AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Niveli i kredise i larte ,20 miliarde vetem ne 3 mujorin ...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Niveli i kredise i larte ,20 miliarde vetem ne 3 mujorin ... Empty
MesazhTitulli: Niveli i kredise i larte ,20 miliarde vetem ne 3 mujorin ...   Niveli i kredise i larte ,20 miliarde vetem ne 3 mujorin ... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 5:52 pm

Niveli i kredisė i lartė, 20 miliardė vetėm nė tremujorin e tretė 2007

Tregtia dhe ndėrtimi rezultojnė ndėr sektorėt mė tė kredituar. Stoku i kredisė nė fund tė tremujorit ishte 255 miliardė lekė, ose sa 27 pėr qind i PBB-sė

Kredia bankare pėr ekonominė e vendit vazhdon qė tė ketė ritme mjaft tė larta, ndėrkohė qė bankat e nivelit tė dytė vazhdojnė tė kreditojnė subjektet e ndryshme. Vetėm gjatė tremujorit tė tretė, kredia pėr ekonominė ėshtė rritur me 20 miliardė lekė. Stoku i kredisė nė fund tė tremujorit ishte 255 miliardė lekė, ose sa 27 pėr qind i PBB-sė.
Njė pjesė e ekspertėve tė ekonomisė, pėrfshi edhe ata tė Bankės Qendrore, si dhe vetė guvernatori Ardian Fullani, e shohin me shqetėsim nivelin mjaft tė lartė tė kreditimit nė ekonomi, nė njė kohė qė njė pjesė tjetėr mendon se “bankat kanė njė kapital mjaft tė madh financiar dhe aktualisht qarkullon vetėm njė pjesė e vogėl parash, nė njė kohė qė mund tė kreditohet njė sasi edhe mė e madhe”. Po sipas ekspertėve optimistė tė ekonomisė, “rritja e shpejtė e kredisė pėr ekonominė nė vitet e fundit ka krijuar premisat pėr gjallėrimin e shpejtė tė kėrkesės sė brendshme nė ekonomi”. Dhe ky ndikim bėhet mė i ndjeshėm po t’i referohemi rritjes sė kredisė konsumatore, e cila ushqen nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė sentimentet e agjentėve ekonomikė pėr tė konsumuar mė shumė, duke ēuar nė gjallėrimin e presioneve inflacioniste nė ekonomi. Aktualisht raporti i kredisė pėr ekonominė ndaj ofertės monetare paraqitet i qėndrueshėm, nė 34 pėr qind. Nė tremujorin e tretė, kredia ka vijuar tė zgjerohet me norma tė larta rritjeje prej mesatarisht 54 pėr qind ose 89 miliardė lekė, nė terma vjetorė.

Kėrkesa pėr kredi

Pjesa mė e madhe e rritjes sė kredisė ka ardhur si rezultat i rritjes sė kėrkesės sė bizneseve pėr fonde. Niveli i kredisė sė re tė akorduar nė muaj, mesatarisht prej 21 miliardė lekėsh, ka vijuar tė qėndrojė nė nivelet maksimale mujore. Struktura e kredisė sipas valutės nuk ka shėnuar ndryshime tė ndjeshme gjatė tremujorit tė tretė. Kredia nė valutė vazhdon tė dominojė portofolin e kredisė, duke pėrbėrė rreth 70.2 pėr qind tė tij. Prej mėse dy vjetėsh, portofoli i kredisė nė lekė karakterizohet nga zbutjet e ritmeve tė rritjes, qė megjithatė vazhdojnė tė mbeten nė nivele tė larta. Nė tremujorin e tretė kredia nė lekė u rrit mesatarisht me 53 pėr qind, krahasuar me 63 pėr qind qė pasqyroi nė tremujorin e dytė tė vitit. Ndėrkohė qė ritmet e rritjes sė kredisė nė valutė janė mė tė larta se ato tė gjashtėmujorit tė parė tė vitit, duke u barazuar me zgjerimin vjetor tė kredisė nė lekė. Kjo ecuri pozitive i dedikohet kėrkesės sė lartė qė ka sektori privat, kryesisht bizneset, pėr financim nė monedhė tė huaj.

Portofoli i kredisė

Portofoli i kredisė pėr bizneset, nė tremujorin e tretė tė vitit arriti nė 17 pėr qind tė PBB-sė. Banka e Shqipėrisė, nė raportin e fundit tė saj mbi gjendjen e ekonomisė nė vend, bėn tė ditur se, “portofoli i kredisė ka vazhduar tė zgjerohet edhe gjatė muajit tetor, duke reflektuar njė rritje tė qėndrueshme nė treguesit e saj”. Sipas BSH-sė, rritja vjetore e kredisė vazhdon tė jetė e lartė dhe llogaritet nė rreth 52 pėr qind, ndėrkohė qė ritmi i rritjes sė saj pėr bizneset ėshtė rreth 44 pėr qind, ndėrsa ai i rritjes pėr individėt rreth 68 pėr qind. Ky fakt, sipas BSH-sė, reflekton kėrkesėn e lartė pėr financim nga sistemi bankar. Gjatė kėtij tremujori nuk ka pasur ndryshime tė rėndėsishme nė shpėrndarjen sektoriale tė kredisė pėr biznese. Tregtia, ndėrtimi dhe industria pėrpunuese vazhdojnė tė jenė sektorėt mė tė kredituar nė ekonomi, duke thithur sė bashku rreth 73 pėr qind tė totalit tė kredisė pėr biznese. Dinamika e kėtij portofoli nxjerr nė pah se nė ndryshim nga tremujori i parė i vitit, ku kreditimi i bizneseve u karakterizua nga rritje pėr investime nė makineri dhe pasuri tė paluajtshme, nė tremujorin e dytė dhe atė tė tretė, zgjerimi i kėrkesės sė bizneseve pėr kredi u fokusua nė mbulimin e nevojave pėr likuiditet, qė pėrfshin kredia pėr overdraft dhe kapital qarkullues. Vėshtirėsitė e shfaqura nė aktivitetin ekonomik tė bizneseve, si pasojė e mungesės sė furnizimit me energji gjatė verės, mendohet tė kenė nxitur kėrkesėn pėr fonde afatshkurtėr nga bizneset.

Interesat e kredive

Nė muajt korrik-gusht, nivelet e interesave tė kredisė u rikthyen pranė mesatares historike tė tyre. Nė fund tė gushtit, interesi mesatar i ponderuar pėr kredinė u rrit nė 13.50 pėr qind ose 0.52 pikė pėrqindjeje mė lart se nė muajin qershor dhe 0.95 pikė pėrqindjeje mė lart se njė vit mė parė. Pavarėsisht se interesat e kredisė luhaten nga njė periudhė nė tjetrėn, ndikuar nga ndryshime strukturore nė kredidhėnie, nė dy vitet e fundit vihet re njė prirje pėr rritjen e interesave pėr kredinė afatshkurtėr (0-6 muaj) dhe uljen e atyre pėr kredinė afatmesme (1-3 vjet) nė lekė. Interesat nė valutė janė rritur nė pėrputhje me kushtet monetare tė bankave tė tjera qendrore. Interesat e depozitave 12-mujore nė euro, shėnojnė pėrkatėsisht 4.08 pėr qind ose 0.64 pikė pėrqindjeje mė lart se njė vit mė parė, periudhė brenda sė cilės, norma e interesit bazė pėr euron ka ndryshuar me 1.00 pikė pėrqindjeje. Diferenca midis interesave nė lekė dhe nė euro, mbetet pozitive nė masėn 1.50 pikė pėrqindjeje. Interesat pėr kredinė nė euro, sikurse pėr atė nė lekė, janė tė luhatshėm, megjithatė nė dy vitet e fundit kanė treguar njė rritje tė lehtė. Interesi mesatar i ponderuar pėr kredinė nė euro shėnoi 8.48 pėr qind nė muajin gusht ose 0.30 pikė pėrqindjeje mė lart se mesatarja vjetore.

Tabelė
Kredia pėr bizneset dhe individėt (rritja vjetore mesatare e 3-mujorėve nė %)

Lloji Tremujori I ‘07 Tremujori II ‘07 Tremujori III ‘07
Kredia pėr bizneset 54.0 50.6 46.6
Pėr kapital qarkullues 47.8 64.2 62.0
Pėr investime 59.0 40.9 36.0
Kredia pėr individėt 68.4 68.6 67.1
Pėr konsum 101.2 100.9 107.9
Pėr pasuri tė paluajtshme 91.5 53.9 60.0

Rritja e normės bazė tė Lekut rrit interesat e depozitave

Depozitat nė lekė kanė vijuar tė rriten pėr tė gjitha maturitetet. Interesi mesatar i ponderuar i depozitave 12-mujore arriti nė 5.56 pėr qind, nė muajin gusht ose 0.44 pikė pėrqindjeje mė lart se njė vit mė parė. Rritja e normės bazė tė interesit nė fund tė muajit shtator 2007 dhe pėrcjellja e saj te normat e interesit nė tregun e parasė, do tė orientojė rritjen e mėtejshme tė interesave tė depozitave nė lekė, nė tremujorin e katėrt tė vitit. Diferenca e tyre me interesat pėr kredinė nė lekė ėshtė e luhatshme, nė varėsi tė ecurisė sė interesave. Nė tremujorin e dytė kjo diferencė u ul nė 8.33 pikė pėrqindjeje, nėn mesataren (prej 9.26 pikė pėrqindjeje), kur me rritjen e ofertės pėr kredi dhe promovimin e paketave tė ndryshme, u vu re ulja e normave tė interesit pėr kredinė nė lekė. Struktura kohore e depozitave tė sistemit bankar ėshtė zhvendosur lehtė drejt depozitave me afat, gjatė vitit 2007. Kjo tendencė ėshtė vėrejtur kryesisht nė ecurinė e depozitave nė lekė. Nė muajin gusht, depozitat pa afat nė lekė pėrbėjnė 22.7 pėr qind tė depozitave totale nė lekė, kundrejt 27.4 pėr qind nė muajin gusht tė njė viti mė parė. Gjatė muajve tė fundit, ky raport rezulton i pandryshuar. Struktura kohore e depozitave nė valutė ėshtė ruajtur e pandryshuar. Nė 2007-n, pesha e depozitave pa afat nė valutė ndaj totalit tė depozitave nė valutė ėshtė luhatur nė intervalin 30-35 pėr qind, pa shprehur tendenca ndryshimi. Kundrejt tremujorit tė fundit tė vitit 2006 ky raport rezulton rreth 3.5 pikė pėrqindjeje mė i ulėt. Nė tėrėsi, ecuria e depozitave totale tė sistemit bankar ėshtė dominuar nga ndryshimet nė strukturėn e depozitave nė lekė.

Rezerva valutore, 1.5 miliardė euro pėr muajin shtator

Rezervat valutore tė autoritetit monetar nė fund tė muajit shtator tė vitit 2007 shėnuan nivelin 1.5 miliardė euro, duke qenė e mjaftueshme pėr tė mbuluar rreth 4.2 muaj importe mallrash dhe shėrbimesh. Sipas BSH-sė, flukset hyrėse tė mjeteve valutore nė formėn e kapitaleve financiare u reflektuan nė rritje tė Rezervave tė Autoritetit Monetar me rreth 173 milionė euro. Ndėrsa gjatė muajit tetor, leku u forcua kundrejt dollarit amerikan dhe euros pėrkatėsisht me 3.6 pėr qind dhe 1.2 pėr qind, bėri tė ditur BSH-ė. Sipas BSH-sė, mbiēmimi i ndjeshėm i lekut kundrejt valutės sė gjelbėr ėshtė ndikuar kryesisht nga zhvillimet nė tregun ndėrkombėtar, ku dollari ka humbur ndjeshėm terren kundrejt euros. Ndėrsa nė tregun vendas, zhvillimet nė raportet kėrkesė-ofertė kanė mbėshtetur forcimin e lekut kundrejt euros. Nga ana tjetėr, BSH-ė vėren se mungesa e kėrkesės sezonale ėshtė shoqėruar nga njė ofertė mė e lartė e bankave pėr valutė (si pasojė e konvertimit tė kapitalit tė disa bankave), duke rezultuar nė njė mbiēmim tė monedhės vendase.

INSTAT: “Indeksi i shitjeve tė ushqimeve rritet me 3 pėr qind”

Indeksi i shitjes pėr grupin "Artikuj tė pėrzier kryesisht ushqimorė, pije, duhan nė njėsi tregtare jo tė specializuara", nė tremujorin e tretė tė kėtij viti u rrit me 3 pėr qind, krahasuar me tremujorin e dytė. Sipas tė dhėnave mė tė fundit tė publikuara nga INSTAT-i, indeksi i shitjes ishte me i lartė nė muajin Shtator tė kėtij tremujori, ndėrsa rezultoi 5.6 pėr qind mė i lartė se nė muajin shtator tė vitit 2006. Prodhimi industrial, pėr tė katėrtin tremujor radhazi, ka shėnuar norma tė larta rritjeje vjetore, duke realizuar njė rritje vjetore prej rreth 20 pėr qind nė vėllimin e shitjeve, bėn tė ditur BSH-ja, nė raportin e saj mbi zhvillimin e ekonomisė. Sipas BSH-sė, njė nga faktorėt kryesorė qė ka ndikuar nė kėtė rritje janė investimet e huaja direkte, tė cilat kanė siguruar njė ndihmė tė konsiderueshme pėr aktivitetin ekonomik tė vendit. Raporti i BSH-sė, vėren se mbėshtetja e biznesit nė njė bazė mė tė mirė financiare, si nėpėrmjet sistemit bankar, ashtu edhe nė burimet vetjake, ėshtė reflektuar nė rritjen e prodhimit tė disa prej sektorėve mė tė rėndėsishėm tė ekonomisė si industria dhe tregtia.

Vlorė-Brindizi, vihen nė punė tragete tė reja

Nė linjėn detare Vlorė-Brindizi po ofrohen tragete nė gjendje tė mirė teknike dhe me moshė prodhimi relativisht tė re. Shefi i kapitenerisė sė portit, Anastas Goga, deklaron se “krahas trageteve “Veronika-Lines” dhe “Red-Star”, nė kėtė linjė do tė pėrfshihet dhe njė mjet tjetėr i kėtij lloji, qė ka parametra tė ngjashme dhe ofron komoditet nė udhėtim”. Sipas Gogės, tragetet e mėsipėrme po zėvendėsojnė gradualisht mjetet e mėparshme lundruese qė funksiononin nė linjėn detare Vlorė-Brindizi dhe qė kishin njė moshė prodhimi relativisht tė vjetėr. Pėrmes kėtij procesi janė pėrmirėsuar ndjeshėm standardet e shėrbimit dhe parametrat e garancisė sė udhėtimit me tragete. Ardhja e trageteve me njė shkallė komoditeti mė tė lartė ėshtė shoqėruar me rritje tė interesit dhe tė fluksit tė qytetarėve qė udhėtojnė drejt Italisė. Sipas burimeve tė kapitenerisė sė portit Vlorė, numri i personave qė kanė preferuar udhėtimin me traget nė linjėn detare Vlorė-Brindisi ka qenė tė paktėn 5 pėr qind mė i lartė gjatė kėtij viti, krahasuar me njė vit mė parė.

1 dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Niveli i kredise i larte ,20 miliarde vetem ne 3 mujorin ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetem nje fjale ....
» Mirenjohja , nje virtut i larte njerezor
» ARMADA TOSKA : Me Ermalin nuk shihemi vetem kur ai punon DJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: