AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Si i thone “te dua” ne gjuhen e tij?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Si i thone “te dua” ne gjuhen e tij? Empty
MesazhTitulli: Si i thone “te dua” ne gjuhen e tij?   Si i thone “te dua” ne gjuhen e tij? Icon_minitimeSun Jan 20, 2008 6:13 pm

Si i thone “te dua” ne gjuhen e tij?

Mos u ngrys kur partneri nuk e ve re menyren tende te te
thenit “faleminderit”, “me fal” dhe “te dua”, sepse ndoshta nuk ke zgjedhur gjuhen e pershtatshme. Bej zgjedhjet e duhura duke nisur nga leximi i ketij manuali. Mjaft me zenkat pa fund se kush e ka fajin. E degjon dhe ne enderr ate gerr-merr-in e pedantizmit, tek si mole gerryen kohen qe kaloni bashke? Cikerrimat fryhen dhe i marrin frymen nje lidhjeje te paqte? Kujtoni rastet kur dallget uleshin me nje rreze buzeqeshjeje qe hapte pastaj tere qiellin me gazin qe ju kapte. Mbetet aq e lehte, mjafton te mesosh ndonje sekret me shume, te duash t’i zbatosh dhe ndryshimin do e ndjeni ne cdo dimension te lidhjes. Te mos nderpresesh betejen sa te arrihet rezultati i barazimit, nuk eshte aspak taktike e menduar mire. Aq me teper kur secili kujton se ai ka te drejte t’i bjere bilbilit perfundimtar. Nuk do te thote se kur ngre flamurin e bardhe ke humbur, marredhenia nuk eshte lufte. Ama duhet dhe pak grinte. Rendesi ka mos te te verboje inati. Mund t’ia dalesh.
Pa provo njehere keto keshilla:

Degjo me shume, fol me pak :

Komunikimi eshte 85 per qind degjim dhe 15 per qind te folur. Sa me pak perpiqesh per te folur pa degjuar aq me shume e ndihmon komunikimin. Perpiquni te dilni nga shtepia, per te ecur, mos merrni telefonat me vete dhe thjesht shih ne sy partnerin tek te flet. Eshte shume bukur ne nje lidhje te kuptosh se partneri te degjon.

Seks: Thjesht mos e refuzo :

Shko me partnerin, edhe kur nuk do! Shpesh deshira ngjallet me vone. Kur ti e le te vazhdoje, do ta gjesh veten duke e shijuar. Sa me shume e provon seksin, aq me shume trupi yt do ta doje ate. Do ndjesh me shume energji dhe sensualitet dhe partneri do ta vere re kete ndryshim seksual.

Fshihi problemet e vogla :

Ben mire qe ca ceshtjeve te mos iu kthehesh. Nuk shmangen ceshtjet kyce, por kur behet fjale per vogelsi te se perditshmes, ciftet e suksesshme kane pranuar te injorojne problemet e vogla. Nuk ia vlen t’i rendosh gjerat duke kembengulur per te fituar cdo kauze.

Trajtoje dashurine si nje miqesi dhe ndjehu e lire :

Ciftet me te lumtura e trajtojne njeri-tjetrin me respekt, afeksion dhe empati. Ata i zgjedhin fjalet me kujdes, duke shmangur ato sjelljet helmuese per jeten ne cift: kritikat, pozicionin mbrojtes, mosperfilljet, mburojat, dhe ndihen te lidhur emocionalisht. Jep dashurine qe ti deshiron te marresh. Nxirr jashte shume dashuri dhe vleresim dhe do te kthehet. Menjano ankesat dhe llogarite e teperta dhe keshtu do jete dhe per ty.

Per te ndryshuar lidhjen, ndrysho veten :

Shumicen e hereve ne mendojme: une kam te drejte dhe ai po gabon. Duhet ta bind te ndryshoje. Po e verteta eshte qe po te ndryshoje njeri nga ju dhe lidhja me shqetesimet e saj do ndryshoje. Ti pretendoni pse duhet te ndryshoje une? Po kur te mbushet mendja te besh leshimin e pare gjithmone thua: “Pse prita kaq gjate?”

Mos e tepro me komente te ashpra :

Kur je e lodhur ose e frustruar, eshte e lehte te rreshqasesh ne te qenit kritike me partnerin. Kujtohu, shprehjet apo sjelljet negative mbajne shume peshe. Sigurohu qe per cdo veprim “te ashper” te kryesh pese veprime “te embla” per ta balancuar: nje prekje, nje e qeshur, nje puthje, nje gjest dashurie, nje kompliment.

Lufto per dashurine :

Thene hapur, nuk ekziston ndonje martese e mire, po qe nuk ka pasur konflikt. Shume njerez perpiqen qe te mos nisin konfliktin, po dy njerez qe jetojne bashke diku do perplasen. Po ta menaxhosh me kujdes dhe zgjuarsi, konflikti do t’i jape marteses nje goditje energjike. Ti mund te kesh nje marredhenie me te plote dhe interesante.

Seksi ka rendesi, koha e kaluar bashke ka dhe me shume :

Shpesh perqendroheni ne programimin e seksit, e zhvendosni ne majen e prioriteteve dhe nuk dilni gjekundi. Por, po te fokusoheni ne kohen e kaluar bashke, duke shkuar ne kinema, duke punuar per nje projekt bashke, atehere nje jete e mire seksuale nuk do mungoje.

Mos kerko medoemos dike qe e ka gabim dhe dike qe e ka mire :

Eshte e lehte te gjendesh ne nje beteje se kush ka te drejte dhe kush gabim, por kjo ju pengon per te zgjidhur problemin. Askush nuk do ndeshkohet, po ta kete gabim dhe as do marre medalje po te kete te drejte, keshtu qe mos kerko te gjesh fajtorin, thjesht perpiquni te zgjidhni problemin.

Fjalet jane si ushqimet- ushqeni njeri-tjetrin me me te mirat :

Shprehja e ndjenjave te buta dhe mirekuptimit te njeri-tjetrit do komunikonte respekt dhe do e bente partnerin te ndihej i dashuruar. Mund ta mohosh se ndodh keshtu? Sigurisht qe jo, prandaj investo ne ushqimin e lidhjes.

Mos e ki mendjen te barazia; perqendrohu te ndershmeria :

Nuk ka pse te jete gjithcka 50 me 50. Te kesh ndjenjen qe cdokush po ben ate qe eshte e drejte, dhe pse jo gjithmone eshte e barabarte, e ben te lumtur nje martese. Kjo nuk aplikohet vetem ne punet e shtepise, po ne vete lidhjen tuaj. Mos harroni se keni qene partnere para se te ishit prinder. Po te keni femije mos lini menjane lidhjen dhe marredhenien tuaj dhe te perqendroheni vetem te femijet. Bejeni lidhjen me njeri tjetrin- jo vetem si prinder por dhe si te dashur – nje prioritet.

Shperbleje me monedhen qe ai njeh :

Secila prej nesh deshiron qe partneri ta shperbleje per dicka qe kemi bere. Po kjo pagese duhet bere ne monedhen qe njohim. E njejta vlen dhe per partnerin, sepse kur ti ben per ta falenderuar dicka qe ai s’e ve re atehere nuk ia ka vlejtur. Mundohu te zbulosh cfare kerkon partneri dhe fol ne gjuhen e tij.

Mos harroni sukseset e lidhjes suaj :

Per te sjelle me te miren ne lidhjen tuaj duhet te fokusoheni te cfare keni bere si duhet ne te kaluaren. Per shembull, ne rast se po perpiqeni te ndryshoni zakonin e te grindurit shpesh, kujtoni rastet kur grindjet i keni perfunduar me humor ose ne nje menyre miqesore. Cdo cift ka nje liste me pervoja kur ata kane menaxhuar si duhet situaten dhe eshte e rendesishme t’i mbash mend, se sa te perqendroheni ne rastet kur zenkat kane shkuar keq.

Shihni situatat me syte e njeri-tjetrit :

Shpesh konflikti lind duke e ngarkuar negativisht ate qe ben partneri. Ne vend qe t’i thuash vetes se partneri eshte treguar kokebosh dhe acarues, perpiqu qe ta mendosh situaten sipas pike veshtrimit te tij. Pyet veten: c’ka menduar? Veprimi nuk ndryshohet, por duke kuptuar arsyet, ndryshon kendveshtrimi per problemin dhe e ben me te lehte komunikimin rreth tij.

Mbill besim dhe korr intimitet :

Ceshtjet e besimit jane si shkendijat ne nje pyll te thate, ti duhet te merresh me to sa me shpejt te jete mundur, si kur eshte dicka e madhe, si nje flirt apo dicka e vogel si ndarja e sekreteve martesore me mikeshen e ngushte. Ju duhet t’i zhdukni arsyet per mungesen e besimit qe te ndiheni te sigurt per t’i besuar njeri-tjetrit thellesisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Si i thone “te dua” ne gjuhen e tij?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thenie Per Gjuhen
» Windows Vista Dhe Office 2007 Ne Gjuhen Shqipe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kėrce tek: