|
|
| Lajme nga futbolli ... | |
| | Autori | Mesazh |
---|
PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:47 am | |
| Studimi: Portsmuthi ka fanella me doping? 7 Dhjetor
Fanella me doping! Nje shpikje gazetaresk apo nje studim i rreme? Gjithcka lind me lojen e rregbise. Lojtaret e Afrikes Jugore, kombetarja qe ka fituar Boterorin e zhvilluar ne France, kane veshur te tilla kostume sportive, te krijuara nga shoqeria neozejlandeze IonX, te realizuara me nje material qe permban nje fushe elektromanjetike dhe me ngarkese negative. Kjo sjell nje proces jonizimi, ne te cilin nje apo me shume elektrone levizen nga atomet ose molekulat per shkak te lidhjeve te mikroorganizmav qe cojne deri ne radiacion. Nje studim ky i bere nga shkenctaret e ish?Bashkimit Sovjetik per te rritur keshtu rendimentin ne paraqitjet ne fushe, gjate stervitjes dhe sidomos ndeshjeve. Procesi ne fjale rrit qarkullimin e gjakut dhe nivelin e oksigjenit, duke permiresuar si pasoje edhe lojen ne fushe. Nderkohe, Portsmuthi eshte i bindur per potencialin e ketyre fanellave te jonizuara dhe drejtori komercial i klubit, Paul Bell eshte i qarte: E pranojme qe fanellat kane nje ndikim pozitiv te forma e lojtareve. Vete doktoret qe kane bere kete eksperiment flasin per nje permiresim, edhe pse te vogel, te aktivitetit fizik. Keto fanella u testuan ne fillim ne rregi nga Afrika e Jugut, Australia dhe Skovia ne kupen e botes dhe kombe te tjera kane kerkuar sqarime ne lidhje me ligjshmerine e ketyre kostumeve te posacme. Federata nderkombetare e rregbise i eshte drejtuar zyrave te antidopingut qe, per momentin, nuk ka asgje kunder, sepse ne realitet, fakti per te perdorur jone eshte dicka e studjuar ne te kaluaren, per shembull, gjate luftes se dyte boterore, per te rritur nivelin e mbikqyrjes se piloteve bombardues dhe ne operacionet e bonifikimit pas shperthimit te Cernobilit.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:47 am | |
| Kaka: Me jepni Boken! 7 Dhjetor
Gjate gjithe udhetimit drejt Tokios eshte relaksuar duke lexuar gazeten dhe duke pushuar, edhe pse shume pak, por kur ka mberritur ne aeroport, edhe pse i rraskapitur nga rruga e gjate, eshte ndjere si nje yll kinemaje, mes fansave te tij qe e kane rrethuar. Me sy te lodhur, por me deshiren per te rinisur stervitjen sa me pare dhe per tu perqendruar ne boterorin e klubeve. I pyetur ne lidhje me emocionet e para, fituesi i Topit te Arte eshte shprehur: Tre vjet me pare nuk do te kisha menduar kurre qe do te kthehesha ketu, ne kete toke dhe me nje Top te Arte me shume ne duar. Keto jane kenaqesi te cilat mund te te ofroje vetem futbollit. Jam me te vertete i lumtur per te gjitha gjerat qe kemi arritur. A e solla une Milanin ketu? Jo, ka pasur nje shkembim vlerash. Kam bere me te miren, por Milani nuk eshte vetem Kaka, por nje skuader. Braziliani nuk ka asnje dyshim, ne finale do te donte Boka Juniorsin, me shume se cdo ekip tjeter: Po, eshte e vertete, do te doja perballe Boken. Perpara se gjithash sepse kemi humbur ndaj tyre para tre vjetesh dhe duhet thene se historia e ketij kompeticioni eshte e perbere nga finalet mes skuadrave europiane dhe amerikanojugore dhe do te ishte bukur nese kjo tradite do te vazhdonte. Nese fitoj, si mund te gjej motivime te tjera, sepse do t` kem fituar gjithcka? Te Milani luhet gjithmone per te fituar. Nese fitoj kete kupe jam edhe me shume i vendosur, per te arritur per nje here te dyte te gjithe keto objektiva. Duhet te jap gjithmone me te miren ne kete ekip, te cilit i jam mirenjohes qe besoi te une ne nje moshe te re. Tani ndihem me i realizuar dhe i pjekur, por jeta eshte e gjate dhe duhet te mesoj me shume. perfundoi Riki.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:48 am | |
| Merkato e Juventusit ndizet. Melberg, bardhezi ne qeshor 7 Dhjetor
Fuqizimi i pare per sezonin e ardhshem duket nje loje femijesh per Juventusin. Drejtuesit bardhezi, te udhehequr nga drejtori sportiv, Alesio Seko, kane arritur nje marreveshje me Olof Melbergun. Mbrojtesi i qendres qe luan me Aston Vilen dhe qe eshte kapiteni i kombetares se Suedise eshte emri me i pelqyer nga Ranieri dhe ne kete moment eshte bere prone e Zonjes se Vjeter, duke mundur keshtu konkurrencen me Ivanovicin, Luizaon, Luganon dhe Da Kosten. Ashtu si ne fillim te sezonit te shkuar, kur Juventusi bleu Grigeren dhe Salihamixhicin me parametra zero, e njejta procedure eshte ndjekur edhe me suedezin, qe do te firmose ne shkurt dhe ne qershor do te jete i bardhezinjve. Tani kerkohet nje emer tjeter, kete here per mesfushen, ku po ndiqen Havier Maskerano dhe Borovski.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:49 am | |
| Platini: Do ti mundim bastexhinjte aziatike! 7 Dhjetor
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, zbuloi qe ndeshja mes Liverpulit dhe Beshiktashit ne Champions League, e mbyllur me rezultatin e pazakonte 8-0 ne favor te skuadres se Rafa Benitezit, nuk ben pjese ne ato ndeshje qe jane marre nen shqyrtim nga UEFA si te dyshuara per trukime. Nuk kemi asgje per takimin Liverpul?Beshiktash, asgje. Me kete deklarate, Platini ka pergenjeshtruar lajmet e bera publike nga mediat angleze qe e fusinin takimin e Liverpulit ne listen e ndeshjeve te hetuara nga UEFA dhe Interpoli per lidhje me kompanite e basteve. Nga ana tjeter, ish?ylli i futbollit francez justifikoi ndermarrjen e ketij hetimi me detyrimin qe ai ka per te mbrojtur futbollin dhe permendi dhunen, racizmin dhe bastet si rreziqet me te medha te ketij sporti. Platini u ndal konkretisht te bastet, duke thene: Eshte nje rrezik i madh per futbollin, por kemi ndertuar nje sistem per te mbrojtur futbollin nga sasite e medha te parave qe vijne nga bastet ne Azi. Gjithashtu, presidenti i UEFA?s, pranoi se i kishte kerkuar ndihme autoriteteve europiane per te luftuar keto fenomene. U kam kerkuar politikaneve europiane qe te na ndihmojne per te mbrojtur sportin tone. Por eshte shume e nderlikuar qe te hetosh mbi bastet e paligjshme dhe trukimet e ndeshjeve. Kush eshte pergjegjesi? Presidenti i klubit? Drejtuesit? Gjyqtari? Mbrojtesi? Portieri? Apo sulmuesi? Eshte shume e nderlikuar por duhet te gjejme nje zgjidhje bashke me politiken dhe policine. Ky eshte nje problem i madh ne boten e sportit.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:49 am | |
| Operacioni Abramovic: Dinjo+Rajkard! 7 Dhjetor
