Hillary Clinton dhe efekti ''lot'' ne politike
E Hene , 14 Janar 2008
Ne shekullin XXI, syte me lot duket se jane bere elementi thelbesor ne komunikimin e ri politik. Te qash apo te mos qash: pas perlotjes se Hillary Clintonit, kjo eshte ceshtja me terheqese e viteve 2000 per burrat dhe grate ne pushtet, qe ne kete moment, nga SHBA, ne Indi dhe ne Itali po pyesin veten nese kane qare aq sa duhet ne jeten e tyre publike dhe politike. Po, sepse ajo gje qe ishte pare si zakon femeror per gjithe vitet 1900 dhe qe me pas ishte marre pa zhurme nga ndonje politikan me antikonformist vetem gjate viteve '90, duket se eshte bere element thelbesor ne komunikimin e ri politik me spektakolar te kohes sone, ku lideri duhet te vere ne loje te gjithe imazhin, trupin dhe ndjenjat e tij.
Por, kujdes, nuk flitet per lotim mediatik, pra, per te pasur lotet ne xhep per cdo rast: ceshtja e pushtetit te loteve eshte me e sofistikuar dhe funksionon ne kushte te caktuara, ashtu sic e demonstroi Hillary Clinton, qe me lotet e saj te befte, por njerezore, shume njerezore, ktheu menjehere permbys imazhin e nje politike super eficente, por e ftohte si nje shpate prej celiku, duke zhytur ne deshperim gjithe stafin e sfidentit Obama, i bindur se ishte me e thjeshte me pare, kur behej fjale per t'u ndeshur me nje robot dhe jo me nje grua, e cila - seriozisht apo per artifice - lufton deri ne fund duke rinovuar imazhin e saj.
Ceshtja e loteve ne pushtet pasionoi menjehere gazetat e njohura te botes. Te gazeta angleze ''The Guardian'' nje pene me vlere si ajo e feministes Germaine Greer, autore e librit "Femra eunuke", e cila nuk beson absolutisht te sinqeriteti i senatores amerikane, por qe e merr shume seriozisht kete ceshtje, kembengul se duhet shume vetekontroll ''per te mbetur terheqes nderkohe qe qajme si cezma, nje art me shume se elegant per te prodhuar lote te ngjashem pa prishur rimelin apo pa bere qe loti te zbrese deri te hunda''.
Me e paturpshme tregohet gazeta ''The Times'' qe permend nje hit parade te kengeve, ne tekstet e te cilave ka lote, qe nga ''No Woman No Cry'' te Bob Marley-t deri te ''All Cried Out'' te Alison Moyet. Por, perseri kujdes, paralajmeron nje dhelper e vjeter e politikes si britaniku Derek Draper, lobist i laburisteve, i cili kalon ne nje tjeter fushe, ne psikoterapi: ''jini me te kujdesshem ne perdorim - u kujton ai ish-kolegeve - mos i shnderroni lotet ne nje taktike pasi do te futeni ne kurth''. Me nje fjale, ekzistojne lotet (publike) qe funksionojne dhe lot te tjere qe bejne keq. Edmund Muskie eshte nje shembull i tipit te dyte te loteve. Ne vitin 1972, ai ishte ne krye te demokrateve gjate zgjedhjeve te asambleve dhe, pikerisht ne perballjen vendimtare ne Nju Hempshajer, qau ne nje konference shtypi per te mbrojtur bashkeshorten nga sulmet e medias. Me pas, kur gazetat filluan ta tallnin per lotet e derdhur, mohoi gjithcka duke ia vene fajin debores dhe te ftohtit dhe ky ishte fundi i tij.
Tani qe qarja duket se eshte rikthyer ne mode, pas 35 vjeteve, dhe perseri ne Nju Hempshajer, duhet bere shume kujdes perndryshe, shton nje tjeter psikoterapist, Giampietro Savuto, i njohur ne rrethet mjekesore milaneze, ''biem menjehere ne historine e Shen Merise qe qan kur ben mrekulli''. Per me teper, Savuto eshte i bindur se politikanit, per te vazhduar te respektoje arketipin e tij, qe eshte ai i te parit gati si i shenjte, nuk i intereson te duket shume human. Por, mbi te gjitha, per te funksionuar, lotet e pushtetit nuk duhet te kopjojne variantin me te keq femeror, ate te presionit. ''Pikerisht per kete, une besoj se kurre nuk duhet te kemi turp nese lotet jane te vertete'', sakteson Stefania Prestigiacomo, kur qau ne parlament per mohimin qe iu be numrit per pjesemarrjen e grave ne jeten politike italiane. ''Jam rritur me besimin se dhimbja e vertete nuk demonstrohet ne publik, por me lotet (ne parlament - shen. perkth.) me ne fund fitova. E vetmja gje qe me preku ishte publiciteti qe iu dha atij veprimi, ndoshta ngaqe isha grua'', shton ajo. Jo e penduar per lotet e gezimit, prej lajmit te moratoriumit per denimin me vdekje ne SHBA, eshte edhe Emma Bonino. ''Nuk me ndodh shpesh te qaj, por nuk shoh asgje te keqe, pasi eshte nje shprehje e emocionit dhe nje veprim njerezor. Isha shume e lodhur, ne fund te nje udhetimi te lodhshem dhe m'u duk si nje clirim. Ndoshta per kete me ngjan vetja si Hillary Clinton, mendoj se ishte nje veprim i sinqerte dhe i domosdoshem'', thote Bonino.
Perkraheni Clintonin, faleni Boninon dhe Prestigiacomon, mos e gjykoni Livia Turcon, e cila ka qare shume here. Por, mos e beni me lot te tjere te famshem. Per presidentin amerikan Bush, per shembull, qe kur i mbushen syte ''nuk duket asnjehere i vertete'', sipas Savutos, por edhe per dy politikane te tjere si Achille Occhetto, legjitimuesin e loteve per pushtet ne kongresin e Riminit, me 1991, qe coi ne humbje PCI-ne dhe Piero Fassinon, ne momentin e shkrirjes se DS-se. Por, ketu hyn ne loje ndryshimi mes loteve dhe emocioneve te forta. Keto te fundit, sipas eksperteve, jane te perligjura edhe per njerezit shume te njohur, si ne jeten private (i adhurueshmi Beckham qe perjetoi emocione te forta kur shoqeroi per here te pare ne shkolle djalin e tij te madh, Brooklyn Joseph), ashtu edhe ne jeten publike (Nicolas Sarkozy me sy te mbushur, menjehere pas fitores, u beri homazh te reneve ne Rezistencen Franceze, duke lexuar letren e nje deshmori 17-vjecar).
Doza e duhur e emocioneve te forta ndihmon edhe ne daljen nga skena e te medhenjve: te paharrueshem lotet ne fytyren e gruas me se te hekurt te historise se vone, Margaret Thatcher, ndersa, ne makine me te shoqin, u largua pergjithmone nga Downing Street. Apo ato te moralistit Lionel Jospin, i cili mbremjen e humbjes se tij dhe te se majtes franceze, njoftoi me nje gjest krenarie dhe me qepalla te njomura terheqjen nga politika. Akoma me tej, lotet e Valentinos qe tha ''lamtumire'', pas vitesh te tera lavdie ne pasarela.