AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 "Muri i Demės"shndėrrohet nė kanal ujėsjellėsi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

"Muri i Demės"shndėrrohet nė kanal ujėsjellėsi Empty
MesazhTitulli: "Muri i Demės"shndėrrohet nė kanal ujėsjellėsi   "Muri i Demės"shndėrrohet nė kanal ujėsjellėsi Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 8:59 pm

• Shkatėrrohet “Muri i Demės”. Prej katėr ditėsh njė firmė ndėrtuese ka pri-shur njė pjesė tė kėtij monumenti kulture, qė i pėrket shekullit IV para Krishtit.

Shpresa Dine

Ky mur ėshtė njė nga objektet e pėrdorur nė mbrojtje tė Qytetit Antik tė Butrintit. E pikėrisht ėshtė firma ndėrtuese INBEST sh.p.k. nga Fieri, ajo e cila po kryen punimet pėr kalimin e tubacioneve tė ujėsjellėsit tė Ksamilit. Muri i shkatėrruar kap gjerėsinė nėntė metra dhe me gjatėsi pesė metra. Ndėrsa muri arrin nė lartėsinė deri njė metėr. Nė kėtė pjesė tė objektit janė bėrė gėrmimet pėr tė kaluar tubacionet e ujėsjellėsit. Pėrgjegjėsi i zyrės sė Monumenteve tė Kulturės nė Sarandė, Feruz Shabani, tregon pėr gazetėn, se "Muri i Demės" ėshtė monument kulture i kategorisė sė parė, dhe numėrohet ndėr 115 monumentet e kulturės qė ka rajoni Sarandė - Delvinė. Fillimet e veta muri i ka buzė liqenit tė Butrintit nė krahun lindor dhe vazhdon pjesa perėndimore e tij deri buzė ujit nė detin Jon. "Kemi kontaktuar me pėrfaqėsues tė kėsaj firme dhe ata kanė mbajtur njė qėndrim indiferent dhe mospėrfillės, ndaj kėtij fenomeni. Kemi kontaktuar edhe me inspektoratin e Policisė Ndėrtimore nė Sarandė me komisariatin e policisė nė Ssarandė dhe me organe tė tjera kompetente dhe jemi duke ndjekur tė gjitha praktikat dhe procedurat ligjore pėr kėtė ēėshtje, por deri tani asgjė konkrete. Madje sė bashku me departamentin arkeologjik tė rajonit kemi shkuar nė vend, kemi bėrė evidentimin e ngjarjes, kemi marrė masa tė tjera tė pėrcaktuar nė ligjin 9048 "Pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore arkeologjike", shprehet pėr gazetėn Shabani.

Kur keni rėnė nė kontakte pėr prishjen e Murit tė Demės?

Prishja ėshtė konstatuar para katėr ditėsh. Dhe aktualisht firma vazhdon punimet nė pjesėn tjetėr. Mesa di unė kjo firmė ndėrtimi ka konflikt edhe me Drejtorinė e Pyjeve dhe Kullotave, sepse edhe pjesa tjetėr ku vazhdojnė ata ėshtė pronėsi e kėsaj ndėrmarrjeje. Tė tilla punime qė kryhen qė nė fazėn e hartimit dhe miratimit tė projektit duhet tė merren nė konsideratė kėto fakte qė thamė. Nuk ka se si tė hartohet njė projekt i tillė, kur gjatė kėsaj faze ėshtė parė fare qartė dhe dukshėm se nė kėtė pikė ekziston njė monument kulture. Kjo do tė thotė se kėtu kemi defekte tė punės qė kanė ardhur shkallė - shkallė dhe qė arrijnė deri nė veprime tė tilla makabre.

Thatė se nuk keni pasur mirėkuptim nga pala tjetėr. Ēfarė keni menduar tė bėni?

Do tė bėjmė denoncim ligjor. Ne nuk e themi kėtė pėr tė bėrė disa akte thjesht formale, por ne jemi tė predispozuar qė t'i mbrojmė me fanatizėm kėto objekte monument kulture, pasi ky ėshtė objektivi ynė, promovimi i mėtejshėm i vlerave tė trashėgimisė kulturore, tė cilat janė nė funksion tė promovimit dhe tė zhvillimit tė turizmit kulturor.

A keni hasur tė tjera raste tė tilla dhe si kanė pėrfunduar?

Dua tė theksoj se Muri i Demės nuk ėshtė rasti i vetėm qė prishet "qetėsia" shekullore nė monumentet e kulturės, pasi ka edhe raste tė tjera qė firmat qė kryejnė ndėrtime tė ndryshme, dėmtojnė objekte tė tilla me vlera. Kemi hasur edhe nė gjurmė arkeologjike, siē ėshtė rasti nė godinėn e Gjykatės sė Sarandės, ku tani qė kjo godinė ėshtė nė njė rikonstruksion total tė saj, firma ndėrtuese ka konstatuar rrėnojat e njė muri tė vjetėr qė i pėrket Onhezmit tė lashtė dhe kanė vazhduar punėn si pa tė keq dhe pa vėnė nė dijeni askėnd, pra organet e specializuara qė merren me kėtė punė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
"Muri i Demės"shndėrrohet nė kanal ujėsjellėsi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "New York Times ": Si hoqi Berisha qindra oficere
» Prinderit ne panik:"Larg mostren nga shkolla... "
» Themelohet cmimi pagezuar "Niko Nikolla"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: