Nuk do te kete me Pende te Arte dhe te Argjendte, por cmimet letrare skane per te munguar as kete vit. Fundi i muajit dhjetor do te shemoje edhe shpalljen e fituesve te ketyre cmimeve mbi veprat me te mira, te botuara ne vitin 2006. Nje nder cmimet, qe u lajmerua prej kohesh, thuhej se do te mbante emrin shkrimtarit, tanime boteror, Ismail Kadare. Por ska qene keshtu, pasi mesohet se vete Kadareja, duke i falenderuar per nderin qe po i bejne, ka preferuar te mos e pranoje kete gje. Burime nga Ministria e Kultures pohojne, se shkrimtari Kadare ka preferuar qe asnje prej cmimeve te mos mbaje emrin e tij me argumentin se jane te shumte personalitetet e letrave shqipe, qe nuk jetojne me, me emrat e te cileve mund fare mire te pagezohen keto cmime letrare. Dhe kete vit jane plot 9 cmime, te pagezuara me emrat e koloseve te letrave shqipe. Jo vetem Petro Marko, por Fishta, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Fan Noli, Jusuf Vrioni etj. Te gjithe prej vitesh, disa akoma prej dekadash jane shuar. Sipas Ermir Nikes, specialist ne Sektorin e Letrave ne MTKRS, kjo formule eshte ndryshuar, pasi eshte verejtur qe vite me pare ka pasur edhe ngaterresa per botimet. Ndaj edhe tani do te operohet ndryshe: te gjitha botimet e dala ne vitin 2006 jane automatikisht pjesemarrese ne kete konkurs dhe do te shqyrtohen nga juria, kryetar i se ciles eshte Aurel Plasari dhe anetare, Agron Gjekmarkaj, Zija Cela, Parid Teferici etj. Pra vetem botime brenda territorit te Republikes se Shqiperise, nje ndryshim teper i madh me vite me pare, ku mund te paraqiteshin ne konkurs te gjitha botimet, mjaft qe gjuha e shkruar te ishte shqip. Por ska aspak diskriminim, sipas Nikes, pasi: Verehet qe te gjithe shkrimtaret, edhe pertej kufijve shteterore, botojne gjeresisht edhe ne Shqiperi. Ndersa ata qe skane mundur te botojne ne ndonje prej shtepive botuese shqiptare, jane automatikisht te lene jashte ketij konkursi, qe nga mbarekombetar, eshte shnderruar ne kombetar. A. Y