AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Terrorizmi, debohen 6 te huaj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Terrorizmi, debohen 6 te huaj Empty
MesazhTitulli: Terrorizmi, debohen 6 te huaj   Terrorizmi, debohen 6 te huaj Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 2:29 am

Pas publikimit nga OKB tė "listės sė zezė", Shqipėria nis njė tjetėr kontroll ndaj shtetasve tė huaj. Nė sitė edhe fondacionet.

Gjashtė persona janė deportuar nga Shqipėria pėr nė vendin e tyre, pasi nuk kishin motivuar qėndrimin e tyre nė Shqipėri.
Kjo masė e rreptė ėshtė ndėrmarrė nga Ministria e Brendshme pas publikimit tė listės sė re tė OKB-sė pėr personat e kėrkuar pėr terrorizėm.
Burimet nga sektori i antiterrorit nė Ministrinė e Brendshme bėnė tė ditur se kėta persona kanė mbėrritur nė vendin tonė gjatė dy javėve tė fundit. Ata janė pikasur nga shėrbimet e kufirit qė nė Aeroportin e Rinasit dhe janė shoqėruar pėr sqarime.
Sipas tė dhėnave, personat nė fjalė, emrat e tė cilėve nuk janė publikuar, janė pyetur nė lidhje me motivin e vizitės sė tyre nė Shqipėri.
Por, gjatė marrjes nė pyetje, ky motiv nuk ka qenė i qartė, kėshtu qė nė bashkėpunim edhe me sektorin e antiterrorit dhe Shėrbimin Informativ Shtetėror ėshtė vendosur qė ata tė deportohen pėr nė vendin e tyre. Grupi hetimor tha pėr "Shqip" se largimi i tyre u bė pasi ata nuk motivonin qėndrimin e tyre nė Shqipėri, duke dhėnė njė sėrė variantesh tė kundėrta.
Megjithatė, dyshimi kryesor ishte, por pa prova, se ata vinin nga vendet e Lindjes dhe mund tė kishin lidhje me terrorizmin.
Sipas tė dhėnave zyrtare, kontrollet e shtetasve tė huaj, tė cilėt vijnė nė Shqipėri, janė rritur maksimalisht.
Tashmė, autoritetet kufitare tė Shqipėrisė po studiojnė ēdo rast tė shtetasve tė huaj qė vijnė ose qėndrojnė nė Shqipėri.
Burimet thanė se kėto masa janė ndėrmarrė pas bėrjes publike tė listės sė re tė OKB-sė pėr terrorizmin.
Ndėrkohė, kanė nisur kontrolle tė imtėsishme, nė ēdo drejtori edhe pėr procedurat e leje-qėndrimeve nė Shqipėri. "Kjo ėshtė kryesisht pėr personat, tė cilėt vizitojnė Shqipėrinė pa viza dhe detyrimisht ata duhet tė pajisen me leje-qėndrimi", deklaroi Ministria e Brendshme.
Megjithatė, shtohet se kontrolle pėr terrorizėm janė kryer herė pas here nė bashkėpunim edhe me SHISH.
Madje, nė zbatim tė detyrimeve ligjore, SHISH po verifikon burimet e financimit pėr dhjetėra fondacione, qė nuk i pėrkasin karakterit islamik. "Ky ėshtė vetėm njė kujdes pėr ta mbajtur situatėn nė kontroll, ende nuk ka asnjė fakt", pohojnė burimet.
Siē ėshtė publikuar, disa fondacione qė kanė pasur degėt nė Shqipėri rezultojnė nė listėn e zezė tė Departamentit tė Shtetit Amerikan dhe tė OKB-sė.
Ato u larguan nga Shqipėria gjatė viteve 1998 deri nė 2001.

19.11.2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Terrorizmi, debohen 6 te huaj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DRAMATISTE TE HUAJ
» Kronika.... E Huaj
» Artistet e huaj per Shqiperine
» Semundjet fatale , hetim i huaj ne Elbasan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: