AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla" Empty
MesazhTitulli: Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"   Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla" Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:19 pm

Themelohet cmimi pagezuar “Niko Nikolla”
E Marte, 20 Nentor 2007

Pagezuar me emrin e babait te gazetarise, sikunder Teodor Keko e quante Niko Nikollen, Shoqata e Botuesve Shqiptare ka shpallur paraditen e djeshme themelimin e nje tjeter cmimi letrar. Per vepren me te mire ne gjinine e humorit dhe te satires mbas propozimit te nje grupi personalitetesh te kultures si Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Gaqo Bushaka, Vangjush Gambeta, Filip Cakuli, Fisnik Sina. Kryetari i SHBSH-se, Fatmir Toci, pohoi se ne unanimitet te plote shoqata ka miratuar themelimin e ketij cmimi, i cili vjen ne nje moment te duhur kur ne Shqiperi vihet re nje zbehje e letersise humoristike. Sipas Tocit, ky cmim do te shpallet ne maj te cdo viti, kur ka edhe ditelindjen Niko Nikolla, nga nje juri e perbere nga emra te njohur te letersise shqipe. “Dhenia e ketij cmimi te pervitshem me emrin Niko Nikolla, shihet si e vyer edhe per faktin se gjinia e humorit po humbet dhe ka pak emra qe shkruajne per te. Mendojme se dhenia e ketij cmimi vjetor do te sherbeje edhe si nje nxitje me shume per te shkruar humor, sigurisht te shendetshem, sic dinte te shkruante Niko Nikolla”, thuhet nder te tjera ne propozimin drejtuar Shoqates se Botuesve Shqiptare.

Publicisti, humoristi dhe shkrimtari Niko Nikolla i njohur ne Shqiperi, si njeriu i cili arriti te drejtoje per 25 vjet revisten “Hosteni” si kryeredaktor i saj, revista e pare opozitare ne Shqiperi, e lidhi jeten e tij me gazetarine sa edhe me humorin pergjate 45 viteve. Shkrimtari Teodor Keko e quante babane e gazetarise shqiptare, titull te cilin ai me modestine e tij nuk e pranoi asnjehere. “Gazetaret duhet te jene me zemer te madhe, me mendje te ftohte dhe me duar te pastra”, citonte gjithnje Nikolla, i cili lindi me 20 maj 1931 ne qytetin e Pogradecit. Punoi prej me shume vjetesh si gazetar prane gazetes “Zeri i Popullit” dhe me pas si kryeredaktor i revistes “Hosteni”, deri ne vitin 1991, kur doli ne pension. Me qindra e qindra jane fejtonet, artikujt dhe reportazhet qe mbajne firmen e Niko Nikolles, ne te gjithe shtypin shqiptar. Dikush e ka quajtur optimisti i perjetshem, dhe si i tille pas viteve ’90-te, Niko Nikolla botoi libra ne fushen e publicistikes, humorit, por edhe te prozes. Permenden ketu “Shenime te nje gazetari”, “Pushtimi i Amerikes”, “Nje angleze ne rrugen e Dibres”, “Furtuna e janarit”, “Lamtumire Vlore”, “Njeriu pa emer”, “Zhyl Verni ne katror”, “Mjalte dhe Gjak”, “Kronika nga Fronti i Dyte”, “Vdekja e varrmihesit”, “Nje lume midis dy shenjtoreve”, “Dallendyshet e dimrit”, “Koloneli me nje sy”, ndersa ka ne proces botimi “100 Novela e tregime nga Ballkani”.

Gjithashtu ai botoi nje kolane prej shtate titujsh mbi temen e Ballkanit, ku permes humorit sa edhe drames, arriti te shprehe c’eshte Ballkani, c’jane ballkanasit dhe si do te ece Ballkani. “Ta kthejme Ballkanin nga nje fuci baruti ne nje fuci humori”, eshte nje nga shprehjet e humoristit, i cili ne vitin 1991 botoi ne kete leme edhe revisten “Ballkan”, ku shkruan penat me te njohura te gadishullit tone”. Gjate aktivitetit te tij letrar-publicistik, Niko Nikolla eshte nderuar disa here me cmime ne konkurse te ndryshme letrare, si dhe me pese cmime te para ne fushen e gazetarise dhe te letersise si cmimi “Cajupi” ne vitin 1989. Miqte e Niko Nikolles thone se humori i tij buron nga tere qenia e tij dhe ishte pjese e se perditshmes se tij. Ne ceremonine e 70-vjetorit te tij, me 2001, Nikolla u tha miqve: “Neser jam 71 vjec, por neser do t’u nderroj vendin numrave dhe do te jem 17 vjec”. Niko Nikolla thoshte se “gazetaria eshte nje furre e madhe qe djeg, cdo gje dhe qe ne fund te mbetet vetem pasioni…”. Pasioni per gazetarine, sa edhe per humorin, e beri ate qe per gjate dy javeve ne gjendje te rende shendetesore, edhe pse nen kujdesin e mjekeve, askush te mos i jepte ne kartelen e tij nje diagnoze te sakte. Ndoshta ky eshte pasioni, por edhe humori, apo thenia e famshme e tij: “Mos e merrni jeten si tragjedi, por si komedi”.

Personalitet qe propozuan cmimin “Noko Nikolla” :

Dritero Agolli

Sabri Godo

Xhevahir Spahiu

Vangjush Gambeta

Gaqo Bushaka

Ferit Lamaj

Pano Taci

Filip Cakuli

Fisnik Sina

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadare nuk pranon qe cmimi letrar te mbaje emrin e tij
» "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere
» Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kërce tek: