AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme nga Bisnesi....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga Bisnesi.... Empty
MesazhTitulli: Lajme nga Bisnesi....   Lajme nga Bisnesi.... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:24 pm

banka e Shqiperise rrit ne 6 perqind normen e interesit

Data e Publikimit: 26/09/2007

Banka e Shqiperise rrit ne 6 per qind normen baze te interesit duke shenuar kesisoj nje rekord te ri. Vendimi i keshillit mbykqyres te bankes u komunikua nga guverantori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Sipas Fullanit vendimi i paraprin perballimit te presioneve inflacioniste gjithmone ne rritje si pasoje e rritjes se shfrenuar te cmimeve dhe risqeve per ekonomine si pasoje e rritjes se nivelit te kreditimit nga bankat

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga Bisnesi.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Bisnesi....   Lajme nga Bisnesi.... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 5:25 pm

Kursi i EURO-s arrin rekord tė ri

Pas uljes sė kursit tė fondeve federale nga Banka e bankėnotave e SHBA, kursi i EURO-s ėshtė rritur sėrish. Tė enjten, monedha e pėrbashkėt evropiane qe pėr herė tė parė qė prej futjes sė saj e barabartė me mė shumė se 1,40 dollarė. Nė kėtė mėnyrė, produktet nga Evropa shtrenjtohen edhe mė tej. A paraqet kjo njė rrezik pėr ekonominė gjermane tė orientuar nga eksporti?

Me nivelin 1,40 dollarė tani ėshtė shėnuar njė nivel psikologjik, por jo mė tepėr, thotė Martin Hyfner. Ai ka qenė pėr njė kohė tė gjatė kryeekonomist nė banka tė mėdha gjermane dhe zhvillon sot konsultime me sipėrmarrje pėr ēėshtje ekonomike, para sė gjithash pėr kurset e kėmbimit: "Shumė vetė thonė se kufiri prej 1,40 ėshtė njė nivel vendimtar. Por sigurisht qė kėtė nuk mund ta pohosh nė kėtė mėnyrė tė pėrgjithėsuar. Kur ne ndodhemi nė kuotėn 1,45 pėrqind, atėherė do tė fillojnė njė numėr i madh sipėrmarrjesh tė ndiejnė vėshtirėsi. Dhe unė mendoj se me arritjen e kuotės 1,50 duhet tėrhequr patjetėr frena e emergjencės."
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Monedhat e Euro-s ndodhen mbi kartėmonedhat e dollarit. 20 shtator 2007
Ekonomia gjermane e pėrgatitur pėr njė euro tė fortė

Ekonomisti Hyfner nuk sheh ende ndonjė shkak pėr t'u shqetėsuar. Sepse pėr mendimin e tij, ekonomia gjermane e eksportit ėshtė e pėrgatitur pėr njė euro tė fortė. Nga njėra anė, me anė tė bizneseve me afata kohore nė tregun e devizave- njė mėnyrė e zakonshme nė bizneset ndėrkombėtare pėr t'u siguruar nga lėkundjet nė kursin e kėmbimeve. Por nėse EURO-ja vazhdon tė jetė e fortė pėr njė kohė tė gjatė, me kalimin e kohės kjo kushton para, thotė Hyfner: "Kjo natyrisht qė i rrit shpenzimet pėr sipėrmarrjet. Teprojnė mė pak para pėr pagat dhe pėr dividentet- dhe nė kėtė mėnyrė zvogėlohet hapėsira e veprimit pėr kurset e aksioneve. Nuk po vijnė kohė tė lehta, por kėto mund t'i durojmė."
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Import-Export
Euro e fortė, rrogat mbetet nė tė njėjtin nivel?

Pra, mund tė nisemi nga fakti se forca e EURO-s mund tė shfrytėzohet si argument kundėr kėrkesave pėr rrogat qė shtrojnė sindikatat- edhe nėse blloqet e porosive janė plot dhe eksporti pėrjeton bum.Ekonomia gjermane e ka pėrmirėsuar nė njė masė tė konsiderueshme produktivitetin e saj vitet e fundit dhe nė kėtė e mėnyrė e ka forcuar pozicionin e saj nė garėn ndėrkombėtare. Nė disa tregje, ky avancim minimizohet pėr shkak tė Euro-s sė fortė.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Presidenti amerikan Bush, i shoqėruar nga sekretarėt, ai pėr ēėshtjet e thesarit Henry Paulson, dhe pėr ēėshtjet e buxhetit Alphonso Jackson duke folur pėr krizėn e pasurive tė patundshme, 31 Gusht 2007 Por Hyfneri thekson se jo tė gjitha sipėrmarrjet kanė tė njėjtat probleme: "Natyrisht qė gjendja e sipėrmarrjeve tė veēanta ėshtė shumė e ndryshme. Njė sipėrmarrje qė punon kryesisht nė SHBA ose nė zonėn e Dollarit preket mė shumė se njė sipėrmarrje, e cila e zhvillon aktivitetin e saj kryesisht nė Evropė. Por nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se deri tani nuk ėshtė arritur njė kufi qė duhet tė na shqetėsonte."

Importet bėhen mė tė lira

Eksportė nė zonėn e dollarit, pra nė SHBA dhe nė vende qė e kanė lidhur monedhėn e tyre me dollarin, pėrfaqėsojnė vetėm 15 pėrqind tė tė gjitha eksporteve. Pjesa mė e madhe e mallrave tė eksportuara, mė shumė se 60 pėrqind, shkon nė zonėn e Euros, pra nuk preket prej kurseve tė kėmbimit. Euro-ja e fortė ka edhe njė anė pozitive. Importet gjermane, tė cilat duhet tė paguhen me euro, bėhen mė tė lira. Ēmimi i lartė i naftės, pėrmes Euros sė forcuar nė njėfarė mėnyre amortizohet.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga Bisnesi.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Bisnesi....   Lajme nga Bisnesi.... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:23 pm

Biznesi i kėrkon qeverisė amnisti fiskale
01-12-2007

Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė, ka kėrkuar nga ana e qeverisė qė tė marrė njė reformė amnistie
Biznesi i ka kėrkuar qeverisė qė tė aplikojė njė amnisti fiskale. "Ne jemi partnerė tė padiskutueshėm dhe tė vendosur nė luftėn e qeverisė pėr formalizimin e ekonomisė dhe reduktimin e evazionit fiskal. Nė kuadėr tė kėsaj lufte, jemi tė mendimit se, ndoshta ka ardhur koha qė qeveria tė konsiderojė opsionin e njė "amnistie fiskale" pėr tė ashtuquajturėn "ekonomia gri" duke lehtėsuar nga kjo barrė edhe ato segmente tė komunitetit tė biznesit, tė cilat duan t'i bashkohen bizneseve transparente e serioze, jo tė pakta nė kėtė vend",- ka deklaruar Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė, Gjokė Uldedaj. Deklarata e Uldedajt, ėshtė bėrė gjatė konferencės sė mbajtur dje, me rastin e 1-vjetorit tė Nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ndėrmjetme Shqipėri-BE. Ideja pėr njė amnisti fiskale ėshtė hedhur edhe nga ana e institucioneve shtetėrore vite mė parė. Ka qenė vetė presidenti Meidani qė nė vitin 1999 ka hedhur kėtė ide, e mbėshtetur edhe nga njė pjesė e zyrtarėve tė lartė dhe specialistėve tė ekonomisė.

Ndėrsa, Kryetari i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė sė Tiranės, Gjokė Uldedaj, deklaron se nė kuadėr tė zhvillimeve tė fundit politiko-ekonomike nė vend, amnistia mund tė jetė njė opsion pėr t'u marrė nė konsideratė nga ana e qeverisė. Por debati mė i madh pėr amnistinė fiskale lidhet me faktin nėse ajo do tė jetė njė amnisti e pjesshme apo e plotė, ndėrsa njė pjesė e specialistėve tė ekonomisė mbeten skeptikė lidhur me faktin nėse njė amnisti do tė ishte e drejtė apo ajo, do tė pėrdorej politikisht nga qeveria. Nė vitin 2002, profesori i Ekonomisė nė Universitetin Amerikan tė Uashingtonit, Vladimir Kvint, i sugjeroi nė atė kohė ish-qeverisė socialiste tė drejtuar nga Nano tė shpallte amnistinė fiskale nė vend. Kvint kishte vlerėsuar se, si pasojė e kėsaj, nė Shqipėri do tė ktheheshin rreth 6 miliardė dollarė kapitale, gjė qė do tė dyfishonte Prodhimin e Brendshėm Bruto qė kishte vendi asokohe. Vetėm njė vit mė vonė, nė 2003-in, qeveria italiane e drejtuar nga Berluskoni ndėrmori amnisti fiskale, qė pėrfundoi me ligjėrimin e njė kapitali prej 63 miliardė eurosh nė shtetin fqinj. Specialistėt vlerėsojnė se njė pjesė nga kėto fonde ishin para qė zotėroheshin nga shqiptarėt.

Njė nga kėrkesat e tjera tė sipėrmarrjes vendėse drejtuar qeverisė ka qenė zbatimi i shanseve tė barabarta me biznesin e huaj, nė procesin e privatizimit. "Qeveria duhet tė shpejtojė procesin e privatizimit, duke i dhėnė shanse tė barabarta si operatorėve vendas ashtu edhe tė huaj, pėr tė marrė pjesė nė privatizimin e ndėrmarrjeve strategjike, si INSIG, KESH, ARMO, Albpetrol, etj. Tė mos hezitojmė tė ftojmė nė kėto procese edhe sipėrmarrjen vendase, e cila mendoj se ka krijuar kapacitete menaxhimi tė ngjashme me kompani tė huaja, disa herė edhe mė cilėsore se kėto tė fundit",- tha Uldedaj. Kėrkesa e bėrė nga ana e biznesit vendės, vjen pas diskriminimit qė i ėshtė bėrė biznesit vendės nė procesin e privatizimit gjatė kėtyre viteve. Me anė tė ligjit pėr privatizimin, nė njė pjesė tė madhe tė privatizimeve strategjike, investitorėt vendės kanė qenė tė pėrjashtuar me ligj nga gara.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme nga Bisnesi.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Bisnesi....   Lajme nga Bisnesi.... Icon_minitimeSat Dec 01, 2007 7:24 pm

BE: Kontrabandė e lartė nė dogana
01-12-2007

Pas njė viti tė zbatimit tė Marrėveshjes Interim, Bashkimi Europian deklaron se ka njė nivel tė lartė kontrabande nė doganat shqiptare
Raporti: Kontrabanda dhe zbatimi diskriminues i legjislacionit doganor nė doganat shqiptare

Doganat shqiptare vuajnė nga njė nivel i lartė kontrabande, ndėrsa administrata doganore nuk i ka kushtuar vėmendje krimit tė organizuar, drogės dhe pastrimit te parave. Raporti pėr doganat vjen nga Bashkimi Europian, nė njė kohė qė nė harkun kohor tė njė viti, Shqipėria ėshtė duke zbatuar Marrėveshjen Interim me BE. Njė pjesė tė kėtyre problemeve tė hasura nė doganat shqiptare gjatė kėtij viti, janė vėnė nė dukje edhe nga ana e Ambasadorit tė KE-sė nė Tiranė, Helmut Lohan, gjatė konferencės sė djeshme me pėrfaqėsues tė qeverisė dhe biznesit. Bashkimi Europian ka vendosur edhe njė sėrė objektivash pėr t'u arritur nga qeveria nė vazhdim. Marrėveshja Interim, me futjen nė fuqi nė Dhjetor tė vitit 2006, solli njė sėrė detyrimesh pėr vendin. Kjo marrėveshje do tė jetė nė fuqi deri nė momentin qė tė 27 vendet e BE do tė kenė ratifikuar Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit, e cila do tė heqė pėrfundimisht tė gjitha barrierat doganore me vendet e BE-sė. Por BE vėren se nė kėtė drejtim vendi ka shumė pėr tė bėrė.

Nė raport progresin qė ėshtė edhe dokumenti bazė pėr vlerėsimin e Komisionit Europian, kėrkohet pėrafrimi me praktikat e BE-sė, nė veēanti nė lidhje me procedurat e thjeshtuara, tė transitit dhe informacionin detyrues mbi tarifat. Sipas raportit, nė dogana vėrehen probleme tė mėdha, qė kanė sjellė vėshtirėsi serioze dhe kosto shtesė pėr biznesin. Nė dogana vazhdon qė ketė njė mosdhėnie tė informacionit tatimor dhe vlerėsohet se ka njė menaxhim jo efikas tė kuotave tarifore.

Sipas raportit, njė pjesė e madhe e problemeve nė portat hyrėse dhe dalėse tė vendit, ka ardhur pėr shkak tė ndryshimeve tė shpeshta tė stafit doganor. Stafi doganor vazhdon qė tė jetė nė pjesėn mė tė madhe tė tij i pakualifikuar, pasi ndryshimet e shpeshta qė bazohen nė pėrkatėsinė politike vazhdojnė. BE kėrkon nga ana e qeverisė qė pėr tė mbrojtur karrierėn e punonjėsve tė doganave, qė do tė ndikojė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė edhe nė arritjen e standardeve, duhen marrė disa masa. Sė pari, duhet qė oficerėve doganorė t'u jepet statusi i nėpunėsit civil, nė mėnyrė qė ata tė kenė njė mbrojtje mė tė madhe, nė momentet kur ka njė rotacion politik tė pushtetit. Nga ana tjetėr, njė masė e tillė do tė ndikojė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė sigurimin e njė niveli tė barabartė pagash. Njė nga pikat doganore qė vlerėsohet se ka edhe njė efektivitet mė tė ulėt, mbetet ajo e Tiranės. Raporti kėrkon qė tė ketė njė pėrmirėsimi tė infrastrukturės doganore sidomos dega Tiranė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajme nga Bisnesi.... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme nga Bisnesi....   Lajme nga Bisnesi.... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme nga Bisnesi....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga futbolli ...
» Lajme Sociale ....
» Lajme nga kultura...
» Lajme Nga Vendi
» Lajme Te ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: