan doli Partia Demokratike. Kandidati demokrat Jashar Hoxha mori 53,46 per qind te votave perballe kundershtarit te vetem nga koalicioni i majte, Gjin Prengaj.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:17 pm | |
| Shumica e opozita, dakord me rezoluten e PS per NATO-n E Marte, 15 Janar 2008
Shumica dhe opozita bien dakord per te miratuar me konsensus projektrezoluten e paraqitur nga Partia Socialiste per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Komisioni i Politikes se Jashtme, votoi dje me shumice votash projektrezoluten, e cila nenvizon vendosmerine e Kuvendit per te marre ftesen per NATO. Jashte kornizes konsensuale doli vetem kreu i PSD-se, Paskal Milo. Ndonese aprovoi rezoluten, Milo shprehu rezerva nese ajo do te vleje, kur ende nuk ka garanci se si do te ecin reformat ne vend, ajo zgjedhore e ne sistemin e drejtesise. Cfare garancie kemi ne me kete projekt, kur ende nuk kemi nje dokument konsensusi per reformat, tha Milo. Ai kritikoi dhe permbajtjen e rezolutes, qe per te ka gabime ortografike dhe perseritje. Ndersa kryetari i komisionit, Prec Zogaj, duke vleresuar projektin, pershendeti edhe grupin socialist per iniciativen. Ai sugjeroi gjithashtu qe ne projektrezoluten qe do te votohet ne seancen e pare te Kuvendit, qe nis diten e hene, te shtohet se eshte edhe vullneti i popullit qe kerkon anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Si dhe po keshtu ti dergohet nje leter Keshillit te Ambasadoreve, per te theksuar angazhimin e vendit tone per te qene pjese e kesaj strukture. Ndryshimet u pranuan dhe nga opozita, qe eshte dhe iniciatore per ta votuar si nje draft te plote me 21 janar.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:17 pm | |
| Topi me Presidentin e Masoneve E Marte, 15 Janar 2008
Presidenti Bamir Topi takoi dje Presidentin e Orientit te Madh te Frances, Zhan Mishel Kijarde, ku u diskutua dhe per pavaresine e Kosoves. Gjate takimit, kreu i shtetit shqiptar vleresoi marredheniet historike mes Shqiperise dhe Frances dhe e njohu zotin Kijarde me zhvillimet e fundit demokratike ne vend, si dhe me proceset e rendesishme reformuese te saj si pjese e strategjise kombetare euroatlantike te vendit.
Nga ana e tij, Kijarde e falenderoi Presidentin Topi per pritjen dhe e njohu ate me aktivitetin humanist te Orientit te Madh te Frances, ne drejtim te zhvillimit te vlerave te lirise, tolerances, barazise, vellazerise dhe laicitetit. Gjate takimit u shkembyen mendime rreth zhvillimeve te fundit ne rajon e sidomos rreth procesit te statusit te pavaresise se Kosoves.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:18 pm | |
| Berisha: Shqiperia, nder me te sigurta ne Evrope E Marte , 15 Janar 2008
Pervjetori i krijimi te Policise se Shtetit, u shfrytezua dje nga kryeministri per te vleresuar se aktualisht jemi nje nder vendet me te sigurta ne rajon dhe me gjere. Njekohesisht, Berisha ka bere krahasime me gjendjen sipas tij kur vendin e drejtonte e majta. Per Berishen, ne ate periudhe, ligjin e benin bandat perkatese ne cdo qytet. Berisha permendi serialkillerin Nehat Kulla dhe Aldo Baren, duke premtuar se edhe ne vazhdim, situata e rendit do te konsolidohet gjithnje e me shume.
Deklaratat e Berishes u bene gjate fjales se mbajtur me rastin e 95-vjetorit te themelimit te Policise se Shtetit, ne nje ceremoni te zhvilluar dje paradite ne Teatrin Kombetar. Duke vene ne dukje punen e policise ne luften kunder bandave me kriminele dhe zyrtareve te korruptuar ne vend, Berisha theksoi se tashme vendi ka standarde te larta sigurie. Sot ne jemi nje nder vendet me te sigurta, jo vetem ne rajon, por edhe me gjere. Jeta e qytetareve shqiptare, veprimtaria dhe prona e tyre eshte e sigurt, - vuri ne dukje Berisha. Ne kete pike, ai paralelizoi Ne nje moment kur forcat politike vendosen te ndryshojne sistemin e numerimit te votave, ju permbushet me dinjitet te madh, me perkushtim, me pergjegjesi, detyren e ngarkuar nga ligji, pa te cilen vendi do te kishte pasoja shume te renda.
Kryeministri duke vene ne dukje faktin se rendi eshte permiresuar qe nga viti 2005 kur e djathta erdhi ne pushtet, theksoi se tre vjet me pare Lushjna dominohej nga Aldo Bare, por bresherite e tij shkreheshin edhe mbi ju. Me tej, vazhdoi idene e tij: Tirana veriore dominohej nga serialkilleri Nehat Kulla, po keshtu qytetet e tjera. Berisha i kujtoi uniformave blu se ne keto dy vjet e gjysme, nuk di ndonje polici tjeter qe te kete cmontuar banda nga me te pasurat dhe me te fuqishmet e Evropes, ti kete ndjekur ata nga shpellat e Alpeve ne hotelet me shume yje te metropoleve te Evropes, ta kete bere kete ne respektin me maksimal te lirive dhe te drejtave te qytetareve. Ju ne keto operacione nuk ushtruat reprezalje, por profesionalizmin, trimerine, guximin, vendosmerine tuaj.
Ketu kryeministri vuri ne dukje se ne erdhem ne pushtet me nje premtim, rendin dhe sigurine, zero tolerance ndaj krimit. Kete angazhim para qytetareve shqiptare ne nuk e bazonim ne ekspertizen tone partiake. Ne e bazonim ne besimin e madh tek ju, efektivat e policise se shtetit, ne besimin te guximi juaj, ne besimin te ndershmeria juaj, ne besimin te profesionalizmi juaj. Ne perfundim, kryeministri i kerkoi forcave te rendit qe te mos ju ndrydhet dora dhe te mos ju shkrepe syri ndaj cilitdo qe merr persiper krime te shemtuara ne vend.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:21 pm | |
| Drejtorėt nė aksion pėr ti bindur qytetarėt ti shlyejnė borxhet E Martė , 15 janar 2008 Pėr shkak tė shkallės sė ulėt tė inkasimit nė ujėsjellės Javėn e kaluar kolegjiumi i ujėsjellėsit rajonal Prishtina ka marrė vendim pėr formimin e 13 grupeve punuese me nga 5 anėtarė, pjesė tė sė cilave janė edhe drejtorėt menaxhues tė departamenteve, tė cilėt tė shtunėn kanė nisur aksionin duke u shkuar nė derė borxhlinjve dhe me anė tė bashkėbisedimit tua mbushin mendjen qė ti shlyejnė borxhet pėr ujin e shpenzuar
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Tue Jan 15, 2008 7:23 pm | |
| PD: Rama e la bashkinė kur Ruēi e shpalli kryeministėr 14/01/2008 Edi Rama la pas dore Tiranėn kur deputeti socialist, Gramoz Ruēi e shpalli atė kryeministėr.
Partia Demokratike ka reaguar dje lidhur me deklaratat e kreut tė Bashkisė sė Tiranės, se kryeqytetit po i shtohen hapėsirat e gjelbėrta. Duke folur nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, Gerti Bogdani, tha se Eshtė e natyrshme qė zoti Rama mund tė flasė kėshtu sepse ai u nda dhe e la pas dore Bashkinė e Tiranės, kur zoti Ruēi e shpalli atė kryeministėr dhe kur zoti Rama vuri Eduard Shalsin kryetar bashkie, vetėm disa ditė pasi e kishte veshur atė si plaku i Vitit tė Ri nė njė kopėsht tė Tiranės, deklaroi zėdhėnėsi i demokratėve. Sipas Bogdanit, deklaratat e kreut tė bashkisė sė kryeqytetit tė kujtojnė pikėrisht kartolinėn qė Rama u shpėrndau banorėve tė Tiranės, me rastin e Vitit tė Ri. Dje kryetari i bashkisė deklaroi, se po i shtohen hapėsirat e gjelbėrta kryeqytetit. Tė pretendosh se Tirana po kthehet nė njė qytet tė gjelbėr ėshtė hipokrizi e hapur, sepse fillimi i vitit e gjen Tiranėn me mė shumė plehra se pemė. Kjo tė kujton kartolinėn e shėmtuar tė Vitit tė Ri qė zoti Rama u dha qytetarėve tė Tiranės, theksoi mė tej zėdhėnėsi i Partisė Demokratike Bogdani. Nė tė njėjtėn kohė demokratėt kundėrshtojnė edhe politikat e bashkisė, tė cilat kanė ēuar nė pakėsim tė sipėrfaqeve tė gjelbra nė Tiranė. Bogdani tha, se sipėrfaqet e gjelbėrta nė kryeqytet janė zėvendėsuar nga betoni dhe pallatet shumėkatėshe. Hapėsirat e paketa tė gjelbėrta tė qytetit janė zėvendėsuar me beton dhe pallate shumėkatėshe, kjo tė kujton se kryetari i bashkisė ėshtė vetėm kryetari i KRRT-sė. Janė prerė pa kriter pemė disa dhjetėravjeēare jo vetėm nė qendėr tė qytetit, por edhe nė rrugėt periferike tė tij, kjo tė kujton imazhet e kryetarit tė bashkisė me sopatė nė dorė, shtoi mė tej zėdhėnėsi i Partisė Demokratike.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:00 pm | |
| Berisha: PR, sdo te njihet me si parti e pronave E Premte, 18 Janar 2008
Partia Republikane nuk do te njihet me si partia e pronave, por si partia e te drejtave dhe lirive. Kjo eshte fjala pershendetese e Kryeministrit Berisha ne 17-vjetorin e Partise Republikane, e cila shkaktoi humor dhe duartrokitje te forta ne te njejten kohe. Cdo gje ishte e pergatitur, mungonte thjesht prania e Kryeministrit qe ceremonia pershendetese te fillonte. Megjithese me vonese, kreu i ekzekutivit u prit nga kreret e Partise Republikane, te rreshtuar perpara hyrjes ne salle, Fatmir Mediu, presidenti i nderit, Sabri Godo dhe gjithashtu themelues te tjere, ku binte ne sy edhe prania e Zerina Kukes. Gjate ceremonise u vu re edhe perfaqesues te partive te koalicionit, Partise Bashkimit te se Drejtave te Njeriut dhe Partise Agrare Ambientaliste, perfaqesuesit e ketyre partive megjithese jane ftuar per te qene te pranishem, ato kane munguar. Por mungonin kreret. Aleatet besnike te republikaneve, demokratet dhe reformatoret, nuk mund te mos mungonin ne festimin e 17-vjetorit te aleatit te tyre te ngushte. Nga reformatoret ishte i pranishem kryetari i kesaj partie, njekohesisht minister i Arsimit, Genc Pollo, si edhe deputeti i kesaj partie, Tritan Shehu. Po ashtu edhe nga demokratet kishte te pranishem, ku vihej re prezenca e Besnik Mustafajt, Gazmend Oketes, Bujar Nishanit dhe i ftuari i nderit, pa te cilin festa nuk mund te fillonte, Kryeministri Sali Berisha. Pas fjales pershendetese, zevendeskryeministri Oketa, Kryeministri Berisha dhe presidenti i nderit Godo zhvilluan nje bisede 30-minuteshe te ulur ne ambientet e salles.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:05 pm | |
| PR: Prona po nxjerr shtetin nga binaret E Premte, 18 Janar 2008
Republikanet i jane rikthyer serish ceshtjes se prones, duke e identifikuar veten me pronaret dhe latifondistet. Ne mbledhjen e Asamblese se kesaj partie, pikerisht ne diten e 17-vjetorit te themelimit, kreu i PR, Fatmir Mediu, eshte shprehur se ceshtja e kthimit dhe kompensimit te prones mbetet nje nder me te rendesishmet ne Shqiperi. Ceshtja e prones private mbetet nje nga problemet me te medha dhe zgjidhja e saj nuk mund te zvarritet me tej, pasi ajo po demton ne thelb raportin me qytetaret me te drejten e prones. Por, pa dyshim, po demton ne menyre te drejtperdrejte edhe zhvillimin ekonomik te vendit, ka qene deklarata e Mediut, per te cilin duhet te merren masa te menjehershme per zgjidhjen e saj. Sipas tij, ajo po e nxjerr shtetin nga binaret e shtetit te se drejtes jo vetem po e ben subjekt te akuzuar dhe ndeshkuar ne Gjykaten e Strasburgut, e cila me te drejte i njeh te drejten pronareve legjitim, por ne anen tjeter po krijon pengesen me te madhe per zhvillimin e metejshem te vendit. Grupi parlamentar i PR-se duhet te rishqyrtoje me themel kete ceshtje per te dhene jo vetem zgjidhje nepermjet amendamenteve ligjore, por edhe me implementimin, duke percaktuar qarte detyrat e strukturave ekzekutive, eshte shprehur Mediu.
Mediu ka garantuar se se shpejti ne Parlament do te vijne disa ndryshime per ligjin per legalizimet, i cili do te shqyrtohet me vemendje ne te gjithe gamen e ndryshimeve, duke pasur prioritet te drejten e prones private. Nuk mund te pranojme asnje ligj qe do te tjetersonte me pa te drejte, apo do te demtonte interesat e pronareve legjitim. Dhe grupi parlamentar jo vetem duhet te jete i unifikuar ne qendrim, por edhe aktiv ne mbeshtetje te ideve te PR-se, te cilat jane idete me te drejta ne politiken shqiptare per ceshtjen e prones private, ka qene deklarata e kreut te republikaneve, dje ne mbledhjen e Asamblese se kesaj partie. Duke paralajmeruar se qendresa e partise se tij do te jete e forte ne mbrojtje te te drejtave legjitime te ish-pronareve, cka pritet te shkaktoje debate te forta ne Kuvend kur te diskutohen ndryshimet per ligjin e legalizimeve. S.P
Pronaret
Ish-pronaret jane shprehur me se njehere kunder ndryshimit ne ligjin e pronave, duke nenvizuar faktin se po shkelen te gjitha konventat nderkombetare dhe po penalizohen pronaret e vertete. Te gjitha shoqatat e ish-pronareve kane qene ne nje mendje per te ngritur zerin e tyre ndaj ketij ligji, te cilin madje pritet ta kallezojne dhe ne gjykaten nderkombetare te Strasburgut. Nderkohe qe individe te caktuar ne Strasburg e kane gjetur te drejten e tyre. Pritet qe dhe ligji per legalizimet te apelohet, pasi tjetersohet prona.
Madhi
Kryetari i Grupit parlamentar republikan, Arian Madhi, ka paraqitur nje sere amendamentesh ne Kuvend, te cilat ne parim jane miratuar. Keshtu behet fjale per shtyrjen e regjistrimit te dokumentacionit te pronesise deri me 31 dhjetor te vitit 2008, amendament i cili pret vetem seancen e pare per tu miratuar. Nderkohe qe bashke me kete ndryshim, do te miratohet po ne Kuvend edhe shfuqizimi i ligjit 7501 per token. Por periudha derisa te miratohet mund te jete e arte per abuzuesit.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:06 pm | |
| Republikanet: Mbeshtetje te perndjekurve politike E Premte, 18 Janar 2008
Republikanet kane deklaruar dje mbeshtetjen ndaj shtreses me te persekutuar te komunizmit. Ne Asamblene e kesaj partie, kreu Mediu ka nenvizuar se do te jete ne mbeshtetje te kesaj shtrese te vuajtur, e cila megjithese kane kaluar 17 vjet nga rrezimi i komunizmit, ende nuk jane demshperblyer per vuajtjet e tyre nen diktature. PR ka qene ne politike ne mbeshtetje te pronareve edhe kur na quanin latifondiste, ashtu si akuzoheshin kulaket nga komunizmi, PR ishte dhe eshte me te perndjekurit politik dhe pse disa njerez edhe ne te djathten akoma i verejne me indiferentizem apo me urrejtje, eshte shprehur dje kreu republikan. I cili ka nenvizuar se PR eshte ne qeveri si kontribuese serioze dhe korrekte dhe jo si pjese e koniunkturave apo mizanskenave personale te individeve dhe se eshte ne politike e gatshme te kontribuoje qe ky parcelizim i se djathtes te zevendesohet me nje organizim vlerash dhe njerezish, qe kane qellim dhe vullnet per ta cuar vendin perpara. Duke u deklaruar ne mbeshtetje te kesaj shtrese, kreu republikan ka bere te qarte orientimin tashme kur kane mbetur dhe nje vit nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Ish-te perndjekurit, pavaresisht se kane kaluar 17 vjet nga rrezimi i diktatures, ende nuk kane marre asnje demshperblim per vuajtjet e tyre. Nderkohe qe edhe 40 milione leket e planifikuara per vitin e kaluar per tu shperndare, u dogjen si fond, duke kaluar ne sektore te tjere, te rendesishem, sipas Ministrise se Financave.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:06 pm | |
| Modernet jane kritike, ska ndryshime ne qeveri E Premte, 18 Janar 2008
Kryeministri Berisha deklaroi, dy dite me pare, menjehere pas nje mbledhjeje kryesie se qeveria kishte realizuar punen e saj ne menyre spektakolare, duke lene te kuptohej se ne te nuk mund te ndodhnin ndryshime. Ne nje prononcim per mediat kreu i ekzekutivit nuk i dha rendesi zerave brenda mazhorances se djathte per ndryshime te menjehershme ne kabinetin e tij. Berisha nuk nguroi ti ironizonte ata deputete te PD-se dhe aleat te saj ne qeverisje qe kerkonin keto ndryshime. Sipas tij, ata qe kerkon ndryshimet ishin njerez moderne dhe ata do te vazhdonin te mbeteshin te tille. Njeriu modern eshte njeriu kritik. Dhe une besoj se ne gjithnje e me shume do te jemi me shume moderne, theksoi Berisha, dy dite me pare, ne lidhje me bashkepunetoret e tij, qe kerkojne ndryshime ne qeveri. Kreu i qeverise, Berisha, tha se qeveria e kryesuar nga ai kishte arritur ti kryente ne menyre spektakolare reformat ne vend. Kreu i ekzekutivit u shpreh optimist dhe per permbajtjen e forcave te koalicionit, duke theksuar se kjo qeveri kishte dhene nje shembull te mire pune per te gjithe shqiptaret. Te jeni te sigurt ju se ky horizont i hapur ne PD eshte bere i mundur te shihet vetem ne saje te stacionit qe e ka sjell qeverisja e koalicionit, deklaroi Berisha, ne fjalen e tij, duke mos i perkrahur zerat qe kerkojne ndryshime ne qeveri.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:07 pm | |
| Ambasadoret, takim me Topin e Bashen E Premte, 18 Janar 2008
Ambasadoret e NATO-s kerkojne nga Shqiperia realizimin e reformave nese duan te marrin rezultate ne Samitin e Bukureshtit per anetaresim ne NATO. Kete gje, pese ambasadoret qe ndodhen ne Tirane per nje vizite dyditore, ja bene te ditur Presidentit te Republikes, Bamir Topi, ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe ministrit te Jashtem, Lulzim Basha. Kreu i shtetit, Topi, siguroi se me punen qe po behet me reformat kryesore si ajo zgjedhore dhe ne sistemin e drejtesise, por edhe klimen pozitive te bashkepunimit mes mazhorances dhe opozites, eshte tregues i nje vullneti per marrjen e ftese per NATO. Pese ambasadoret i Britanise se Madhe, Stjuart Eldon, danezi Per Polsen-Hansen, francezi Rishard Dyk, gjermani Ulrih Brandenburg dhe ambasadori holandez, Herman Shaper, erdhen ne Tirane me ftese te ministrit Basha. Ata u priten dje dhe nga kreu i diplomacise, ku diskutuan per realizimin e reformave. Basha u ndal vecanerisht ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe reformat ne aspektin ekonomik. Ambasadoret zhvilluan takime dje dhe me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe nje grup deputetesh te Kuvendit
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:08 pm | |
| Opozita, dje asnje deputet ne Komision E Premte, 18 Janar 2008
Ngrin reforma ne drejtesi. Komisioni parlamentar i Medias nuk zhvilloi dje mbledhjen e percaktuar per ndryshimet ne Kodin Penal e Civil, per shkak te mungeses se deputeteve te opozites. E qellimshme apo jo, mosprania e anetareve te majte, beri qe mbledhja te deshtoje pikerisht ne momentin kur do te votohej nen per nen per ndryshimet e Kodit Penal. Deputetet e opozites nuk e pranojne se behet fjale per terheqje te tyre nga bashkepunimi per reformen ne drejtesi, duke e konsideruar si nje rastesi. Nuk eshte terheqje, eshte vetem nje mosperputhje oraresh, tha nje prej anetareve Marko Bello. Sipas tij, disa deputete jane jashte, si kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj. Nderkohe qe vete pohoi se kishte disa angazhime te tjera. Por sqarimi i Bellos nuk perjashtoi faktin qe per dy projektet qe jane ne komisionin e medias per ndryshimin e Kodit Penal e Civil do te kete debate te medha. Deputeti socialist theksoi se per ndryshimet ne Kodin Penal per ta hequr shpifjen dhe fyerjen nga denimi penal e trajtuar ate si civil, do te debatohet gjate.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:09 pm | |
| Fjala e Thacit ne KS, arritje madhore e popullit te Kosoves E Premte, 18 Janar 2008
TIRANE - Fjala e Thacit ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, ishte nje arritje madhore e popullit te Kosoves. Kete vleresim e beri dje Keshilli i Ministrave ne nje deklarate te posacme. "Qeveria shqiptare pershendet mbledhjen e Keshillit te Sigurimit dhe paraqitjen dinjitoze qe perfaqesuesi i posacem i OKB-se ne Kosove, Joakim Ryker dhe Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, i bene problemit te statusit te Kosoves", thuhet ne deklarate. Me tej, vleresohet serish se fjala e z.Thaci si Kryeminister i Kosoves, pas asaj qe mbajti pak kohe me pare Presidenti Sejdiu ne forumin me te larte nderkombetar, Keshillin e Sigurimit te Organizates se Kombeve te Bashkuara, shenon arritje madhore te popullit te Kosoves ne vendosjen e pavaresise se saj".
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme Fri Jan 18, 2008 8:09 pm | |
| Safermi, vendimi per pavaresine E Premte, 18 Janar 2008
TIRANE - Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, deklaroi dje se "ky eshte viti i shanseve te medha per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ndodhen dhe keto shanse nuk duhen shperdoruar". Duke u ndalur konkretisht te situata paszgjedhore ne Kosove, Mediu vleresoi se "tashme kemi nje qeveri te re te drejtuar nga Kryeministri Hashim Thaci, me aleancen me te madhe dhe gjitheperfshirese te politikes se Kosoves. Kemi rikonfirmim te Presidentit Sejdiu, dhe padyshim ne nje kohe te afert, vendimin per shpalljen e pavaresise se Kosoves ne bashkepunim me SHBA, BE dhe NATO", tha Mediu. Me tej, ai shtoi: "Kjo do te ndodhe ne bashkepunim me misionin e BE-se ne Kosove dhe KFOR-in, si dhe me bashkepunimin e te gjithe faktoreve politike dhe institucionale ne implementimin e planit te Ahtisarit, i cili do te siguroje dhe do te ndertoje nje shtet kosovar te pavarur per te gjithe banoret e Kosoves, pavaresisht nga perkatesia e tyre etnike apo fetare". Ne kete kuader, Mediu u shpreh se "asnjehere ne historine e ketij kombi, per Shqiperine dhe shqiptaret nuk kemi njohur momente te tilla te rendesishme te permasave te tilla historike".
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajme Te ndryshme | |
| |
| | | | Lajme Te ndryshme | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|