Parade filmash dhe "Kafshimi" i dhunes
S'mund te hedhesh kemben jashte salles se kinemase e te mos mendosh per ate cka shperfaqet ne ekranin e madh. Dhjetera filma te shfaqur ne Tirana International Film Festival jane tejcues te gangrenes se shoqerise njerezore. "Kafshime" dhune, qe vijne ne kete konkurs nga Malta dhe regjisori Jule Belami, e mjerisht jane pjese e shoqerise sone. "E rrahura" apo edhe "Kafshimi" eshte nje studim mbi te gjitha format e dhunes ne shtepi, e cila percillet nepermjet fare pak minutave te nje filmi garues ne TIFF dreken e djeshme. Nepermjet kujtimeve dhe reflektimeve te viktimave vjen drama, qe shpesh merr permasa te medha, edhe prej heshtjes, shpesh. Qellimi i madh i regjisorit duket se ka qene lenia e hapesires se shikuesit. Te zbuloje dhe te debatoje mbi ato ceshtje, qe secili i prek direkt apo indirekt ne jeten e tij, ne mos duke qene viktime, se paku i ka rene rasti te jete prane tyre. Ato jane ceshtje te qenesishme te abuzimit, fajesise dhe mirekuptimit pergjate "kafshimeve" te shpeshta te dhunes.
Magjia e kinemase nuk humbet asnjehere, ndersa e bukura e festivaleve te tilla eshte se ne me pak se nje ore mund te udhetosh ne kende te largeta te botes, per t'u perballur me realitete, sa te ngjashme, aq edhe te ndryshme. Pak minuta te nje filmi te shkurter mund te bejne te perballesh me fakte tronditese dhe episode te bukura.
Filmat qe shfaqen minute pas minute, ore pas ore, jane te shumte. Ka zgjedhur gjuhen e kujtimeve te embla, ato per gjysherit e tij, regjisori tajlandez per te garuar ne Tirane, ku prej mbremjes se 26 nentorit mbahet Festivali Nderkombetar i Filmit me metrazh te shkurter. "Pergjithmone", "Aleays" apo ne gjuhen e tij "Moen-Koey", Sivaroj Kongsakul percjell nje mesazh te gjalle per shoqerine, qe mjerisht aktualiteti nuk zbehet ne asnje kend te botes. Ne nje kohe kur te ndeshesh me njerez te braktisur nuk eshte aspak cudi, jane emocione te bukura ato qe te kaplojne, kur sheh qe ka gjera te cilat zgjasin edhe pergjithmone. Dashuria, e cila gjendet sidomos atehere kur njerezit kane shume nevoje!
Ky eshte edicioni i peste i ketij festivali, qe Shqiperise i ka sjelle shumecka. Ilir Butka, drejtori i TIFF, rrefen dhe shkruan se, "kur e mbollem kete filiz, qe sot quhet festival, nuk e patem menduar punen e madhe qe na priste, nuk patem menduar veshtiresite e shumta te organizimit dhe mungeses se logjistikes, por ajo qe nuk patem menduar asnjehere, se keto 5 edicione do te karakterizoheshin nga nje fluks kaq i madh aplikimesh te regjisoreve nga mbi 65 vende te botes". Dhe s'mund te mos ndieje gezim Butka, teksa konstaton se ky filiz i para 5 viteve, tanime eshte shnderruar ne nje trung te forte. Filma qe do te shfaqen edhe per dy dite ne vijim ne sallat e kinemave "Imperial" ne Sheraton.
"Ferma e Kafsheve" vjen edhe ne Tirane
Gangrene e shoqerise moderne! Marijuane dhe burg percjell filmi i regjisorit Stiv Bushemi (Stetve Buscemi). Ngjarje qe zhvendosen sa hap e mbyll syte pas hekurave te nje burgu eshte panorama qe servir per spektatorin e TIFF-it oret e vona te mbremjes se djeshme. Ishte nje e vertete e madhe, e perplasur ne fytyrat e spektatoreve, e vertete mbi te cilen s'mund te mos reflektoje gjate, edhe pasi filmi mbaroi. TIFF nuk do te thote vetem gare e filmave te shkurter per cmimet e festivalit, por edhe filma artistike me mesazh te gjate kane mberritur ne Tirane, jehona e te cileve ka qene e madhe jo vetem ne vendet ku jane prodhuar, por sidomos ne festivalet prestigjioze nderkombetare. I tille qe edhe "Eduard", i cili me gjase u perfaqua me shume prej nesh, pasi per ne fliste. Per nje djale shqiptar, qe rendi te largohej nga Shqiperia me nje enderr te madhe, ate te shnderruarit ne nje yll rroku. Angeliki Antoniu ka qene jo pak i pranishem ne mediat shqiptare keto dite, pasi filmi i saj per "dramat shqiptare" ka qene i nominuar per cmim "Oskar" ne seksionin e filmit me te mire te huaj me metrazh te gjate.
Gjendja kaotike e kosovareve ne TIFF
Krijime te regjisoreve kosovare nuk i mungojne aspak ketij festivali, madje cdo vit numri i tyre vijon e shtohet. Paraditja e djeshme shenoi projeksionin e nje filmi, qe pasi mbaronte, nuk mund te mos reflektoje. "Hekurishtja" dhe regjisori Burim Haliti sollen ne vemendjen e shikuesve te festivalit nje imazh, sa te qarte aq edhe te turbullt te asaj cka vertet po ndodh ne Kosove. Skamja eshte ajo qe mbizoteron dhe shtyn njerez te bejne zgjedhje te gabuara. Derbes, personazhet e tij flasin pa droje, ashtu sic ne te perditshmen e tyre flasin me femijet, bashkeshortet apo edhe ata qe i rrethojne. Prej ketu reflektohen edhe ato probleme te medha, skamje e tejskajshme, aspak mundesi per te shkuar perpara. E per sa kohe kjo gjendje te mbreteroje ne Kosove, me gjase ne skenen e teatrit te tyre dhe dublat e filmave, do te kemi shfaqje te tille. Shfaqje te problemeve te mprehta te ketyre njerezve, qe enden per te gjetur ne zgjidhje dhe pak prehje dhe e kane veshtire te mberrijne tek ajo.