AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bode: Nuk parashikohet njė rritje pėr produktet e importit..

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Bode: Nuk parashikohet njė rritje pėr produktet e importit.. Empty
MesazhTitulli: Bode: Nuk parashikohet njė rritje pėr produktet e importit..   Bode: Nuk parashikohet njė rritje pėr produktet e importit.. Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:20 pm

Bode: Nuk parashikohet njė rritje pėr produktet e importit, por vetėm pėr ato vendase

Akciza do tė rritet vetėm pėr naftėn vendase

Qeveria ka ndėrmarrė njė rregullim tė rėndėsishėm tė akcizave dhe karburanteve. Kėshtu, me njė vendim tė marrė dy ditė mė parė, akciza e naftės qė prodhohet nė vend do tė ketė njė vlerė prej 10 lekė mė shumė pėr litėr. Nga 17 lekė pėr litėr qė taksohej nafta e "ARMO"-s, ajo tashmė do ta ketė dyshemenė e akcizės 27 lekė pėr litėr. Lidhur me kėtė, ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi dje se "kompania "ARMO ka patur favore, ku akciza e karburanteve ishte 17 lekė pėr litėr, ndėrkohė qė akciza pėr mallrat e importit ėshtė 37 lekė. Kemi njė diferencė shumė tė madhe, e cila dėmton nė njė farė mėnyre tregun dhe kėtė diferencė e kemi ēuar nė 10 lekė pėr litėr", u shpreh ministri Bode, sipas tė cilit, 27 lekė pėr litėr do tė jetė akciza e naftės sė brendshme dhe 37 lekė ajo e importit. Sipas Bodes, kjo do tė thotė se nuk kemi tė bėjmė me rritje tė akcizave tė karburanteve tė importit, por thjesht bėrjen mė konkurruese tė karburanteve vendase. Gjithashtu, si njė mbėshtetje e bizneseve, ministri parashikon edhe faljen e borxheve tė prapambetura. "Ne i propozojmė Kuvendit tė Shqipėrisė njė mundėsi pėr tė hequr ato detyrime, gjobat apo detyrimet e deklaruara prej njė kohe shumė tė gjatė pėr ato firma dhe kompani, tė cilat nuk ekzistojnė mė. Pra, kemi detyrime jetime tė trashėguara prej 10-15 vjetėsh nė kontabilitetin publik dhe sė dyti, pėr tė mundėsuar dhe lehtėsimin e pagimeve tė njė sėrė detyrimeve tė tjera tė kompanive aktive, tė cilat, pėr shkak tė kamatvonesave, duket se ka njė pamundėsi pėr likuidimin e tyre", vijoi mė tej ministri. Nė kėtė kontekst, edhe masa e qeverisė pėr tė rritur akcizėn e naftės sė vendit i shėrben rregullimit tė operatorėve tė tregut, pasi shpesh janė operatorėt e pakicės qė, duke u furnizuar tek "ARMO", e shesin produktin e saj si njė mall importi.

Institucionet financiare, standarde tė reja pėr kontabilitetin

Ministri i Financave ka bėrė tė ditur se duke filluar nga 1 janari 2008, institucionet financiare (bankat dhe shoqėrite e sigurimeve) dhe shoqėritė e tjera tregtare qė plotėsojnė parametra tė parashikuar nga ligji, do tė fillojnė tė zbatojnė standardet ndėrkombėtare tė kontabilitetit dhe raportimit financiar. Bode, gjatė njė takimi nė kuadėr tė 10-vjetorit tė IEKA-s, u shpreh se si hap i parė nė forcimin e standardeve tė raportimit financiar pėr sipėrmarrjet private dhe publike, do tė jetė zbatimi i standardeve tė reja kombėtare tė kontabilitetit e tė raportimit financiar. Ai tha se shoqėritė e tjera do tė zbatojnė standardet kombėtare tė pėrgatitura, duke iu referuar atyve ndėrkombėtare. Sipas tij, po tregohet njė angazhim pėr krijimin e njė shėrbimi tė standardeve europiane dhe po punohet pėr hartimin dhe zbatimin e njė kuadri ligjor modern pėr financat publike, nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. "Reformat qė do tė ndėrmerren nė kėtė fushė, synojnė pėrmirėsimin e sistemit tė raportimit financiar nga sipėrmarrjet private dhe publike, minimizimin e informalitetit, rritjen e transparencės fiskale tė qeverisė dhe mbrojtjen e interesave tė publikut nė tėrėsi", tha Bode. Ai u shpreh, gjithashtu, se ky institucion vazhdon tė luajė njė rol tepėr tė fuqishėm nė konsolidimin e profesionit tė audituesit tė pavarur, i cili garanton cilėsinė dhe besueshmėrinė e raportimit financiar tė kompanive tregtare nė vendin tonė.

Nė kėtė kontekst, ai shprehu vlerėsimet e tij dhe pėrgėzoi organin drejtues tė Institutit tė Ekspertėve Kontabėl pėr kontributin e dhėnė nė ngritjen dhe pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė rolit, kapaciteteve profesionale dhe cilėsisė sė misioneve, qė ekspertėt kontabėl, tė autorizuar, kryejnė nė ekonominė shqiptare. "Qeveria shqiptare ka vlerėsuar mendimin dhe kontributin e profesionistėve tė auditimit, tė kontabilitetit dhe tė financės, dhe njėkohėsisht do tė mbėshtesė forcimin dhe pėrmirėsimin e shėrbimeve tė kėtyre fushave", shtoi mė tej Bode, i cili garantoi mė tej angazhimin e qeverisė pėr krijimin e njė shėrbimi tė standardeve europiane.

Kuadėr ligjor dhe modern pėr financat publike

Ministria e Financave ėshtė duke punuar pėr hartimin dhe zbatimin e njė kuadri ligjor modern pėr financat publike. Sipas tij, ai do tė jetė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare. Reformat qė do tė ndėrmerren nė kėtė fushė, synojnė pėrmirėsimin e sistemit tė raportimit financiar nga sipėrmarrjet private dhe publike, minimizimin e informalitetit, rritjen e transparencės fiskale tė qeverisė dhe mbrojtjen e interesave tė publikut nė tėrėsi. Nė kėtė kontekst, sipas Bodes, si hap i parė nė forcimin e standardeve tė raportimit financiar pėr sipėrmarrjet private dhe publike do tė jetė zbatimi i standardeve tė reja kombėtare tė kontabilitetit e tė raportimit financiar. Nė mėnyrė qė implementimi i standardeve tė reja tė jetė sa mė i lehtė, qeveria, sipas ministrit, po mbėshtet njė program pėr trainimin e ekspertėve, tė cilėt do tė jenė dhe kontigjenti bazė pėr trainimin e tė gjithė atyre qė ushtrojnė funksionet e kontabilitetit dhe auditit nė sipėrmarrjet private dhe publike. "Zbatimi i standardeve tė reja ėshtė njė sfidė e rėndėsishme pėr qeverinė, pėr institutin tuaj, por edhe pėr profesionistėt, organizatat e tyre profesionale dhe kompanitė tregtare. Bashkėpunimi i tė gjitha palėve nė kėtė proces ėshtė njė kusht i domosdoshėm pėr bėrjen e hapave pėrpara drejt familjes europiane", pohoi mė tej ministri.

Ligji i ri "Pėr kontabilitetin dhe pasqyrat financiare"

Pėrveē zbatimit tė standardeve tė reja tė kontabilitetit dhe raportimit, nė kuadėr tė zbatimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit, qeveria shqiptare ka programuar edhe njė sėrė masash tė tjera nė fushėn e financave, kontabilitetit, auditimit tė brendshėm e tė jashtėm, si dhe tė profesioneve tė kėtyre fushave. Masa tė shpejta, sipas Bodes, janė duke u marrė pėr sa i takon pėrgatitjes sė Ligjit tė ri "Pėr kontabilitetin dhe pasqyrat financiare" dhe forcimin e kapaciteteve tė Kėshillit Kombėtar tė Kontabilitetit. Ndėrkohė, njė komitet i posaēėm me pjesėmarrje dominuese nga shoqatat e profesionistėve, jashtė qeverisė, me mbėshtetjen e Bankės Botėrore dhe tė donatorėve tė tjerė, po punon pėr tė pėrfunduar strategjinė dhe planin e veprimit, pėr pėrmirėsimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor dhe institucional me atė tė BE-sė. Kjo strategji, sipas ministrit, do tė jetė nė pėrputhje tė plotė me programet ROSC dhe REPARIS. Njė vend tė rėndėsishėm nė kėtė strategji do tė ketė rregullimi ligjor i profesioneve tė auditimit e tė kontabilitetit dhe i sistemit tė mbikėqyrjes sė tyre pėr mbrojtjen e interesit publik.

"Sfidat qė kemi pėrpara nė fushėn e kontabilitetit dhe tė auditimit nuk mund tė pėrballohen pa pjesėmarrjen e specialistėve dhe profesionistėve tė kėtyre fushave. Midis kėtyre, roli i ekspertėve tė institutit tuaj pritet qė tė jetė i madh, sepse ju keni krijuar njė profil tė profesionistit, i cili, nė pėrgjithėsi, vlerėsohet dhe respektohet nga tė gjithė", tha Bode, i cili, duke shtuar mė tej, tha se "mbetet detyrė e pėrbashkėt e jona qė t'i rikthejmė tregut kuptimin e vėrtetė, pėrmes rritjes sė transparencės, tė funksionimit tė tregut, pėrmes rritjes sė kapaciteteve pėr tė konkurruar nė mėnyrė tė drejtė dhe tė barabartė tė gjithė individėt nė treg, pėrmes luftės ndaj informalitetit dhe fshehjes sė eviazionit fiskal".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bode: Nuk parashikohet njė rritje pėr produktet e importit..
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si te mbrojme veten nga produktet kimike te kozmetikes
» Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje
» Rritje pagash e gradash ne polici

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: