Zgjedhja e Ina Rames ne krye te organit te akuzes ka rihapur gjyqin brenda opozites. Gishti tregues po perpiqet te gjeje 11 deputetet, votat e te cileve duket se befasuan edhe mazhorancen. Kater muaj pasi votat e se majtes zgjodhen Bamir Topin President, i njejti fenomen ka betonuar Kryeprokuroren Ina Rama. Grupi i gjashte "tradhtareve" siē i quajti kryesocialisti Rama ne ate kohe, ka gjetur jo rastesisht edhe miq te rinj. Pritet qe pas kthimit te kryetarit nga Gjermania ne partine me te madhe te se majtes, te filloje nje proces analize rreth votimit te fundit.
Votimi
Ne seancen e para dy diteve ne Kuvend, munguan plot 19 deputete te majte e te djathte. Mes tyre ishte Fatos Nano, Bukurosh Stafa, Durim Lamaj, Luan Memushi, Sadri Abazi, Blendi Klosi, Flamur Hoxha, Diana Ēuli e Marko Bello. E ndonese opozita kishte marre vendim per te hyre ne seance, aty munguan me voten e tyre, si per ironi kater kryetaret e byrose se opozites, Ilir Meta, Skender Gjinushi, Neritan Ceka dhe Paskal Milo. Kete liste te mungesave te majta, qe me shume se kaq deshmojne per ēorganizim total futet edhe vet kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj. Ne te djathte ra ne sy mungesa e pese deputeteve; Vangjel Dule, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Genc Sharku dhe Leonard Solis. Ne total, Kuvendi ka 140 deputete, ndersa ne votimin e Kryeprokurores moren pjese 121 te tille. E djathta normalisht ka te deklaruara 82 mandate deputetesh, te cilave duke i zbritur pese votat e munguara shkojne ne 77 te tilla. Nisur nga numri prej 83 votash qe mori Ina Rama, rezulton se gjashte vota kane ardhur nga e majta. Nese shtojme ketu edhe pese votat abstenime, numri shkon ne total tek 11 vota. Pra plot 11 deputete te opozites kane qene jashte kontrollit te grupimeve te tyre politike. Grupi i mbeshtetesve te ish-kryetarit te mbetur jashte ketyre listave te mungeses perfshin Taulant Deden, Durim Hushin, Elmaz Sherifin, Hamit Kosten, Petro Koēin, Paulin Sterkajn, Rajmonda Stefen, Besnik Dervishin e Rrapush Tolen.
Analiza
Burimet nga selia roze sqarojne se votimi i dy diteve me pare nuk do te kaloje lehtesisht. Socialistet pritet te analizojne ne detaje shthurjen e radhes ne votimin per Kryeprokuroren. Fenomeni i njejte ne permasa me te vogla numerike ndodhi kater muaj me pare ne votimin per kreun e shtetit. Ne ate kohe, gjashte deputete, hapur moren pjese ne votim ndryshe nga sa ishte deklaruar prej byrose se opozites. Keta qe me vone u cilesuan "6 tradhtaret" ishin Hamit Kosta, Taulant Dedja, Durim Hushi, Durim Lamaj, Paulin Sterkaj dhe Bukurosh Stafa. Por teksa ate here ishte me i thjeshte zbulimi, per shkak se ata u vetidentifikuan, ne votimin e fundit do te jete shume e veshtire te drejtosh gishtin per shkak se ne proces moren pjese shume deputete te majte dhe vota ishte e fshehte. Nuk dihet se cila do te jete vendimmarrja, kesaj here kur gishti duket se eshte drejtuar me forme afrofeje drejt mbeshtetesve te ish-kryetarit Fatos Nano. Ajo ēka duket e sigurte eshte fakti se opozita e majte ka kaluar ne gjendje kome ne sallen e Kuvendit.
Sollaku i dorezon zyren Rames
Kryeprokurorja shkon ne prokurori nen shoqerine e keshilltarit te Topit
Kryeprokurorja e re, Ina Rama, ka preferuar pasditen e djeshme per tu paraqitur ne organin e akuzes. Rreth ores 16:15, me nje automjet tip "Benz", e shoqeruar nga sekretari i pergjithshem i Presidences, Arben Cici, si dhe nga nje eskorte e Gardes se Republikes, 35-vjeēarja ka ngjitur per here te pare shkallet qe te dergojne ne postin e Kryeprokurorit. Ne hyrje te godines, Rama nuk eshte pritur nga asnje zyrtar i organit te akuzes, ndersa ne zyre qendronte ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ky i fundit kishte mberritur ne prokurori nje ore pas "vizites" se Rames.
Takimi
E shoqeruar nga dhjetera punonjes te Gardes se Republikes, Ina Rama ka hyre ne mjediset e Prokurorise se Pergjithshme, teksa eshte drejtuar ne katin e dyte te saj, ne zyren e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ky i fundit, per disa minuta, se bashku me drejtuesit e gjashte drejtorive ne akuzen qendrore, ka zhvilluar nje takim me Kryeprokuroren, e cila shoqerohej me sekretarin e pergjithshem te Presidentit, Arben Cici. Burime nga pjesemarresit ne takim, thane se Cici ka prezantuar para Sollakut dhe drejtoreve Kryeprokuroren e re, Ina Rama, e cila ka marre mandatin pas votimit te Kuvendit te Shqiperise. Nga ana tjeter, ish-kryeprokurori Sollaku i ka shprehur urimet pasardhesit te tij, ndersa me pas i ka bere nje rezyme institucionit qe ka drejtuar pergjate 66-muajve. Sipas te pranishmeve, ish-kryeprokurori ka kryer aktin civil, duke i lene stafeten Rames. Kjo e fundit ka marre ne "dorezim" ēelesat dhe dosjet qe e presin te analizohen. Ajo pritet te kryeje nje takim me drejtoret ne akuzen qendrore.
Ceremonia
Gjate pasdites se djeshme, Kryeprokurori Sollaku ka mbledhur stafin e ngushte te tij. Nje ore para mberritjes se Kryeprokurores se re, Sollaku ka zhvilluar nje takim te fundit me vartesit e tij, te cilet i ka falenderuar per punen ne keto pese vjet e gjysme nen drejtimin e tij te organit te akuzes. Sipas te pranishmeve, takimi ka qene nen frymen e anes zyrtare dhe protokollare, pa nje koktej. Me mberritjen e Rames, Sollaku i ka dhene fund karrieres ne krye te organit te akuzes. Ai eshte Kryeprokurori me jetegjate ne Shqiperi, ne Shqiperine pluraliste. Sollaku, tashme 45 vjeē, ka qene keshilltar i dy presidenteve, Sali Berishes dhe Rexhep Meidanit. Ne vitin 1992, pas nderrimit te regjimeve, eshte emeruar keshilltar juridik i Presidentit, post te cilin e ka mbajtur edhe gjate ndryshimit te pushtetit, ne vitin 1997. Pedagog ne Fakultetin e Drejtesise, Sollaku ka kandiduar edhe per deputet ne vitin 1996 ne Qarkun e Fierit si perfaqesues i Partise Demokratike. Me kompromis te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, Theodhori Sollaku u zgjodh me 29 mars te vitit 2002, Prokuror i Pergjithshem. Gjate kohes qe ai eshte ne drejtimin e organit te akuzes jane zbuluar dhe arrestuar anetaret e shume bandave kriminale, ku permendet dergimi ne gjykim i dosjeve te organizatave kriminale "Hakmarrja per Drejtesi", banda e Aldo Bares, si dhe organizatat kriminale te Durresit, me ne krye Lul Berishen.
Largimi
Nderkaq nen ze, punonjes te akuzes qendrore deklarojne se Sollaku ka fituar nje burse per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pas shkarkimit te tij nga Kuvendi i Shqiperise. Megjithate, zyrtaret nuk japin shume detaje, duke u mjaftuar me formulen se kjo eshte ēeshtje personale e titullarit te institucionit
Puna
Por disa prej tyre, deklarojne se ish-kryeprokurori mund te hape nje studio ligjore, ne formen e avokatise per te vazhduar punen ne Shqiperi. Megjithate nuk perjashtohet mundesia e punesimit te tij ne ndonje subjekt politik apo ne ndonje firme private si keshilltar juridik apo jurist
Reportazhi
Ne pritje te shefes se re... frike nga reforma njerezore
Si do te jete Kryeprokurorja e re!? E njeh... Ndikohet nga persona te tjere? Keto jane pyetjet qe kane "pushtuar" organin qendror te akuzes, ndersa dhjetera zyrtare presin me ankth prezantimin e Ina Rames, Kryeprokurores se emeruar nga Presidenti Bamir Topi dhe e miratuar nga Kuvendi i Shqiperise, dy dite me pare. Ne oret e para te mengjesit te djeshem, disa gazetare qendronin ne hyrje te Prokurorise se Pergjithshme, pas disa informacioneve te ardhura nga stafi i ngushte i ish-kryeprokurorit. Fjalet ishin se: Theodhori Sollaku do te lere detyren ne mesdite pas takimit me Ina Ramen. Madje stafi i tij deklaronte se "shefi" do te dorezonte zyren dhe do ta uronte prokuroren e re per detyren qe do te mbaje. Me gjithe pritjen e gjate, Kryeprokurorja ka preferuar pasditen e djeshme per tu paraqitur ne akuzen qendrore, madje duke shmangur nje pjese te punonjesve, tashme vartes te saj.
Frike nga levizjet...
Pas emerimit te Ina Rames, ne postin e Kryeprokurores, zyrtare nga akuza qendrore thane se i druhen nje reforme njerezore ne organin e akuzes. Sipas tyre, Rama pritet te transferoje ne prokurorite e rretheve nje numer te konsideruar prokuroresh qe punojne ne organin qendror te akuzes. Prokuroret, deklarojne nen ze, se pothuajse te gjithe drejtoret ne Prokurorine e Pergjithshme, te cilet deri ne momentin e shkarkimit te Sollakut kane pasur rolin e zevendesit te tij, pritet te transferohen ne prokurorite e rretheve. Gjithsesi deklarojne se nje gje e tille pritet vetem te formalizohet, pas marrjes zyrtare te postit.
Situata ne prokurori
Thashethemet vazhdojne te qarkullojne ne Prokurorine e Pergjithshme, te Krimeve te Renda, ne ate ne Tiranes pa harruar edhe prokurorite e rretheve. Tema e bisedes ka qene emerimi dhe miratimi i Kryeprokurores se re, Ina Rama. Nje pjese e tyre kane mbetur te shtangur ne momentin e emerimit te saj ne postin e Kryeprokurorit. Te paret qe jane ndjere te sigurt ne radhet e punonjesve te akuzes, kane qene prokuroret qe kane mbaruar magjistraturen. Sipas tyre, emerimi i saj ne postin e Kryeprokurorit eshte nje shenje e mire per sistemin e drejtesise, pasi vete Rama ka mbaruar magjistraturen. Ndersa te tjere shprehen me pak besues per zgjedhjen e politikes. Ata shprehen se pervoja gjate ushtrimit te punes si gjyqtar dhe prokuror mund te ishte favor i madh ne mbarevajtjen e organit te akuzes. Nje pjese e prokuroreve dhe hetuesve kane "siguruar" edhe ulje-ngritjet, ne baze te thashethemeve, ku disa prej tyre kane shkuar "de jure" ne Prokurorine e Pergjithshme dhe disa te tjere jane transferuar ne prokurorite e rretheve. Megjithate, dhjetera punonjes te tjere kane vazhduar normalisht punen, teksa kane perfaqesuar organin e akuzes ne Gjykate, e duke punuar ne zyre. Nuk kane munguar edhe levizjet e prokuroreve dhe hetuesve ne rrethet e Shqiperise per marrjen ne pyetje te te dyshuarve.