AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje Empty
MesazhTitulli: Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje   Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:40 pm

Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje
E Premte, 18 Janar 2008

Vlera e bonove te privatizimit ne tregun e lire keto muajt e fundit ka njohur vetem rritje. Dje ato jane blere nga 6,5 per qind per shumat e vogla dhe deri ne 7% per shumat e medha.
Dy muaj me pare, ato u shiten me rreth 5 per qind. Tregtaret e tyre pohojne se, vlera e bonove eshte ne rritje, per shkak te rritjes se kerkeses per to, e nxitur se fundmi nga privatizimi i Albtelekomit dhe perfshirja ne kete proces e punonjesve nepermjet bonove te privatizimit. Nje bono privatizimi me vlere 100 mije leke blihet per 6,5-7 mije leke. Pavaresisht vleres qe kane marre ne treg ditet e fundit letrat me vlere, perdorimi real i tyre ne privatizimin e prones publike ende nuk ka marre forme te qarte.
Qeveria premtoi ne fund te vitit 2005, se do te hartonte nje platforme te posacme per menyren e perdorimit te bonove te privatizimit, te sanksionuar me ligj te vecante.
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka pergatitur projektligjin per privatizimin e ndermarrjeve shteterore, pjese e te cilit do te jete edhe aktivizimi i letrave me vlere.
Perdorimi i letrave me vlere ne procesin e privatizimit do te gjykohet sipas rastit, jane shprehur ekspertet e privatizimeve.
Perfshirja e publikut ne privatizime do te varet krejtesisht nga gjendja e ndermarrjeve dhe hidrocentraleve qe do te perfshihen ne kete proces.
Ne rast se ndermarrja qe do privatizohet ka nje gjendje te renduar ekonomike dhe kerkon shume financime, futja ne pune e bonove te privatizimit do te jete e pamundur, shpjegojne eksperte ne Ministrine e Ekonomise.
Pra, sipas ketij parashikimi, bonot do te aktivizohen ne ato objekte qe jane ne gjendje te mire pune, si ne rastin e Albtelekomit dhe nuk kane nevoje per shume investime nga ana e atyre qe do t’i marrin me koncesion.
Sipas kesaj logjike do te ecet edhe me privatizimin e ndermarrjeve shteterore. Pra, nese ato jane rentabel dhe ne gjendje te mire financiare, te interesuarit do te behen pjese e privatizimit me ane te letrave me vlere.
Megjithate, aktivizimi i bonove ne procesin e privatizimeve nuk eshte aq i thjeshte, pasi kerkon gjithashtu edhe licencimin e fondeve te investimeve nga Komisioni i Letrave me Vlere.
Deri me tani, nuk ka asnje fond te tille te licencuar, per te investuar letrat me vlere. Fondi i vetem “Anglo-Adriatika” ne kete fushe, humbi te drejten per t'u aktivizuar ne privatizime nepermjet bonove, per shkak se leja e aktivitetit skadoi ne vitin 2000, nderkohe qe qeverite e meparshme nuk i dhane te drejte blerjeve te prones publike me bono.
Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar deri me 31 dhjetor te vitit 2010.
Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo, qe nga koha ku u shty afati i perdorimit te tyre, ende nuk ka aktivizim real te bonove ne privatizimin e prones publike.

Gjendja e bonove te privatizimit:

Te shperndara 51 229 000 000 ose 68,3%
Te pashperndara 23 748 000 000 ose 31,7%
Totali 74 977 000 000 ose 100%
Te perdorura ne privatizim 10 935 193 000 ose 14,6%
Te paperdorura 64 041 807 000 ose 85,4%

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bonot e privatizimit .....
» Rritje pagash e gradash ne polici
» Kerkesa Per Programe ......
» Kerkesa Per Albume Dhe Kenge

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: