AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 INA RAMA : Femra e pare kryeprokurore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

INA RAMA : Femra e pare kryeprokurore Empty
MesazhTitulli: INA RAMA : Femra e pare kryeprokurore   INA RAMA : Femra e pare kryeprokurore Icon_minitimeSat Nov 24, 2007 5:53 pm

Ina Rama do te drejtoje qe nga sot institucionin e Prokurorise se Pergjithshme. E para femer ne historine e vendit qe merr nje post te tille, duke drejtuar organin e akuzes, mjaft i akuzuar deri me tani nga te gjitha krahet e politikes dhe qe ka qene nje "patate" e nxehte per te gjithe titullaret. Qe diten e pare, biondja e Prokurorise se Pergjithshme, tashme eshte cilesuar nga kreu i qeverise nje "Silvia Konti" shqiptare, megjithese ende nuk ka dhene proven e pare per dosjet e nxehta, perfshi dhe ate te ministrit Basha, qe i ka lene "trashegim" paraardhesi i saj. Pas nje lufte dyvjecare, mazhoranca arriti te shkarkoje dje Prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku dhe cuditerisht te miratoje bindshem me 83 vota kreun e ri dhe kete here me ndihmen e opozites se majte.

Perfundimi i votimit te fshehte te zhvilluar per emerimin ne detyren e Kryeprokurores Ina Rama cuditi te gjithe deputetet. Rama arriti te marre jo pak, por 83 vota pro, 33 kunder dhe 5 abstenim. Rezultat ky qe tregon qartazi se dhe deputete te majte kane mbeshtetur zgjedhjen e Kryeprokurores, ndersa te tjere preferuan te qendrojne neutrale, duke abstenuar, por nuk dhane voten kunder. Ne rastin me te mire, mazhoranca e djathte ne pushtet numeron 82 vota ne Kuvend, por dje ne votim mungonin pese deputete te mazhorances ne pushtet si Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Leonard Solis e Vangjel Dule, Genc Sharku. Me zbritjen e tyre, mazhorances i mbeteshin 78 deputete e per cudi Ina Rama u votua me 83 vota. E para qe votoi per te ishte Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila nuk mundi te prese radhen per te dhene voten. Pas saj, votoi Kryeministri Sali Berisha, qe duke qeshur pergezonte deputetet e djathte per Kryeprokurorin e ri.

Deputetet e opozites, votuan me pertese e bashkerisht, duke mos e respektuar dhe dhomen e fshehte. Njeri pas tjetrit, deputetet e opozites e quajten procesin antikushtetues dhe jo transparent. Madje, nenkryetari Erion Brace foli per renie te demokracise dhe sistemit te drejtesise. Kryeprokurorja e re, Ina Rama, aktualisht eshte gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per Krime te Renda, por njekohesisht dhe anetare e Kolegjit Zgjedhor. Rama eshte diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise dhe ka perfunduar edhe shkollen e Magjistratures, ku eshte renditur e para. Ajo e nisi karrieren e saj si gjyqtare ne Durres, vendin e lindjes, ku u punesua si gjyqtare e shkalles se pare. Rama punon dhe si pedagoge e jashtme ne universitetin "Aleksander Moisiu", po ne Durres dhe zoteron mire dy gjuhe te huaja, anglisht dhe italisht. Pasardhesja e Sollakut, ka kryer mjaft kualifikime profesionale dhe per nje periudhe dyvjecare ka punuar dhe ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Lushnje. Nga janari i ketij viti, gezon statusin e ekspertes ne programin e trajnimit vazhdues per gjyqtaret, te realizuar nga shkolla e magjistratures.

Votimi :

121 deputete votuan :

83 vota pro
33 vota kunder
5 vota abstenim

Munguan ne votim :

Fatos Nano
Sadri Abazi
Diana Culi
Vangjel Dule
Skender Gjinushi
Flamur Hoxha
Blendi Klosi
Luan Memushi
Ilir Meta
Nard Ndoka
Spartak Ngjela
Genc Sharku
Leonard Solis
Neritan Ceka
Marko Bello
Durim Lamaj
Bukurosh Stafa
Valentina Leskaj
Paskal Milo

Berisha: Eshte zgjedhja me e studiuar qe ka bere Presidenti, si Silvia Konti. Sepse eshte nje gjyqtare me profesionalizem te larte dhe i duhet vendit nje Silvia Konti.

Bejtaj: Jam dakord qe vendit i duhet nje Silvia Konti, por jo te prezantohet nga nje Tano Karrizi.

Numrat Te majtet, vote per Ina Ramen

Opozita percahet ne zgjedhjen e Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama. Ashtu si ne zgjedhjen e Presidentit, deputete te majte ndihmuan dje per zgjedhjen e Rames ne krye te organit te akuzes. Ndonese votimi u krye i fshehte dhe me kuti, numri i larte i votave qe mori Rama, tradhtoi te majtet. Te pakten pese deputete te opozites kane votuar pro zgjedhjes se Rames ne Prokurorine e Pergjithshme, nderkohe qe pese te tjere preferuan te abstenojne dhe jo te japin voten kunder. Rama u zgjodh me 83 vota, ne nje kohe kur mazhoranca ne rastin me te mire merr 82 vota ne Kuvend dhe dje mungonin jo pak, por pese deputete: Nard Ndoka, Vangjel Dule, Leondard Solis, Spartak Ngjela dhe Genc Sharku. E me keto mungesa, te djathtet arriten te kapin jo pak, por 83 vota. Sapo ne salle numri i votave pro Rames si Kryeprokurore i kaloi te 70-tat deputetet e mazhorances brohoriten e duartrokiten per drejtuesen e ri te prokurorise.

Jeteshkrimi:

Emri : Ina
Mbiemri : Rama
Ditelindja : 1972
Vendbanim : Durres
Status : E martuar
Studimi : Diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise, Tirane

1999-2002 Perfundon shkollen e Magjistratures renditet e para

Eksperienca :

1996 : Nis si ndihmesgjyqtare ne Durres
2001 : Punesohet si gjyqtare ne Gjykaten e Shkalles se Pare Durres
2005 - 2007 : Gjyqtare ne Gjykaten e Apelit per krime te renda
2005 – 2007 : Anetare e Kolegjit Zgjedhor

Pedagoge e jashtme ne Universitetin "Aleksander Moisiu", Durres

Anglisht : Shume mire

Italisht : Shume mire

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
INA RAMA : Femra e pare kryeprokurore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Berisha-Rama, shkrijne akujt
» Haxhi Rama, 20 vjet humor
» GJeja e pare...
» Viktima e pare e internetit
» Dashuria Me Shikim Te Pare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: