SHBA-Rusi ne nje kohe ndryshimesh politike
E Hene , 14 Janar 2008
Presidentit rus, Vladimir Putin, i kane mbetur vetem pak muaj ne detyre, nderkohe qe mandati i Presidentit Bush perfundon per pak me shume se nje vit.
Shume analiste bien dakord se marredheniet mes Uashingtonit dhe Moskes nuk jane te mira. Ekspertet thone se 2007-a u karakterizua nga nje retorike e forte, vecanerisht nga pala ruse, si edhe mosmarreveshje te mprehta per ceshtje kyce.
Si shembull te retorikes se ashper, analistet permendin nje fjalim qe Presidenti Putin dha ne shkurt ne nje konference nderkombetare ne Mynih te Gjermanise. Udheheqesi rus kritikoi me force politiken e jashtme amerikane, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po perpiqen qe ta konsolidojne poziten e vet per tu kthyer ne fuqi boterore mbizoteruese.
Ish-Keshilltari i Shteteve te Bashkuara per Sigurine Kombetare, Gjeneral Brent Scowcroft thote se nuk eshte i befasuar nga gjuha e ashper.
Per mendimin tim, ne nje fare mase ky eshte nje qendrim tipik rus. Ne duhet ti rikthehemi per ta analizuar perseri, fundit te Luftes se Ftohte. Ne perceptimin tone ishte nje perfundim pa probleme. Por mendoj se ne sikur nuk e vume re se ruset duhet te kene provuar nje ndjenje te thelle poshterimi, kur Rusia u shnderrua nga njera prej dy superfuqive ne nje vend, te cilit askush nuk i kushtonte vemendje, nese nuk ia kishin nevojen. Dhe mendoj se kjo ishte nje plage e thelle ne psikologjine ruse. Dhe tani pas renies se plote ne vitin 1998, Rusia eshte kthyer ne nje fuqi te madhe, kryesisht fale eksporteve te energjise. Dhe mendoj se Putin po perfiton nga kjo per te thene se Rusia nuk do te lejoje me te merret neper kembe, do qe ti degjohet zeri dhe te kete nje vend te rendesishem ne cdo tryeze.
Analistet thone se nje nga arsyet kryesore per mosmarreveshje mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise jane planet e Uashingtonit per te vendosur nje sistem per mbrojtjen nga raketat ne Evropen Lindore, nje pjese ne Poloni dhe tjetra ne Republiken Ceke. Shtetet e Bashkuara thone se kjo lloj mbrojtjeje eshte e nevojshme per tu bere balle kercenimeve te mundshme nga vende si Irani dhe nuk ka si objektiv Rusine.
Andrew Kuchins, nje ekspert i ceshtjeve ruse ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare, thote se Moska eshte kunder nje plani te tille sepse ne te misherohen dy frikat me te medha te Rusise lidhur me sigurine: Mbrojtjen nga raketat dhe zgjerimin ne drejtim te Lindjes se NATO-s.
Fakti qe keto dislokime do te behen ne ish-vende anetare te Paktit te Varshaves, mendoj se ka ngarkese te vecante per ruset. Ata e dine qe ky sistem nuk e kercenon aspak mbrojtjen ruse. Ruset kane mijera raketa berthamore dhe 10 interceptoret ne Poloni eshte e qarte se nuk e perballojne nje kercenim te tille. Pra nuk eshte ky shqetesimi kryesor. Mendoj se nga pala ruse ekziston gjithmone nje shqetesim me afatgjate, pasi ata mendojne se vertet ky sistem mund te mos i kercenoje aktualisht, por problemi eshte se cfare forme do te kete sistemi pas 15, 20, 25 vjetesh?
Zyrtare te larte amerikane dhe ruse vazhdojne te takohen rregullisht ne nje perpjekje per te gjetur nje kompromis.
Nje ceshtje tjeter ku te dyja palet kane qendrime diametralisht te kunderta eshte ajo e Kosoves.
Shqiptaret e Kosoves duan pavaresine dhe gezojne mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Serbia dhe Rusia e kundershtojne me force pavaresine. Negociatat katermuajshe perfunduan pa marreveshje dhe Rusia ka kercenuar se do te vere veton nese propozimi paraqitet per votim ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-ambasadori amerikan ne Jugosllavi, Lawrence Eagleburger, thote se mosmarreveshja per Kosoven ve kunder njeri-tjetrit parimet e sovranitetit dhe vetevendosjes.
Mua me shqeteson seriozisht qendrimi i komunitetit nderkombetar, pjese e se cilit jane edhe Shtetet e Bashkuara, qe mbrojne shkeputjen e nje pjese te territorit te nje vendi dhe berjen e tij te pavarur. Nuk mendoj se do te ishte e udhes te ndertonim nje tradite te tille. Ka arsye shume te forta per kundershtimin ndaj perpjekjeve nderkombetare per ta shkeputur Kosoven nga Serbia. Mund te argumentohet sa te duash per problemet mes Serbeve dhe Kosovareve, por ka nje ceshtje tjeter ketu qe eshte tradita nderkombetare sipas se ciles pa pritur e pa kujtuar komuniteti nderkombetar ka te drejten qe te urdheroje ose ti beje presion per shkeputjen e nje territori duke i thene vendit ne fjale qe ai nuk eshte me pjese e tij.
Robert Legvold, nje ekspert i ceshtjeve ruse ne Universitetin e Kolumbias, thote se ceshtja e sovranitetit ka shume rendesi per Rusine.
Qe ne fillim Rusia i ka kundershtuar deklaratat e pavaresise te ketij lloji qe sjellin si rezultat njohjen e sovranitetit nga komuniteti nderkombetar, sepse e shqeteson separatizmi brenda territorit te saj, perfshire Cecenine. Megjithate situata eshte e nderlikuar sepse reagimi Rus nuk eshte i njejte per raste paralele brenda rajonit te saj si Abkazia ne Gjeorgji, Transdniestria ne Moldavi, dhe ndoshta Osetia jugore ne Gjeorgji.
Shume eksperte thone se marredheniet mes Uashingtonit dhe Moskes nuk do te ndryshojne se shpejti, sepse te dy presidenteve po u perfundon mandati. Ata shtojne se ne pritje te zgjedhjeve ne te dyja vendet, keto marredhenie do te vazhdojne te ecin per inerci ndersa dy vendet presin te kene udheheqes te rinj.