AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rritje pagash e gradash ne polici

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Rritje pagash e gradash ne polici Empty
MesazhTitulli: Rritje pagash e gradash ne polici   Rritje pagash e gradash ne polici Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 7:25 pm

Rritje pagash e gradash ne polici
E Diel 30 Dhjetor 2007


Viti 2008 duket se do te sjelle lajme te mira per punonjesit e policise ne fushen e financave. Rritje te gradave dhe te pagave, si dhe trajnime te shumta, qe u sigurojne certifikimin dhe pozicionet e punes. Nderkohe qe policia do te punoje me kapacitet jo te plote, per shkak te kurseve, seminareve e trajnimeve, pjeses tjeter do t’i duhet te rrise nivelin e sherbimit dhe goditjes se fenomeneve si trafiqet, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Lajmin e ben te ditur drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, ne intervisten ekskluzive qe ka dhene per gazeten “Koha Jone”, me rastin e mbarimit te vitit 2007. Kryepolici shpjegon se si do te rriten rrogat dhe gradat ne polici, reforma dhe funksionet ne strukturen e re. Vazhdimi i operacioneve kunder korrupsionit dhe arrestimi i zyrtareve te tjere te implikuar, eshte nje tjeter mision i policise, me qellim per te goditur fenomenet negative dhe arritur standardet per integrimin evropian. “Gazeta “Koha Jone” po boton pjesen e dyte te intervistes me drejtuesin e larte te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, qe vijon nga numri i djeshem.

Si po funksionon struktura e re e policise dhe sa do te zgjase procesi i implementimit te saj? Cilat jane ndryshimet ne sektore dhe reforma?

Ne strukturen e re te policise, kemi parashikuar qe per cdo linje apo krim do te kete nje zyre qe do merret vetem me nje lloj krimi. Jane krijuar struktura te policimit ne komunitet, sektori i Krimit ne Familje, i Krimit ndaj te Miturve, qe nuk kane ekzistuar me pare, me qellim qe te kemi nje game punonjesish te trajnuar qe te ndjekin cdo problem dhe ngjarje kriminale qe ndodh ne vend. Duhet vleresuar puna e departamentit te rendit, qe kemi siguruar zgjedhjet vendore dhe sigurisht dhe sigurimin e vizites se Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, me 10 qershor te ketij viti, qe kerkonte nje angazhim te madh forcash dhe profesionalizem.

Cili do te jete roli i departamentit te kufirit dhe si do funksionoje, pasi duket se ka ende probleme ne menaxhimin e kufijve?

Departamenti i kufirit dhe emigracionit ka filluar implementimin e struktures se re, qe eshte nje strukture qe do te punoje e shkeputur nga te tjerat. Jane krijuar tete drejtori kufiri te tilla ne te gjithe vendin dhe pergjegjesia do te jete me e drejtperdrejte per problemet kufitare qe ka ne vend. Mund te permendim qe eshte dyfishuar numri i personave qe hyjne ne vendin tone, sidomos te shtetasve te huaj. Keshtu, kemi rreth 537 mije shqiptare me shume se vitin e kaluar qe kane hyre ne Shqiperi dhe 291 mije shtetas te huaj, me shume sesa viti 2006. Kjo tregon per rritje te kapaciteteve tona ne pikat e kalimit kufitar, per perballimin e fluksit dhe perpunimin e tyre. Njekohesisht nga kontrolli eshte penguar dhe kalimi i paligjshem i personave ne dy anet e kufirit. Kemi te identifikuar rreth 12704 qytetare shqiptare qe jane proceduar per kete veper penale. Kjo gje eshte arritur dhe fale teknologjise dhe sistemeve te instaluar si ai TIMS, laboratoreve kriminalistikw te instaluar ne pikat e kalimit, ku shikohen gjurmet e gishterinjve dhe keto jane masa te marra per nje kontroll me korrekt dhe rigoroz te personave.

Po ne fushen e trajnimeve, pasi eshte ngritur dhe nje departament i ri per kete qellim?

Departamenti i Trajnimit dhe Shkollimit policor eshte strukture e re, e krijuar ne Policine e Shtetit, dhe ka arritur te trajnoje rreth 4200 punonjes policie per kete vit. Trajnimet jane bere brenda dhe jashte vendit, sipas roleve. Keto trajnime jane bere ne bashkepunim dhe me misionet nderkombetare. Ky departament ka dhe peshen kryesore te shkollimit, certifikimit dhe ricertifikimit te punonjesve te policise, per ecjen ne karriere sipas dhe ligjit te ri, te Policise se Shtetit. Ne po synojme qe te rrisim me shume ne te ardhmen planifikimin financiar dhe realizimin e investimeve te kryera. Kjo gje po arrihet nga departamenti Sherbimeve Mbeshtetese. Kete vit jane realizuar 90 per qind te investimeve, por perseri del nevoja dhe kete e kemi kerkuar dhe nga misionet nderkombetare, qe te japin nje ndihme per planifikimin dhe zbatimin e investimeve ne menyre me rigoroze, ne Policine e Shtetit.

Cfare projektesh jane realizuar ne Policine e Shtetit gjate vitit 2007?

Ketu vlen te permendet implementimi i sistemit TIMS, MEMC, RIMS, DATACOM, projekte qe jane shume te rendesishme ne punen e policise qe ndihmojne ne rritjen e teknologjise, transmetimin e te dhenave, komunikimin online te uniformave blu ne te gjithe vendin, per ta bere sa me te lehte komunikimin dhe transmetimin e te dhenave mes strukturave. Kemi nje sere projektesh te tjera, qe jane per vitin 2008. Bashkepunimi policor me vendet e tjera ka qene shume i mire, dhe kemi nenshkruar marreveshje bashkepunimi policor, me shume vende te Evropes, si Itali, Austri, Spanje, Bosnje, Maqedoni, Poloni etj. Kemi nenshkruar marreveshje te ripranimit me vende te BE-se, si Slloveni, Danimarke, Norvegji etj. Eshte nenshkruar nje marreveshje per bashkepunim strategjik me Europolin. Ka pasur takime te rendesishme ne shume vende te Evropes, ne SHBA, si dhe ne Shqiperi.

Cila jane prioritet e vitit 2008 per Policine e Shtetit?

Viti 2008, ka dhe ai perparesite e tij, si rritje te luftes kunder terrorizmit, krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme, rritjen e standardeve te policise ne sherbim ndaj komunitetit. Forcimi i marredhenieve mes uniformave blu dhe komunitetit, do te kete nje rendesi te jashtezakonshme per strukturat ne vitin tjeter, bashkepunimin me strukturat e tjera te zbatimit te ligjit ne Shqiperi dhe me policite e vendeve te tjera ne rajon dhe me gjere. Nje vemendje e vecante do t’i kushtohet dhe sigurise rrugore, qarkullimit rrugor, qe kete vit, pavaresisht se gjithe problematika dhe dinamika nuk eshte vetem faji i policise, por ne do te vazhdojme marrjen e masave, pasi e ndjejme se eshte nje situate qe duhet riparuar. Per vitin 2008, do te bashkepunojme dhe me struktura te tjera, si pushtetin vendor, Ministrine e Transporteve, me qellim qe te jemi ne unison per te permirwsuar dhe infrastrukturen rrugore dhe sinjalistiken. Nje pune e vecante do te jete dhe sensibilizimi i popullit per ecjen ne rruge, edukimin qytetar. Rezultatet per departamentet e policise, kane krijuar nje baze qe ne vitet e ardhshme te jemi me profesional dhe me ligjor ne goditjen jo vetem te individeve, por dhe te grupeve te organizuar apo strukturave kriminale.

Struktura qe po aplikohet ne Drejtorine e Policise se Tiranes, a do te zbatohet dhe ne policite e drejtorive ne qarqe ?

Drejtoria e Policise se Tiranes ka pasur gjithmone nje strukture ndryshme. Eshte e organizuar ne tre departamente, i Hetimit te Krimeve, i Rendit dhe Sigurise Publike, si dhe i sherbimeve mbeshtetese. Risia e re e organizimit te Policise se Shtetit eshte perqendrimi i strukturave te policise kriminale, ne drejtorite ne qarqe me qellimin qe ata te ndjekin linja perkatese te veprimtarise kriminale. Kontrollin e territorit do ta kryejne Patrullat e Pergjithshme dhe sherbimet e rendit. Ndersa policia kriminale do te grumbulloje informacionin dhe te veproje e angazhuar me drejtime te caktuara. Kjo do te sjelle dhe rritjen profesionale te punonjesve te policise, pasi merren me nje kategori veprash penale, si dhe do te sjelle dhe perqendrimin e informacionit per keto ngjarje. Jane metoda te aplikuara ne te gjitha shtetet Perendimore, keshtu qe dhe impaktet pozitive do te jepen menjehere sapo te filloje veprimtaria e policise me kete strukture.

Po implementimi i gradave dhe i pagave njekohesisht, kur do te filloje?

Implementim i gradave dhe reforma ne paga do te filloje pas dates 1 janar te vitit 2008. Eshte bere vendimi i Keshillit te Ministrave, rregullorja e personelit dhe vendimi per gradat hyn ne fuqi mbas dates 1 janar. Nese ligji thote qe efektet financiare duan nje kohe per te hyre ne fuqi, ne kemi insistuar se bashku me misionet nderkombetare qe asistojne ne vendin tone, per te pershpejtuar miratimin e ketyre hapave nenligjor, qe pothuajse kane mbaruar se miratuari, me qellim qe te jemi te shpejte ne hapat tane. Rritja e rrogave behet ne sistem grade, te cilat po implementohen hap pas hapi.

Sa do te rriten pagat e punonjesve te Policise se Shtetit ne krahasim edhe me gradat?

Kjo gje varet nga tabela e pagave qe do te beje Ministria e Financave dhe te gjithe punonjesit do te paguhen sipas gradave. Per momentin do te vazhdojme te punojme me keto kushte financiare, deri ne momentin qe pagat e reja te miratohen dhe secili efektiv policie do te marre pagen qe i takon me ate grade qe ka.

Reforma ne polici u shoqerua edhe me pakenaqesi dhe deri-diku kritika. Cfare eshte bere gjate ketij viti, per strukturimin dhe afrimin me policite e vendeve te tjera?

Nese do te perqendroheshim ne reformen ne Policine e Shtetit, eshte hartuar ligji i ri i kesaj strukture, jane hartuar akte nenligjore, projekt vendime te Keshillit te Ministrave, rregullore, qe jane ne mbeshtetje te ketij ligji. Njekohesisht jane hartuar dhe strategjite e Policise se Shtetit, ai ajo e menaxhimit te integruar te kufijve, e luftes kunder krimit te organizuar, per luften kunder terrorizmit si dhe e zhvillimit te Akademise se Policise se Shtetit. Pra, jane ndermarre hapa te rendesishem, ne aspektin e ligjshmerise se veprimeve te policise. Policia e Shtetit tani ka nje ligj te standardeve evropiane.

A do te vazhdojne operacionet kunder korrupsionit, duke marre shkak nga goditjet me te fundit dhe arrestimin e shume zyrtareve?

Patjeter qe goditja e korrupsionit do te vazhdoje nga strukturat tona. Lufta kunder korrupsionit ka qene efektive dhe nje nder prioritet tona dhe te qeverise. Sektori i krimit ekonomiko-financiar, ka rritur ne maksimum evidentimin e veprave penale qe kane te bejne me korrupsionin, mashtrimet, falsifikimet, vjedhje duke shperdoruar detyren etj. Gjate ketij viti kemi 1782 vepra penale te evidentuar, per veprat e mesiperme. Jane rreth 1548 persona te arrestuar per keto akuza. Nderkohe qe dhe publiku i gjere eshte njohur me operacionet e bujshme te bera ndaj krimit ekonomik. Po te shikojme ne vite ne lidhje me kete lloj vepre penale, ne vitin 2005, kemi pasur 22 grupe te goditura, ne vitin 2006, 26 grupe kriminale dhe ne vitin 2007, 48 grupe te tilla.

Trajnime per 6 mije police:

Trajnimet e efektiveve te policise do te jene dhe nje barre e vecante per pjesen tjeter qe do kryeje sherbimin. Sipas kryepolicit Ahmet Prenci, Policia e Shtetit do te kete ngarkese ne punen e saj pasi nje pjese e efektiveve do te jene te angazhuar ne seminare e trajnime te ndryshme profesionale, ndersa ketu perfshihet edhe shkollimi i studenteve te rinj qe klasifikohen si pjese e Policise se Shtetit. “Do te jene mbi 6 mije efektiva policie qe do te shkollohen. Kjo gje mbeshtet nga Departamenti Ligjor Amerikan, nga programi ICITP, qe eshte prane Policise se Shtetit”, thote Prenci per gazeten.

Shperndarja e gradave:

Gradat ekzistuese kalojne nje nivel me lart. Nuk do te kete me ndarje ne oficer dhe polic te thjeshte. Por gradat ne polici do te nisin nga asistent ne kryeasistent, duke shkrire rolin baze qe nis me agjent deri ne kryeagjent. Ndersa per ata qe mbajne gradat asistent deri ne kryeasistent, kalojne ne neninspektore e deri ne kryeinspektor. Neninspektore titulloheshin vetem oficeret qe sapo kishin mbaruar shkollen 3-vjecare ne Akademine e Policise “Arben Zylyftari”, apo akademite e policise homologe ne vendet partnere. Grada me e larte do te jete ajo funksionale, Drejtor i Pergjithshem i Policise dhe Zevendesdrejtor i Pergjithshem i Policise. Kurse te gjithe drejtoret e policive ne qarqe dhe drejtorite e drejtorive qendrore te policise, titullohen automatikisht Drejtues te Pare.

Si rriten pagat:

Paga me e vogel ne polici eshte 46000 leke, ndersa me e larta, 129500 leke. Vendimi per pagat e punonjesve te policise eshte marre qysh me 18 gusht te ketij viti, me vendim te Keshillit te Ministrave. Implementimi i gradave te reja shenon nje rritje te konsiderueshme te rrogave per punonjesit e policise, pasi eliminon pese klasifikimet e rolit baze. Keshtu, grada me e vogel per nje punonjes policie eshte neninspektor me pagen baze 46 mije leke, ndersa me gradat ekzistuese eshte agjent dhe me pagen 31350 leke. Me te perfituarit jane punonjesit e policise qe nuk rezultonin te titulluar oficere, pasi vec titullit, tashme do gezojne edhe pagat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rritje pagash e gradash ne polici
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Polici ...
» Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: