Pothuajse 400 vjet pas largimit te dhimbshem, kishin ruajtur identitetin, zakonet, kulturen. Jeta e arberesheve te Italise, e perjetesuar ne veprat e artisteve te njohur evropiane te shekullit te 19-te
Trajektoret e shumta te levizjeve politike, diplomatike, ushtarake, artistike e letrare qe nisnin nga Perendimi dhe perfundonin ne Lindje, deri ne thellesi te Perandorise se dikurshme osmane, kane ndeshur historikisht, sidomos gjate shekullit XIX, krahas shqiptareve te Shqiperise, arnauteve te Turqise, Egjiptit e Sirise dhe arvanitasve te Greqise, edhe kolonite arbereshe te Italise, te cilat, sic dihet, prej shekujsh kishin ruajtur e perforcuar identitetin e tyre ne pjeset jugore te ketij vendi.
Nje bote e tere arbereshe, me vecantite e veta zakonore e kulturore filloi te terheqe gjithnje e me shume vemendjen e qarqeve letrare e artistike te Evropes, nderkohe qe plejada e rilindasve arbereshe, me ne krye De Raden, do te vendoste gradualisht lidhje per rizgjim kombetar jo vetem me rilindasit brenda Shqiperise e jashte saj, por edhe me figura te njohura evropiane si Lamartin, Frederik Mistral, Dora dIstria, Benloev, Emile Legrand, Louis Podhorsky, Henry Gaidoz, etj. Mjaft sudjues e shkrimtare ndermoren drejtperdrejt udhetime neper Kalabri e Sicili, ku hasen edhe arbereshet, duke lene te shkruara mbresat e tyre, qe nga Aleksander Dyma, Alfred De Kustin, Sharl Didie, Maksim Dy Kamp, e deri tek nobelisti belg Meterlink. Ketyre autoreve duhet tu shtojme edhe emrat e njohur te piktures boterore Achile Deveria, Erein Speckter, Albert Kushler, krahas grafisteve te shquar Gaston Vuillier, Jean Houel e Bartolomeo Pinnelli, si dhe nje numri autoresh qe na shfaqen anonime, por qe ne punimet e tyre kane trajtuar personazhe tipike arbereshe.
Achile Deveria, piktor francez i gjysmes se pare te shekullit XIX, qe shkelqeu ne te gjitha gjinite e piktures, vecanerisht si litograf, ilustrator e portretist, ka lene, krahas 400 veprave te suksesshme dhe 3 000 ilustrimeve, edhe grafiken me ngjyra «Koloni shqiptare ne Kalabri». Ky autor, qe konsiderohet si mjeshter i padiskutueshem i litografise, duke perpunuar ne shkallen me te larte tekniken e quajtur «te zeze» dhe duke zbatuar i pari edhe ngjyren ne kete gjini, me sa duket e ka realizuar kete punim para vitit 1840 (ndoshta me 1836), gjate nje udhetimi te tij neper Kalabri. Gjithcka ne te eshte e natyrshme, jetesore, tipike arbereshe, dhe po aq tipike shqiptare, qe nga veshjet me kostumet tradicionale, deri tek qendrimi i cliret dhe me pamje krenare i vete personazhit qendror. Fustanella gjatoshe tere pala e arbereshit, xhokja e kuqe qendisur me fijezime ari, llulla e gjate karakteristike, kordha varur pergjate kofshes, brezi mbushur me kama, shalli gjysme i zgjidhur perreth kryeve, krejt elementet kompozicionale flasin per po ate shqiptar tipik qe hasim ne dhjetra tablo e ilustrime te kohes, duke filluar nga Zheromi, Dekampi e Haeneni, deri tek Gleyeri, Amadeo Preziosi, Dymoni, Haagu, Brigmani, C. Parsonsi e Valerio. Mustaku i rende, veshtrimi paksa anesor, qendrimi prehes, duke terhequr llullen, e bejne kete shqiptar disi hijerende, plot siguri ne vetvete, per te pasur nen mbrojtje e perkujdesje te afermit e tij: Nje grua qe i qendron ne krahun e djathte, gjithe ngrohtesi, me veshtrimin ngulur drejt tij, dhe ne plan te pare te tablose, ne qendrimin ulur, nje tjeter grua me foshnje ne krahe. Tek te dyja grate bie ne sy veshja karakteristike arbereshe, fustani i gjate deri ne fund te kembeve, me ravijezimet horizontale, perparesja e qendisur, stolite dhe vargaret ne duar e gushe, krejt kostumi i tyre piktoresk, per te cilin flet me aq mbrese Aleksander Dyma ne vepren «Kapiteni Arena».
Dhe, ne kontrast me personazhet madhore veshur tradicionalisht, shfaqet ne duart e se emes, foshnja engjellore, me veshjen e vet te mishte, te brishte e te kulluar qe i ka falur Natyra apo Perendia. Ja atmosfera familjare, te themi, e ketij kompozimi me stil te zhdervjellte, vendosur ne natyre, nen nje qiell agullor, ne krah te nje fshati arberesh me mbijetese te perjetshme, historikisht derrmuar nga mjerimet, luftrat, termetet, semundjet, per te cilat nuk mungojne te flasin mjaft autore, vecanerisht Frederic Gibert, tek i cili kemi te mbledhura me kujdes disa prej kengeve dokeve e zakoneve te bukura te arberesheve.
Kjo litografi u botua bardhe e zi ne numrin 20 te revistes italiane «Cosmorama Pittorico» te vitit 1840, me titull «Costumi albanesi», pikerisht ne kohen kur Achile Deveria, mik i Hygoit, Gotjese, Delakruase dhe i mjaft perfaqesuesve ne ze te romantizmit francez, shkelqente me tere forcen e penelit te tij duke portretizuar e perjetesuar tere shkrimtaret dhe artistet e medhenj te kohes kur jetoi, dhe duke ilustruar veprat madhore te La Fontenit, Servantesit, Defose e Perrose.
Ky punim u botua ne France ne mjaft kopje, duke deshmuar nga ana tjeter per talentin e rralle te piktorit francez ne ilustrimin e modeleve te kostumeve te vjeter tradicionale, per te cilat ai eshte i njohur ne historine e artit boteror, krahas tablove me dekore teatrore a karakter fetar, apo akuareleve te tij teper te kerkuara me karakter erotik.
Nje veper tjeter eshte tabloja e mrekullueshme dhe ndoshta po aq e panjohur nga publiku yne «Nje shqiptare», realizuar nga piktori gjerman Ervin Speckter. Per mendimin tone, kjo tablo, krahas «Shqiptares» se Camille Coro-se dhe «Shqiptares se bukur» te Albert Kushlerit qendron, deri me sot, ne piedestal te artit boteror kushtuar figures se gruas shqiptare. Fakti eshte se ajo mbahet si kryevepra e piktorit gjerman, i cili, ndonese u largua nga jeta teper i ri (vetem 29 vjec), luajti, se bashku me te vellezerit e tij piktore, nje rol kryesor ne jeten artistike te Hamburgut gjate gjysmes se pare te shekullit XIX.
Qe femije, Speckter mori mesimet e para ne tekniken e re te litografise dhe me pas, studjoi ne Akademine Bildenden Künste te Mynihut si nxenes i Peter Corneliusit. Ne moshen 21 vjecare, shpalosi krejt talentin e tij me tablone «Jakovi dhe Rashela» dhe pas disa punimesh e grafikash te arrira, niset per ne Itali, ku qendron 4 vjet (1830-1834), duke hedhur pershtypjet e tij per kete vend, per njerezit dhe artin e tij ne letrat qe dergonte ne vendlindje. Keto letra, me pas do te botoheshin ne dy vellime me titullin «Letra te nje artisti gjerman nga Italia» dhe nje vit me vone, ne fillimin e nje kariere teper premtuese, plot ide e skicime, piktori mjeshter do te nderronte aq shpejt jete. E megjithate, ne vitin 1831, pra gjate kohes qe ndodhej ne Itali, ai kishte realizuar tashme tablone «Nje shqiptare», e cila per nga portreti dhe veshja shembellen dukshem me nje arbereshe, te cilen autori me siguri duhet ta kete njohur nga afer.
«Shqiptarja» e Speckterit dallon per nje pasterti e qartesi kromatike, qe te kujton disi personazhet e Rubensit, te cilat shfaqen gjithe force e energji te brendshme. Vendosur mbi nje sfond klasik peizazhi te bleruar, ku nuk mungojne korijet, lumi i rrjedhshem, malet dhe qielli mpleksur me re endacake, portreti i «Shqiptares» te ben per vete, me ate veshtrim anesor madone te gjithfuqishme dhe ato tipare teper te rregullta ne nje fytyre e trup te beshem, qe i japin asaj pamje serioze, plot dinjitet e fisnikeri. Shamia qe i konturon ballin e larte e i anashkalon qafen, per tu leshuar deri poshte mesit, tipizon hijshem fshataren arbereshe me shtamben ne duar, tek po kthehet nga burimi a shkon per te mbushur uje dhe qe te sjell nder mend lirizmin dhe embesline e vargut te De Rades. Ky portret, ne permasat 46 x 61 cm, ben pjese ne fondin e arte te muzeut Hambourg Kunsthalle. Nga ana tjeter, ky portret i piktorit gjerman te kujton aty-aty «Shqiptaren e bukur» te piktorit danez Kushler, te cilen profesor Ferid Hudhri ia beri te njohur publikut shqiptar para disa kohesh. Edhe ne kete portret kemi serish nje personazhe arbereshe nga familja Albani, madje nje abereshe bukuroshe, pas se ciles kishte rene ne dashuri poeti danez Christian Einther.
Nje histori e tille dashurie te ben te mendosh per «Grazielen greke» te ishullit Procida ne gjirin e Napolit, pas se ciles u dashurua Lamartini i ri, dhe qe Robert DAnzheli, nisur nga te dhenat historike, nuk ngurron ta cilesoje arbereshe ne vepren e tij «Enigma».
Nje tjeter autor francez, i njohur si udhepershkrues e ilustrator, Gaston Vuillier, qe ka punuar per nje kohe te gjate per organin e rendesishem «Le Tour du Monde», ka lene nje duzine grafika me teme arbereshe, duke ilustruar reportazhin e tij titulluar «Piana dei Greci: Shkelqimi dhe mjerimi i sicilo-shqiptareve», botuar me 1894. Krejt grafikat paraqesin tablone e plote te «fshatit shqiptar Piana dei Greci», sikurse e jep te sakte emertimin e ketij fshati vete autori, per te shmangur cdo lloj dykuptimesie lidhur me origjinen e tij. Pasi ben nje historik te shkurter te kater kolonive arbereshe te Sicilise, Piana dei Greci, Palazzo-Adriano, Contessa e Mezzojuso, qe nga viti 1488, kur shqiptaret u detyruan te largohen nga vendi i tyre pushtuar nga turqit, autori trajton ceshtje ekonomike, sociale e kulturore te banoreve te tyre, sidomos mjerimin e rende, papunesine dhe urine kronike, krahas shpirtit te tyre te mbijeteses dhe qendreses popullore.
I mahnitur jo vetem nga bukuria e peizazhit, por edhe nga bukuria fizike e banoreve, sidomos e vajzave, Vuillier paraqet ne nje grafike me vete dy bukuroshe arbereshe me «kostumet e tyre te mrekullueshme te nje cmimi te larte» sic shprehet ai, dhe cuditet si ka mundesi qe ne nje vend aq te varfer, njerezit te bejne shpenzime aq te medha per kostume te tilla. Pergjigja eshte e thjeshte: Shumica e atyre veshjeve jane percjelle nga njeri brez ne tjetrin, jane ruajtur me fanatizem ne familjet arbereshe.
Ashtu sikurse kish bere me pare Charles Dider ne shkrimin e tij rrembyes «Shqiptaret e Kalabrise», botuar me 1831 ne organin Revue des Deux Mondes, edhe Vuillier pershkruan me hollesi elementet perberes te kostumit tradicional, duke perdorur madje terminologjine arbereshe ne percaktimin e ketyre perberesve: zilonen, menghete, eraxeten, shokate di Mbediet, linjen, kezen, skepin, brezin, etj. Gjithcka ne grafike deshmon per shijen e holle artistike te mjeshtrit popull ne realizimin e ketyre kostumeve tradicionale, si dhe per mjeshterine e larte vizatimore te vete ilustratorit francez, qe di te paraqese artistikisht jo vetem te bukuren, por edhe shpirteroren, tragjiken dhe te perditshmen e atyre njerezve.
Nje personalitet ne fushen e ilustrimit, dhe ndoshta nga te paret qe ka trajtuar figuren arbereshe ne veprat e artit evropian (shekulli XVIII) eshte Jean Houel, piktor i Mbretit, i Akademise se Arteve te Bukura te Parmes, i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Ruenit dhe i Muzeut te Parisit, qe ka lene pese stampime per «doket e zakonet shqiptare ne Itali», dhe konkretisht nga kolonite arbereshe te Sicilise.
Houel i botoi ilustrimet e veta- qe lene disi per te deshiruar per vete shkallen e zhvillimit te teknologjise se kohes-, ne vepren «Udhetim piktoresk ne ishujt e Sicilise, Maltes dhe te Liparit», veper e botuar ne Paris me 1785. Ai flet me hollesi per ceremonite martesore e mortore tek «shqiptaret greke» (te fese ortodokse), duke theksuar se ne kenget dhe ne gjirin e familjes, ata perdornin gjuhen shqipe.
Profesor Hudhri, i cili ka meriten e padiskutueshme qe hodhi themelet e ngrehines artistike te artit boteror kushtuar shqiptareve me botimin «Shqiperia dhe shqiptaret ne veprat e piktoreve te huaj» ka botuar tashme nje ilustrim nga ky piktor francez., ku pasqyrohet «veshja e grave te popullit tek shqiptaret». Ne nga ana jone, po botojme nje tjeter ilustrim, po nga ky autor, «Kostume cilesore te grave shqiptare», per vete faktin se autori ben dallimin midis dy lloje kostumesh, te thjeshta apo te perditshme, dhe te vecanta apo «cilesore», dhe kjo, sipas shkalles se perdorimit apo rangut shoqeror qe perfaqesonin keto kostume, megjitheqe elementet baze jane te perbashket per te dy llojet e kostumeve.
Ne menyre te vecante, autori freng ndalet tek nje ilustrim ne artin e rregullimit te flokeve tek arbereshet, duke vene ne dukje se «kane floke te gjate dhe jo kacurrel», qe i mbajne te lidhura me kordele te praruar apo me nje lloj «burse» (keza e famshme arbereshe) me bisht, qe arrin deri ne mes te trupit, pergjate te cilit derdhen floket.
Ne tablote e Houelit, vec kostumeve, vihet re edhe mjedisi ku jetonin e punonin personazhet, peizazhi i fshatit arberesh, me ara e kopshtije, manastiri me nje kambanore gati te rrenuar, bucelat per uje, etj. Kjo atmosfere fshati, dhe ne menyre mjaft origjinale, shfaqet po ashtu edhe ne nje gravure tjeter te hershme, kete radhe e piktorit italian Pinnelli, konkretisht e vitit 1809, qe Dritan Muka, i dhene me shpirt pas koleksionimit e perhapjes se vlerave historike e artistike shqiptare neper bote, ma dergoi kohet e fundit me dashamiresi.
Nuk mund te leme pa permendur vepra me personazhe arbereshe qe nuk ua njohim ende autoresine, apo edhe nje numer ilustrimesh historike, me mjaft interes, qe kane shoqeruar gjer edhe produktet ushqimore te tregut, si ato te firmes se mirenjohur LIEBIG, apo artin e kuzhines. Sidoqofte, te gjitha keto ilustrime pasqyrojne artistikisht shpirtin e paepur arberesh, qe ka ditur te mbijetoje e te lulezoje prej shekujsh ne vise te ndryshme te Italise, duke u harmonizuar aq mire me mjedisin rrethues, bujar e mikprites italian, i cili ka ditur nga ana e tij, historikisht, te njohe, te respektoje e ti beje vend nje popullate shqiptare, nga me te hershmet ne Evrope, te detyruar te lere dheun meme e te shperngulet, thjesht nga nevoja, nga luftrat e mjerimi i gjithkohshem.