Asgje nuk eshte e pamundur dhe gjithcka mund te ndodhe. Pas Ronaldinjos, drejtuesit e Celsit kerkojne te marrin edhe teknikun Frenk Rajkard. Si braziliani ashtu edhe tekniku holandez jane dy njerezit qe cuan Barcelonen drejt suksesit ne Europe dhe Spanje. Pikerisht keta dy njerez deshirohen shume nga presidenti i Celsit, Roman Abramovic, i cili eshte i gatshem te paguaje cfaredo lloj shume per ti sjelle ne Stamford Bridge. Ne vitin 2006, kur lojtaret e Celsit festonin fitimin e titullit kampion, Abramovic ndiqte qe nga Parisi se si Barcelona festonte fitimin e Champions League. Pikerisht, pas kesaj, lindi dashuria e manjatit rus per Ronaldinjon dhe Rajkardin, te cilet mendohen si njerezit qe mund te cojne Celsin drejt majave te Europes. Zerat per nje largim te mundshem te yllit brazilian dhe teknikut holandez sa vijne e po shtohen. Sezonin e kaluar, skuadra e Barcelones nuk arriti tye fitonte asnje titull nga shtate te mundshem dhe kjo beri qe tifozet dhe drejtuesit e klubit katalanas te mbesnin te pakenaqur. Nje tjeter arsye qe mund te realizoje kete marreveshje eshte edhe Ten Kate, aktualisht zevendes?trajner i Celsit dhe ish?ndihmes i Rajkardit te Barcelona. Pikerisht dyshja Rajkard?Kate ka qene ajo qe ka drejtuar Barcelonen ne fitimin e dy titujve ne Spanje dhe Champions League. Por, Rajkard mund te bashkohet serish me Ten Katen, kete here te Celsi. Kjo deshirohet shume nga Abramovic dhe tifozet e Celsit. Largimi i Rajkardit nga Barcelona mund te coje edhe Ronaldinjon qe ti thote lamtumire Camp Nou?t. Drejtuesit e klubit londinez po bejne te pamunduren per te arritur nje marreveshje te tille, e cila do te gezonte pa mase tifozet e Celsit. Sipas Abramovicit, Frenk Rajkard do te jete ai qe do te drejtoje projektin e ri te Celsit, projekt i cili mund ta ktheje klubin londinez ne majat e Europes.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:50 am | |
| Mijatovic: Nuk do e blija Dinjon! 7 Dhjetor
Ne nje interviste te dhene per nje program spanjoll, drejtori sportiv i Realit te Madridit, Predrag Mijatovic, ka komentuar situaten e Realit te Madridit ne kete fillim sezoni. Malaziasi ka folur edhe per situaten e Barcelones dhe te Ronaldinjos, i cili po has shume veshtiresi per te gjetur formen e tij me te mire. Me pase, Mijatovic ka folur per suksesin e blerjeve te skuadres madrilene ne veren e kaluar dhe nje ner to ishte edhe mbrojtesi portugez Pepe per te cilin tha: Mendoj se kemi blere qendermbrojtesin me te mire te Europes. Jemi shume te kenaqur me rendimentin e tij deri tani, edhe pse i ka te gjitha mundesite per tu permiresuar. Drente? Eshte ende shume i ri, po punon mire dhe shpresojme te jete nje nder lojtaret me te rendesishem te skuadres tone. I pyetur per Ronaldinjon dhe formen e tij te dobet te treguar deri tani, drejtori sportiv i Realit tha: Nuk eshte normale qe nje lojtar kaq i rendesishem si Ronaldinjo te jete ne nje forme te tille kaq pasive. Ndoshta mund te largohet sepse nuk mund ta pranoje uljen ne stol. Eshte e vertete qe si Barcelona ashtu edhe Dinjo nuk po kalojne nje moment shume te mire. Po japin shenja paqendrueshmerie dhe kjo nuk eshte dicka e mire. I pyetur nese do te deshironte te blinte yllin brazilian dhe ta sillte ate te Reali, Mijatovic tha: Aktualisht, Reali i Madridit ka lojtare shume te mire dhe nje lojtar si Ronaldinjo nuk do ta blinim kurre sepse nuk ka vend ne nje skuader si e jona. Nuk me pelqen te flas per kundershtaret tane, por per momentin Reali ka ambjent me te mire brenda skuadres. Te gjithe jane te mendimit se Barcelona ka nje skuader te madhe, me lojtare te medhenj, por e verteta eshte se ne fushen e lojes nuk po rezultojne te tille. Po hasin shume veshtiresi dhe situata e tyre mund te perkeqesohet nga casti ne cast.
Miq me Roberto Karlosin
Predrag Mijatovic perfitoi nga rasti per te folur per ish?mbrojtesin e Realit, Roberto Karlos dhe per largimin e tij te cuditshem nga skuadra madrilene. Edhe pse ne shtyp flitet per marredhenie jo shume te mira me drejtuesit e Realit, Mijatovic mohon gjithcka: Me Roberton kemi marredhenie shume te mira, jemi miq dhe asnjehere nuk kemi patur konflikte. Nuk e di se nga kane dale keto fjale.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:50 am | |
| Hoakin: Refuzova 42 milione eurot qe me ofroi Celsi! 7 Dhjetor
Ka qene mesfushori i Valencias, Hoakin Sancez, i cili ka zbuluar te gjithe prapaskenat eper largimin e tij drejt skuadres londineze te Celsit. Ne nje interviste te dhene per te perditshmen spanjolle Marca, mesfushori spanjoll ka bre te ditur se ka refuzuar oferten e bera nga drejtuesit e Bluve, vetem per te luajtur te skuadra e Valencias. Ketu ndihem shume i lumtur, edhe pse skuadra nuk po kalon nje moment te mire ne kete fillim sezoni. Kemi arritur shume rezultate negative dhe mendoj se ka ardhur koha te ndryshojme gjithcka. Tekniku Kuman po ben maksimumin e tij per ta ngritur Valencian aty ku ka qene, edhe pse e dime qe do te jete shume e veshtire. I pyetur nese e ka menduar largimin nga Mestalla, mesfushori tha: Dua tju them dicka te vertete ne lidhje me karrieren time. Veren e kaluar, drejtuesit e Celsit me ofruan 42 milione euro, por une i refuzova sepse te Valencia ndihem me i lumtur, jam me i qete dhe shpresoj qe gjithcka te kthehet si me pare per sa i perket rezultateve pozitive. I pyetur se ku mund ta mbyll karrieren e tij, edhe ps i kane mbetur ende shume vite per te luajtur, Hoakin tha: Nese do te me jepet mundesia qe ta mbyll karrieren time te Betisi, atehere do ta beja me shume qejf.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Sat Dec 08, 2007 4:51 am | |
| Drogbase i duhet operacioni. Te Celsi, mendohen dy here! 7 Dhjetor
Didier Drogba ka shume mundesi qe te kryeje nje operacion ne gju qe do te mbaje larg fushave te futbollit per te pakten nje muaj. Sulmuesi i Celsit beri nje skaner te merkuren pas te cilit u zbulua qe kishte nje perkeqesim te gjendjes se meniskut. Ky demtim kerkon dosmosdoshmerisht operacion per tu kuruar. Sidoqofte, duke pareq qe Drogba do te largohet ne janar per te luajtur me kombetaren e Bregut te Fildishte ne Kupen e Kombeve te Afrikes, duhet pare nese Celsi do te vendose ta fuse nen thike sulmuesin e vet, apo do ta binde qe te shtrengoje dhembet gjate ketij muaji, para se ti nenshtrohet operacionit. Sipas mediave angleze behet e ditur se stafi mjekesor i Celsit do te flase me lojtarin dhe do te vezhgoje me kujdes paraqitjen e tij ne stervitje para se te keshilloje trajnerin Avram Grant se kush eshte zgjidhja me e mire per lojtarin. Nese Drogba nuk do te jete ne gjendje te luaje te shtunen ndaj Sanderlendit mendohet se mjeket do te rekomandojne qe operacioni te kryhet sa me shpejt te jete e mundur. Vendimi behet edhe me i nderlikuar nese merret parasysh deshira e lojtarit per te mos rrezikuar me teper me shndetin e tij si dhe per te mos humbur kompeticionin afrikan ku luan kombetarja e tij. Nese operacioni do te behet tani, lojtari do te qendroje jashte fushave per nje muaj ose pese jave dhe kjo le te kuptohet se ai do ti mungoje Celsit deri ne shkurt.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Mon Dec 31, 2007 7:12 pm | |
| The Independent: Celsi syte nga Maikoni E Diele, 30 Dhjetor 2007
Sipas se perditshmes angleze The Independent, Celsi eshte i interesuar te marre Dagllas Maikonin qe ne janar. Anesori i djathte i Interit mund te ishte ideali per nje rol, i cili nuk eshte i mbuluar mire te blute e Londres, por problemi do te ishte se nuk mund te aktivizohej ne Ligen e Kampioneve. Abramovici eshte i gatshem ta hape portofolin pas kerkeses se Avram Grantit, por duket gjithsesi e pamundur qe kampionet e Italise te pranojne cfaredolloj oferte per te. Hipoteza duket gjithsesi me permbajtje shume te forte fantazie. Jo per mundesite ekonomike te Abramovicit, i cili mund ti levroje me te vertete fondet e nevojshme, nese ia kekron Granti, per te blere nje mbrojtes te djathte te nivelit te larte, pasi kjo gje nuk u konkretizua ne vere, kur Dani Alveshi nuk levizi nga Sevilja. Ai, se bashku me brazilianin tjeter te Interit, eshte objektivi kryesor i bluve per merkaton e janarit. Por, nga ana tjeter, eshte e paimagjinueshme qe Interi te lere te largohet nje prej surprizave me te bukura te Mancinit, i cili mberriti me 2006-n nga Monako dhe u be menjehere nje titullar fiks ne rreshtimin e kampioneve te Italise.
Problemi per te dy lojtaret, ka te beje me pamundesine per ti aktivizuar ne Ligen e Kampioneve, veprimtari e cila rezulton se eshte perparesia e Celsit per kete sezon. Mundesite qe te mberrije njeri mes Maikonit dhe Alveshit jane te pakta. Maikoni, ne menyre te vecante, po luan me nivel teper te larte, aq sa trajneri i Interit, Roberto Mancini, e ka cilesuar kohet e fundit si anesorin e djathte me te mire ne bote. Edhe vete e perditshmja angleze e pohon ne njefare menyre. Por merkatoja e Celsit nuk ndalet me kaq. Granti do edhe nje sulmues (ne vendin e pare te preferencave eshte Anelka), si dhe dy mesfushore te tjere. Njeri prej tyre mund te jete Modrik i Dinamos se Zagrebit, por 22-vjecari i Kombetares kroate i pelqen edhe dy skuadra te tjera angleze, Totenhemit dhe Mancester Sitit.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Mon Dec 31, 2007 7:12 pm | |
| Mateus, kandidat per pankinen e Bosnjes E Diele, 30 Dhjetor 2007
Lojtari Mateus, nje nga legjendat e futbollit gjerman, eshte kandidat per te marre drejtimin e Kombetares se Bosnjes. Lajmin e ka bere te ditur zedhenesi per shtyp i Federates Boshnjake te Futbollit, i cili pohoi gjithashtu se me 5 janar 2008 do te behet publik emri te trajnerit qe do te zevendesoje Fuad Muzurovicin.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Mon Dec 31, 2007 7:13 pm | |
| Balardini trajneri i ri i Kaljarit
E Diele, 30 Dhjetor 2007
Tani eshte zyrtare. Trajneri i ri i Kaljarit eshte Davide Balardini, i cili zevendeson te shkarkuarin Nedo Soneti. Balardini ka qene edhe me pare ne stolin e sardeve ne sezonin 2004-05, kur u shkarkua (dhe vendin e te cilit e zuri pikerisht Soneti) pas nente ndeshjeve pa asnje fitore (kater barazime). Soneti sivjet kishte zevendesuar Marko Xhiampaolon ne nentor, duke marre vetem nje pike ne gjashte ndeshje.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Mon Dec 31, 2007 7:14 pm | |
| Statistikat: Reali, kampioni i ardhshem
E Diele, 30 Dhjetor 2007
Sipas statistikave te kuotave qe qarkullojne ne treg nga kompanite e basteve ne Spanje, Reali i Madridit do te shpallet kampion. Pas fitores se merengesve ndaj Barcelones, koeficienti per Realin kampion ka zbritur drastikisht ne 1,5. Perpara se Baptista te shenonte ne El Klasiko, koeficienti ishte 2,3. Nderkohe, koeficienti per Barcelonen kampione eshte 3,5. Atletiko e ka koeficientin 50, ndersa Vilareali 75. Basti me koeficientin me te larte eshte ai per Espanjolin, 120.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Mon Dec 31, 2007 7:14 pm | |
| Ronaldinjo dhe Zambrota te Milani pas 1 janarit
E Diel 30 Dhjetor 2007
Gazeta spanjolle sportive, Marca, ka avancuar me idene e saj, ku Milani pas nje janarit do te kete ne gjirin e saj Ronaldinjon. Asi brazilian nuk do te vije i vetem, por do te jete dhe Zambrot, qe do ta shoqeroje. Por, me sa duket, cmimi i lojtareve eshte larg 100 milione eurove, qe ishte veren e kaluar. Sipas Marca, cmimi i brazilianit eshte sa 1/3-ta e asaj shume.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Mon Dec 31, 2007 7:15 pm | |
| Skualifikohet pergjithmone doktor Xhustarini
E Diel 30 Dhjetor 2007
Komisioni i Disiplines se Federates te Mjekeve Sportive, ka vendosur ti hiqet licenca pergjithmone doktor Simeone Xhistarinit, pasi ka qene i perfshire ne nje hetim dhe ka mbuluar sportistet qe perdornin doping.
| |
| | | PearL AdMiniStRaToR GloBaL
Numri i postimeve : 2486 Location : Ne Boten E Lumturise Registration date : 29/08/2007
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... Tue Jan 15, 2008 7:45 pm | |
| Shtypi: Ronaldinjo, drejt Ēelsit!
Nė Angli dhe Spanjė flasin pėr kalimin e brazilianit nė Londėr. Menaxheri mohon vetėm pjesėrisht
Ronaldinjo mund tė shkojė te Ēelsi, sipas pjesės mė tė madhe tė gazetave qė kanė dalė dje nėpėr Europė. Braziliani ėshtė nė periudhėn e tij mė tė zezė te Barcelona, dhe jeta nė "Kamp Nou" ėshtė bėrė shumė e vėshtirė pėr tė. Numri 10 ka qenė nė stol gjatė tri ndeshjeve tė fundit dhe "Topi i Artė 2005" duket vetėm njė kujtim i largėt. Kjo ėshtė arsyeja, pėr tė cilėn shtypi spanjoll dhe ai britanik kanė pėrfolur njė kalim tė "Dinjos" nė "Stemford Bridxh". Gazeta "Marca" citonte njė burim sekret, i cili konfirmoi marrėveshjen e fantazistit me drejtuesit e Ēelsit, nė bazė tė sė cilės ai do tė pėrfitonte 10 milionė euro nė sezon. Anglezja "The Sun" shkonte mė tej. Sipas saj, Ronaldinjo do tė pėrfitojė 17 milionė euro nė sezon dhe nė arkat e Barcelonės do tė derdheshin plot 70 milonė euro. Edhe Milani ėshtė nė garė pėr tė marrė shėrbimet e tij. Ndryshimi kėtė herė qėndron edhe nė shtypin katalanas, i cili tradicionalisht ka bėrė propagandė pėr qėndrimin e Ronaldinjos nė Barcelonės. Kėtė herė, e pėrditshmja "Sport" u referohej fjalėve tė Roberto de Asis, menaxheri dhe njėkohėsisht vėllai i fantazistit. "Ronaldinjo ėshtė shumė mirė te Barcelona, por, nėse drejtuesit vendosin ta shesin, atėherė ai ka tė drejtė tė largohet ku tė dėshirojė, dhe klubi nuk do tė pėrfitojė asgjė." Fjalėt e tij nuk janė shumė tė qarta, por gjithsesi presidenti Laporta duhet tė matet mirė pėr tė vendosur tė ardhmen e futbollistit tė tij tė preferuar. Ndėrkohė, trajneri i Barcelonės, Frenk Rajkard, ka dashur t'u japė fund spekulimeve, nė lidhje me historinė e dashurisė ndėrmjet Ronaldinjos dhe vajzės sė tij Linsej Rajkard. "Ajo ka njė tė dashur qė ėshtė nga Brazili, por ky nuk ėshtė Ronaldinjo," tha trajneri holandez pėr tė pėrditshmen "El Periodico", nė rubrikėn e kėsaj tė fundit, "Jeta pas futbollit."
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Lajme nga futbolli ... | |
| |
| | | | Lajme nga futbolli ... | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|