AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lajme Sociale ....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:07 pm

Musai: Po zhdukim informalitetin

E Marte, 20 Nentor 2007


ELBASAN - Informaliteti po zbehet deri ne zhdukje ne rajonin e Elbasanit, ne saje te procesit te legalizimit, kurse mosmiratimi i paketes financiare behet pengese per shperndarjen e tapive te legalizimeve. Zyra e Aluizni-t ne Elbasan ka futur ne proces edhe kater zona te tjera informale ne kete qytet me 2 990 ndertime pa leje, qe jane te vendosura ne nje siperfaqe 420 hektaresh. Dokumentacioni i ka kaluar Keshillit te Qarkut dhe me tej pritet t’i kaloje KRTRSH-se ne Tirane. “Se fundi, ne Keshillin e Qarkut jane dorezuar 5 zona informale me ndertime ne zona te vecanta, qe shtrihen ne nje siperfaqe mbi 50 hektare”, - deklaroi dje per “Koha Jone”, drejtori rajonal i Aluizni-t, Ditor Musai. “Shqyrtimi i zonave te tilla eshte ne kompetence te KRRTRSH”, - sqaroi Musai, duke detajuar se behet fjale per nje zone informale ne fshatin Katund i Ri te komunes Bradashesh dhe per kater te tjera ne Bashkine e Elbasanit. “Ne te pesta keto zona perfshihen 2 990 objekte gjithsej, te shtrira ne nje siperfaqe prej 420 hektaresh gjithsej”, - perfundoi Musai.

Keshilli i Qarkut te Elbasanit ka miratuar deri tani 8 300 ndertime informale ne nje zone te pergjithshme prej 1 700 hektaresh, te cilat tashme jane derguar per ne KRRTRSH. “Aktualisht, KRRTRSH ka miratuar 2 320 ndertime ne nje siperfaqe prej 259 hektaresh”, - tha Musai. Drejtori i Aluizni-t u ndal edhe ne vendimet e dhena nga KRRT-te e njesive vendore per ndertime pa leje te vecanta apo te ngritura ne nje zone me pak se 50 ha. “KRRT e Bashkise se Elbasanit ka miratuar 847 ndertime, te ngritura ne nje zone prej 170 hektare gjithsej. Ndersa KRRT-te e bashkive Peqin, Gramsh dhe Librazhd kane miratuar 112 ndertime pa leje. Tashme pritet qe te vijne dosjet ne zyren e Aluizni-t per dhenien e lejeve te ketyre ndertimeve”. Drejtori i Aluizni-t tregoi se “me fondet e grumbulluara nga procesi i legalizimeve, njesite vendore do te kene ne dore mjete financiare te medha, te mjaftueshme per urbanizimin dhe permiresimin e jetes se qytetareve”.

Nderkohe, KRTRSH ka miratuar legalizimin e ndertimeve pa leje ne zonen pilot, qe ndodhet ne perendim te Elbasanit. Por pengese ne kete drejtim eshte bere mosmiratimi i paketes financiare per kompensimin e ish-pronareve nga ana e qeverise. Drejtori i Zyres se Aluiznit per qarkun Elbasan, Ditor Musai, u shpreh dje se ne proces jane edhe 3 zona te tjera informale perreth Elbasanit, si dhe 5 pallate shumekatesh. “Familjet e ketyre pallateve nuk ishin pajisur me dokumente pronesie, pasi pronaret kishin kryer shtesa ne kate”, - deklaroi Musai. Sipas tij, dokumentacioni eshte mbeshtetur ne fotografime ajrore dhe nuk mund te gabohet ne asnje centimeter ne toke. Edhe cmimi i tokes ka ardhur per bashkine e ketij qyteti.

KRRT e ketij qarku ka miratuar dokumentacionin e ndertimeve pa leje edhe per 112 ndertime pa leje per bashkine Peqin dhe komunat Klos e Pajove. Ne qytetin Elbasan numerohen 8 573 ndertime pa leje, te vendosura ne 1 700 hektare. Ndersa ne shkalle qarku numerohen 18 763 ndertime pa leje.



Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Jan 12, 2008 4:22 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:07 pm

Krasta, se shpejti park clodhes

E Marte, 20 Nentor 2007


ELBASAN - Keshilli i Qarkut Elbasan ka ndermarre nje nisme te dobishme per banoret e qytetit dhe periferise se tij. Nisma ka te beje me transformimin e kodres se Krastes, te mbuluar me pisha, ne nje park clodhes rajonal. Kryetari i Keshillit te Qarkut ne Elbasan, Ardian Turku, u shpreh dje per “Koha Jone”, se kjo eshte nje nga perpjekjet me serioze ne dobi te komunitetit te zones. “Per kete qellim ekziston nje projekt teknik, i cili parashikon dergimin e energjise, ndertimin e sistemit te kanalizimeve te ujerave te zeza dhe te bardha, te infrastruktures rrugore, te ndertimit te lulishteve, mjediseve sportive dhe argetuese dhe te nje kompleksi te gjere sherbimesh”, - deklaroi ish-kryetari i Bashkise se Elbasanit. Ai shtoi se per te vene ne jete kete projekt po bashkepunohet me bashkine dhe me Ministrine e Mjedisit dhe Puneve Publike. Problem, aktualisht, mbetet identifikimi i pronesise se kodres, 1.5 km larg qytetit, e cila ndodhet nen juridiksionin e Drejtorise se Pyjeve dhe Ministrise se Mjedisit. Por, duke u njohur me kete projekt edhe Ministria e Mjedisit ka dhene pelqimin per ndertimin e parkut clodhes. Kthimi i Krastes ne Park Rajonal do te permiresonte ne menyre te ndjeshme cilesine e ajrit ne nje nga qytetet me te ndotura ne shkalle vendi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:09 pm

Mjerimi, mesuesi rreh faturistin e KESH-it

E Marte, 20 Nentor 2007


Fier - Nje mesues nga fshati Ruzhdie ne rrethin e Fierit eshte ndaluar mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, pasi akuzohet se ka rrahur per shkak te detyres faturistin e KESH-it te zones, 47-vjecarin Rexhep Myrtaj. Sipas policise, Duelin Kamberaj, 32 vjec, ka fyer dhe rrahur punonjesin e Korporates, pasi ky i fundit ka tentuar ta ndeshkoje per lidhjet abuzive te energjise elektrike. Burime nga uniformat blu saktesojne se grindja ndermjet dy buxhetoreve ka filluar pasi Kamberaj ka tentuar te binde Myrtajn te heqe dore nga gjoba. Mesuesi mesohet t’i kete treguar punonjesit te KESH-it se disa vjet me pare gruaja e tij ka lindur trinjake. Ai tashme ka pese fryme per te mbajtur me nje rroge arsimtari dhe askush nuk ka menduar ta ndihmoje. Por arsyetimet e mesuesit duket se nuk e kane lekundur vendimin e faturistit, cka ka bere qe mes tyre grindja te degjeneroje deri ne perdorimin e grushteve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:35 pm

DOBJANI-WITHERS: BASHKEPUNIM PER TE DREJTAT E NJERIUT (07/12/2007)

Respektimi i te drejtave te njeriut ka qene tema e diskutimeve e nje takimi qe avokati i popullit, Ermir Dobjani zhvilloi sot me ambasadorin amerikan ne Tirane, John Withers II. Gjate takimit, zoti Dobiani e njohu diplomatin me angazhimet e zyres se tij ne mbrojtje te ceshtjeve civile, te se drejtave te njeriut, si dhe per nje funksionim me te mire te administrates. Nga ana e tij, ambasadori Withers ka vleresuar angazhimin e institucionit te Avokatit te Popullit ne kete drejtim dhe ka siguruar mbeshtetjen e metejshme te programit USAID. Nder te tjera, zoti Dobjani shprehu gatishmerine e institucionit te drejtuar prej tij per ndihmen ne luften kunder korrupsionit dhe ruajtjen e standarteve te mireqeverisjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 9:35 pm

KORCE, HIQET STAZHI NE UNIVERSITETIN "FAN S. NOLI" (07/12/2007)

Per studentet e Universitetit te Korces, "Fan S. Noli" nuk do te kete me kalim ne stazh. Senati i ketij institucioni ka marre sot kete vendim pas kerkesave te shumta te studenteve. Duke u bazuar Karten e Bolonjes, senatoret vendosen pro heqjes se stazhit, gje qe do te ktheje ne sallat e mesimit shume studente. Pak kohe me pare rreth 800 studente i drejtuan nje peticion drejtueseve te ketij Universiteti per heqjen e stazhit, kerkese e cila u plotesua sot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:28 pm

Leskaj: “Projektligji i Akademise, antikushtetues”

Valentina Leskaj, kryetare e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, e ka cilesuar projektligjin e Akademise se Shkencave te hartuar nga qeveria si antikushtetues dhe bie ndesh me konventat nderkombetare qe ka ratifikuar Shqiperia. Nderkohe Leskaj nuk u pajtua me faktin se nje projektligj i rendesishem si i Akademise, po miratohet me procedure te pershpejtuar. “Nuk eshte hera e pare qe ju sillni ligje me procedure te pershpejtuar kur nuk ka asnje argument apo arsye per ta futur nje projektligj me procedure te pershpejtuar. Nuk e kemi ende te qarte se kush eshte motivi qe projektligji per Akademine e Shkencave po futet per t’u miratuar me procedure te pershpejtuar”, - tha Leskaj. Me tej numri nje i deputeteve socialiste theksoi dhe paralajmeroi Parlamentin duke patuar parasysh verejtjet e Bashkimit Europian per punen e ketij te fundit me miratimin e ligjeve. “Dua te terheq vemendjen e Parlamentit per projektligjin e Akademise se Shkencave dhe maxhorances qe e ka prure ate, me faktet qe ligjet po amendohen ēdo dy ose tre muaj. Ky eshte nje projektligj qe bie ndesh me Kushtetuten dhe me konventat nderkombetare te cilat jane miratuar nga ky parlament dhe kane fuqi edhe mbi ligjet. Besoj se e keni lexuar raportin e Bashkimit Europian, i cili ne nje nga verejtjet qe ben eshte miratimi i ligjeve me procedure te pershpejtuar”, - perfundoi Leskaj ne fjalen e saj.

7 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:28 pm

Tė pastrehėt, 89 familje pėrjashtohen nga skema

Nga 108 familje nė nevojė qė do tė trajtohen nga Bashkia me Bonus Strehimi, tė cilat nuk mund tė pėrballojnė qiranė e tregut tė lirė, vetėm 17 prej tyre janė marrė parasysh. Mungesa e dokumentacionit tė plotė ka bėrė qė 89 familje tė pėrjashtohen nga pėrfitimi i qerasė me kosto tė ulėt. Kėshilli Bashkiak ka diskutuar nė mbledhjen e radhės mbrėmė pėr dy orė me rradhė, pėr familjet qė do tė pėrfitojnė. Ēėshtja ka ngjallur polemika mes anėtarėve dhe gjithēka mbeti nė tentativė pėr t’u miratuar. Kjo ėshtė mbledhja e dytė e Kėshillit pėr tė diskutuar pėr kėto ēėshtje, pasi javėn e kaluar nuk u vendos asgjė pas debateve. Nė rend tė ditės pėr t’u diskutuar kanė qenė projektvendimi “Pėr njė ndryshim tė planit tė Buxhetit tė Bashkisė sė Tiranės pėr vitin 2007, miratuar me vendimin e Kėshillit Bashkiak nr.23, datė 30.04.2007: projektvendimi pėr “Pėr trajtimin me Bonus Strehimi, tė disa familjeve nė nevojė, tė cilat nuk mund tė pėrballojnė qiranė e tregut tė lirė”. Njė ēėshtje me mjaft interes ka qen edhe diskutimi mbi projektvendimin pėr disa ndryshime nė nivelin e pagave tė punonjėsve tė Institucioneve tė vartėsisė, si dhe ajo pėr pėrfundimin e procedurave tė privatizimit tė disa apartamenteve, tė cilat kanė mbetur pa u regjistruar, pranė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme.

7 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:29 pm

Valentina Duka: “Pse e shoh veten si rektore e ardhshme”

“Lufta e ftohtė” pėr profesoren e historisė, Valentina Duka, ka nisur dje. E shoqėruar dhe pėrkrahur pothuajse nga i gjithė stafi pedagogjik i fakultetit tė Histori-Filologjisė, ajo prezantoi dje zyrtarisht kandidaturėn e saj pėr tė drejtuar Universitetin e Tiranės. Ndėrkohė, pėrballė saj deri tani janė rivalėt profesori Ekonomikut Dhori Kule dhe ai i Shkencave tė Natyrės Llukan Puka. Si gjithmonė e shkathėt dhe tepėr e qeshur ajo nuk i trembet askujt, madje ndihet e sigurt drejt fitores. Gjatė prezantimit tė kandidaturės ajo i ka premtuar tė gjithė tė pranishmėve dhe opinionit publik se nėse ajo do tė zgjidhet rektore e Universitetit tė Tiranės do tė jetė e hapur dhe mikėpritėse pėr tė gjithė. Mbėshtetėsit e saj janė tė shumtė duke filluar qė nga Artan Fuga, Mark Marku, Lira Caushi, Shezai Rrokaj si dhe shumė personalitete tė tjera tė njohura pėr botėn akademike deri tek studentėt. Pėrkrahėsit e saj pėrveēse e kanė mbėshtetur atė fuqishėm janė tė sigurt se ajo e meriton njė post tė tillė. Pėr kėtė ata janė bazuar tek karriera e saj e deritanishme akademike dhe si drejtuese, tek profesionalizmi dhe puna e saj mėsimore dhe shkencore etj. Zėvėndėsdekania e fakultetit Histori-Filologji, Lira Caushi e ka cilėsuar vendimin e Dukės si njė zgjedhje shumė tė bukur, sepse ėshtė hera e parė qė njė femėr kandidon pėr njė post tė tillė drejtues. Nė programin qė Duka i ka dorėzuar dje Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pika kyēe e platformės sė saj ėshtė zbatimi i Kartės sė Bolonjės. Nė kėtė program do tė pėrfshihen stabilizimi i nivelit tė parė tė diplomės, pėrgatitja pėr nivelin e dytė tė diplomės, pėrgatitja e kurikulave pėr master etj. Gjithashtu, njė vend tė veēantė nė programin e saj zė edhe nxitja e kėrkimit shkencor nė Universitet. Nė vitet 1995-1997 Valentina duka ka qenė zėvendėsrektore e Universitetit tė Tiranės, 1994-1997 dekane e fakultetit Histori-Filologji dhe pėrgjegjėse e Departamentit tė Historisė.

7 Dhjetor 2007
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:53 pm

Rritet nė 10 pėr qind numri i tė moshuarve qė kėrkojnė strehim

07/12/2007 Shėrbimi Social Shtetėror

Shėrbimi Social Shtetėror ka zhvilluar dje njė seminar nė kuadėr tė zbatimit tė 12 standardeve pėr trajtimin e moshės sė tretė. Statistikat mė tė fundit tregojnė se nė krahasim me vitin e kaluar, numri i kėrkesave pėr strehim ėshtė rritur me 10 pėr qind. Aktualisht shtėpitė e tė moshuarve po punojnė me kapacitet tė plotė dhe nuk kanė vende tė lira, si pasojė e rikonstruksionit qė po u bėhet godinave. “Rritja e kėrkesave tė frekuentimit tė qendrave rezidenciale ka ardhur si pasojė e zbatimit tė 12 standardeve tė shėrbimeve shoqėrore tė miratuara nga Qeveria”, ka bėrė tė ditur SHSSH-ja. Kėto standarde po mundėsojnė matjen dhe pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve nga tė gjithė ofruesit publikė dhe privatė. Nėpėrmjet kėtyre qendrave, tė moshuarve iu ofrohen shėrbime edhe nga organizatat jofitimprurėse qė operojnė nė fushėn e shėrbimeve sociale. Shoqata “Motrat e Nėnė Terezės” nė Tiranė, trajton 70 tė moshuar, nė kryeqytet shoqata “Kuka” trajton 15 tė moshuar dhe nė Durrės 18 tė moshuar. Gjithashtu, pėr kėtė shtresė tė shoqėrisė ofrohen dhe shėrbime ditore, nga ku mund tė pėrmendim qendrėn ditore nė Elbasan, me 45 tė moshuar, qė u ofrohet shėrbimi ditor dhe 45 tė tjerė me shėrbim nė familje. Njė nga synimet kryesore tė kėtyre qendrave ėshtė sensibilizimi i shoqėrisė lidhur me problemet e moshės sė tretė. Integrimi i kėtyre tė moshuarve nė institucionet e pėrkujdesit social ėshtė ndjekur sipas planeve tė punonjėsve socialė pėr kėtė qėllim. Pjesė kryesore e kėtij plani janė realizimi i aktiviteteve social-kulturore si festimi i festave kombėtare, fetare, organizimi i bisedave dhe ekskursioneve. Nė kėtė kontekst, komuniteti nuk duhet tė shihet vetėm si njė donator pėr institucionin, por tė ofrohet edhe pėr zhvillimin e njė jete aktive pėr tė moshuarit.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:22 pm

Shpallen rezultatet per rektoret e rretheve
E Shtune, 12 Janar 2008

Megjithese nje vit me pare nuk arriti te kete mbeshtetjen e PD dhe as te pjeses te mire te elektoratit te Shkodres per rikandidim te tij per postin e qytetarit te pare, mundi te kete kesaj here mbeshtetjen e stafit akademik te Universitetit. Ish-kreu i Bashkise se Shkodres do te jete per kater vitet e ardhshme ne krye te Universitetit te Shkodres, ku per disa vite kishte qene ne postin e numrit dy. Artan Haxhi ka mundur te kete 42 per qind te votave perkundrejt 36 per qind te Bardh Sokolit dhe 20 te ish-dekanes te Ekonomikut, Sadije Bushati. Ndersa postin e rektorit te Universitetit te Gjirokastres e ka fituar 47-vjecari Gezim Sala, i cili per dy mandate rresht ka qene dekan i Fakultetit te Shkencave Shoqerore ne universitetin e Gjirokastres. Ne Elbasan eshte shpallur fitues prof. as. Liman Varoshi, i cili grumbulloi plot 110 vota te pedagogeve. I dyti ne renditje ishte ish-dekani i Fakultetit te Shkencave Humane, Abdulla Ballhysa, me 36 vota dhe e treta Fatbardha Gjini, me 10 vota. Ne Korce nuk jane shpallur rezultate per shkak se Gjergji Mero dhe Bashkim Jahollari kane dale ne balotazh. I pari ka mundur te marre vetem 32,29 per qind te votave, ndersa Jahollari vetem 24,6 per qind te totalit. Kjo do te thote se do te kete perseritje zgjedhjesh. Ndersa ne Vlore eshte shpallur fitues nje profesor i ardhur nga nje universitet amerikan.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:23 pm

Ne pritje te dekretit te Presidentit...
E Shtune, 12 Janar 2008

Rektoret ndodhet tashme ne pritje te dekretit te Presidentit te Republikes, ndersa dekanet, ne pritje te emerimeve nga rektori. Sipas rregullores se zgjedhjeve, mbledhja e pare e senatit akademik te dale nga zgjedhjet, thirret nga ministri i Arsimit dhe Shkences, pas dekretimit te rektorit nga Presidenti i Republikes dhe te dekanit nga rektori i dekretuar. Senati Akademik e perfundon aktivitetin e tij me perfundimin e procesit zgjedhor dhe shpalljen nga QKZI-ja te perberjes se senatit te ri akademik. Mbledhja e pare e keshillave te fakulteteve thirret nga rektori i dekretuar. Kjo shenon dhe shfuqizimin e keshillave te meparshem dhe fillimin e punes se keshillave te rinj. Por, si percillet vendimi i emerimit? Sipas rregullores, kandidatet fitues per autoritet drejtues, shoqerohen me procesverbalin dhe vendimin e mbledhjes zgjedhese, me deklaraten pranuese te te zgjedhurve dhe nese ka ankim, dokumentacionin e plote te tyre dhe vendimet perkatese.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:25 pm

Berisha e Pollo pershendesin zgjedhjet
E Shtune, 12 Janar 2008

Kryeministri i Shqiperise, prof. dr. Sali Berisha, pershendeti dje perfundimin e procesit zgjedhor ne universitetet e vendit, ne perputhje me Ligjin e Arsimit te Larte dhe reformimin e ketyre institucioneve, si nje zhvillim te rendesishem demokratik per jeten e tyre. Kryeministri Berisha i siguron te zgjedhurit e rinj se Qeveria, ne respektim te plote te autonomise se tyre, do te mbeshtese te gjitha perpjekjet per modernizimin e universiteteve tona. Gjithashtu, edhe ministri i Arsimit deklaroi se zgjedhjet jane zhvilluar ne menyre shume te rregullt, korrekte dhe transparente. “Kjo nuk eshte nje arritje e vogel, po te marresh parasysh se zgjedhesit, studente dhe personel universitar, ishin me shume se 5 zona elektorale te Kuvendit”, tha Pollo. Ai pershendeti te gjithe zgjedhesit qe moren pjese ne votime.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:26 pm

Artet, shembull i nje kulture zgjedhore
E Shtune, 12 Janar 2008

Akademia e Arteve eshte cilesuar paraprakisht si shembull per zhvillimin e zgjedhjeve ne menyre shume normale, pa cenuar afatin kohor per zhvillimin e tyre dhe pa pasur asnje problem teknik. Kryetari i KQZI-se se Arteve, Agim Duro, deklaroi se gjithcka ka shkuar pikerisht sipas parashikimeve ne rregulloren e Zgjedhjeve ne Universitete. “Nuk ka pasur asnje incident, madje asnje kontestim rezultatesh nga kandidatet per dekane e rektore”, tha Duro. Ish-rektori i Akademise se Arteve, Kastriot Caushi, eshte zgjedhur dekan i Fakultetit te Artit Skenik, ndersa Petrit Malaj, rektor i Akademise. Ai eshte nje aktor i njohur dhe ka dhene kontribut ne formimin e artisteve qe kane kaluar nga duart e tij. Ai ka premtuar se do ta vazhdoje kete mision, aq me teper ne pozicionin qe ndodhet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:26 pm

Hidrometeorologjia ndryshon emrin dhe varesine
E Shtune, 12 Janar 2008

Instituti i Hidrometeorologjise, i cili deri dje ka qene ne varesi te Akademise se Shkencave, ka ndryshuar emrin dhe varesine. Ai ka kaluar ne varesi te Universitetit Politeknik, ndersa tani e tutje do te kete emertimin Instituti i Energjise, Ujit dhe Mjedisit (INEUM). Per 30 vjet rresht, ish-Instituti i Hidrometeorologjise ka kryer llogaritje ne 22 stacione meteorologjike ne te gjithe vendin. Ndryshimet e ndodhura me kete institut erdhen per shkak te reformave te ndermarra nga qeveria, ku u perfshine 39 instituti. Kryeministri Berisha e ka vleresuar kete reforme si nje “domosdoshmeri shume e thelle, per arsye se ne rast se ka dicka teresisht te anemizuar, teresisht te mekur, eshte kerkimi shkencor".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:27 pm

Agjencia e Prokurimeve: Plehrat, fajin e ka Bashkia e Tiranes
E Shtune, 12 Janar 2008

Mbushja e qytetit te Tiranes me plehra eshte vetem faji i bashkise se kryeqytetit dhe i asnje institucioni tjeter. Kjo ka qene ne thelb deklarata e bere dje nga drejtoresha e Agjencise se Prokurimit Publik, Klodiana Cankja, pas akuzave te kreut te Bashkise se Tiranes, Edi Rama, se APP-ja ka bllokuar tenderin. Ne sqarimin qe Cankja i ben procedures se tenderit per pastrimin e Tiranes, ajo thekson se vonesat ne fillimin e procedurave ne asnje forme nuk mund t’i ngarkohen Agjencise se Prokurimit. Sipas saj, bashkia ka nje kontrate te meparshme per pastrimin dhe ka pasur dijeni per kohen e perfundimit te saj, si dhe per kohezgjatjen e procedurave te prokurimit sipas ligjit. “Pikerisht per kete arsye, ky institucion duhet te kishte planifikuar kohen per te siguruar sherbimin pa nderprerje per qytetaret”, deklaroi Cankja. Gjate sqarimit te procedurave te ndjekura nga bashkia, APP-ja sqaron se per situaten e krijuar faji eshte i vete institucionit dhe madje edhe perdorimi i procedurave per rastet emergjente nuk lejohet nga ligji, kur kjo situate eshte krijuar nga veprimi apo mosveprimi i vete institucionit.

Kane qene 5 subjekte pjesemarrese ne tenderin per pastrimin e Tiranes qe kane depozituar ankesa, lidhur me procedurat konkrete te prokurimit. Nje pjese e mire e ketyre subjekteve jane paraqitur si bashkim shoqerish ne tender dhe, sipas ligjit, Agjencia ka bere pezullimin e procedurave dhe kerkoi dokumentacionin e plote te procedurave te prokurimit. Nderkohe, mesohet se ky dokumentacion i eshte vene gjithashtu ne dispozicion edhe Drejtorise se Krimit Ekonomik, pas kallezimit penal per shkelje te barazise ne tender. Lidhur me kete fakt, Cankja theksoi se, “pas shqyrtimit te dokumentacionit, u verejt se te gjitha subjektet pjesemarrese ne gare, nuk plotesonin kerkesat qe vete bashkia kishte vene”. Pasi ka perfunduar sqarimin e te gjithe procedures se ndjekur, drejtoresha e APP-se per gjithcka te ndodhur fajesoi Bashkine e Tiranes, duke theksuar se bashkia eshte shkaktari i kesaj situate, pasi ne dy muaj nuk ka marre asnje mase per fillimin e procedurave te prokurimit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:27 pm

Vdekja nga meningjiti, fshati ne panik
E Shtune, 12 Janar 2008

Vdekja e Anila Memushaj, 25 vjece, nga meningjiti ka shkaktuar panik te banoret e fshatit Kalanje, ne komunen Qender, te rrethit te Skraparit. Ndonese viktima e meningjitit u prek nga semundja ne shtetin grek, mberritja e trupit te pajete prane familjareve te saj dhe kontakti i te afermve me trupin e pajete ka vene ne alarm banoret e fshatit te vogel me 15 banesa. Ndonese familjaret nuk kane ditur asgje ne lidhje me shkaqet e vdekjes kane kryer ritet e zakonshme, duke hapur arkivolin dhe jane vene ne kontakt te drejtperdrejte me te.

Lajmi se 25-vjecarja kish gjetur vdekjen nga meningjiti akut, ka mberritur ne familjen Memushaj vetem nepermjet medias dhe mjekut Muharem Nona, rreth ores 13:30 te dites se pardjeshme, disa ore pas mberritjes se trupit. Menjehere nga ana e familjareve dhe te afermve ka pasur reagime, pasi nga ana e tyre pretendohej se 25-vjecarja kishte gjetur vdekjen aksidentalisht, si pasoje e komplikacioneve ne shtatzeni, epikrize e dhene nga mjeket e spitalit te Athines. Sipas familjareve, 25-vjecarja kishte nderruar jete diten e marte ne Athine, ku jetonte me bashkeshortin e saj, pas nje temperature te larte qe prej tre ditesh. Ata jane njoftuar per vdekjen nga bashkeshorti i saj, por nuk kane mesuar asgje me teper rreth shkaqeve te sakta qe i moren jeten gruas shtatzene.

Trupi i pajete mesohet te kete mberritur prane familjes rreth ores 07:00 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe deri ne oren 13:30, ai nuk eshte mbajtur i izoluar. Plote 30 persona, te aferm te familjes kane qene ne kontakt te plote me arkivolin, ku gjendej trupi pa jete. Nderkohe qe kane qene shtate persona, ata te cilet kane shoqeruar trupin e pajete nga Athina nepermjet pikes kufitare te Kakavijes per ne fshatin e lindjes. Sipas tyre, ajo kishte vdekur si pasoje e hemorragjise gjate shtatzenise. Faktin se gruaja e re gjeti vdekjen nga meningjiti, ata e kane mesuar vetem ne vendlindjen e 25-vjecares nga media dhe mjeku qe eshte paraqitur nga Ministria e Shendetesise. Sipas pohimeve nga spitali i qytetit te Corovodes, ka qene Ministria e Shendetesise qe ka njoftuar izolimin e plote te arkivolit, pasi behesh fjale per semundjen e meningjitit dhe duheshin marre menjehere masat. Sipas mjekut te spitalit, Muharem Nona, sapo eshte mesuar lajmi, ai se bashku dy infermiere kane shkuar ne banesen e viktimes dhe kane urdheruar izolimin e arkivolit dhe ndalimin e plote te kontaktit me familjaret.

Keshtu, sipas urdhrit jane vene ne karantine te plote dhe ka nisur mjekimi me antibiotike i te gjithe personave qe kane qene ne kontakt me te semuren, qe nga casti qe kane nisur shqetesimet e saj ne shtetit grek. Po keshtu, eshte urdheruar izolimi dhe mjekimi i te gjithe personave qe kane qene ne kontakt me arkivolin, ku prehej trupi i pajete. Eshte urdheruar dhe bere dezinfektimi i arkivolit nga jashte. Ndonese eshte urdheruar qe varrimi te behej sa me shpejte, nuk eshte pranuar nga ana e familjareve te bashkeshortit, te cilet kane vendosur qe varrimi te behej sipas parashikimeve. Gropa ne te cilen eshte futur arkivoli eshte hedhur gelqere pluhur, si dhe eshte dezinfektuar ambienti perreth. Per marrjen e te gjitha masave ka ndihmuar Komisariati i policise Skrapar, te cilet kane qene ne gatishmeri per situaten e krijuar. Nderkohe, po diten e djeshme ka ardhur nje ekip mjekesh specialiste te epidemiologjise nga Drejtoria e Shendetit Paresor Berat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:28 pm

Familjaret nuk pranojne ilacet
E Shtune, 12 Janar 2008

Mjeket qe kane kontrolluar familjaret e viktimes kane shperndare medikamente, te cilat i perkasin profilaksise se momentit dhe mbrojtjes se personave nga mundesia e prekjes nga ana e semundjes infektive. Sipas drejtorit te spitalit te Corovodes, per personat e kontaktit mjekimi ne kushtet e shtepise po jepet per dy dite nga mjeku i familjes. Problem eshte shfaqur me personat qe kane marre pjese ne varrim dhe nuk kane pranuar t’i nenshtrohen profilaksise ne spitalin e Corovodes. Kane qene 18 persona, te aferm te bashkeshortit te ardhur nga Tirana, te cilet menjehere pas perfundimit te varrimit jane larguar pa ju nenshtruar profilaksise, dhe pse kishin kontaktuar drejtperdrejt me trupin dhe arkivolin. Menjehere nga ana e drejtorit te spitalit, Hysen Hysenllari, jane njoftuar rrethet perkatese ku banojne keta persona per marrjen e masave dhe mbajtjen nen mbikeqyrje te tyre. Paniku eshte shfaqur dhe ne rrethinat dhe qytetin e Corovodes.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:28 pm

ASHR, udhezim per meningjitin
E Shtune, 12 Janar 2008

Autoriteti Rajonal Shendetesor ka udhezuar 42 drejtuesit e poliklinikave te jene ne gatishmeri ne rast te shfaqjes se ndonje pacienti me shenjat e meningjitit (nje infeksion i cipave te trurit dhe cipave te palces se kurrizit). Drejtori i kesaj strukture, ne varesi te Ministrise se Shendetesise, Mehill Gecaj, u shpreh dje per ATSH, se, edhe pse deri tani nuk eshte konstatuar ndonje rast i ri me meningjit, drejtuesit e qendrave shendetesore jane udhezuar qe te vazhdojne te respektojne sistemin ALERT ne rast se nje pacient dyshohet me meningjit. “Kjo do te thote qe poliklinikat do te raportojne per vizitat e kryera fillimisht ne Institutin e Shendetit Publik, e me pas ky informacion do te kaloje ne ASHR dhe ne Ministrine e Shendetesise, me synim qe situata te jete ne kontroll te plote”, shpjegoi ai, duke shtuar se ''do te porositen mjete mbrojtese per mjeket e poliklinikave dhe nje seri medikamentesh si rifamicine''. “Deri tani nuk ka asnje rast te dyshuar me meningjit, te paraqitur prane sherbimit te pediatrise, vecse eshte vene re nje shtim i te prekurve nga virozat gripale”, u shpreh Xhuljeta Prodani, mjeke pediatre ne qendren shendetesore nr. 6 ne Tirane, sipas te ciles, ne kete poliklinike kryhen me shume se 25 vizita ne dite, nga te cilat 7 rezultojne me viroze gripale te renduar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:29 pm

Meningjiti, mjeket shpetuan 6 raste
E Shtune, 12 Janar 2008

Mjeket pediater ne Elbasan kane shpetuar 6 raste te femijeve te semure me meningjit. Mjeku specialist, Edmond Laho, shprehet se "gjate viteve te kaluara edhe ne Elbasan ka pasur raste te femijeve te prekur nga meningjiti. Por, pas trajtimit te kujdesshem mjekesor, te gjithe pacientet e vegjel shpetuan pa pasoja per jeten. Ka shume rendesi fakti i kapjes ne kohe te semundjes. Ndaj, prinderit nuk duhet te neglizhojne, por te paraqiten menjehere te mjeku per t’i paraprire rendimit te situates". Gjendja virale, qe ka shperthyer ne mbare vendin keto dite, nuk ka kursyer edhe Elbasanin. Cdo dite ne Spitalin Pediatrik paraqiten 70-80 raste te femijeve te semure. Ne shkalle rrethi shifra eshte disa here me e larte, pasi mjaft paciente paraqiten ne ambulanca dhe qendra shendetesore. Rastet e lehta marrin trajtim ditor, ndersa rastet e renda qendrojne ne spital per nje sherbim me te kualifikuar. Dr. Laho pohon se "rastet me viroze dhe enteroviroze jane shtuar ndjeshem ditet e fundit. Ne spital paraqiten 2-3 here me shume femije ne dite, qe manifestojne shenjat e ketyre semundjeve. Megjithate, deri tani, ne kete rreth nuk jane konstatuar raste te dyshuara me meningjit. Nisur nga gjendja e krijuar ne shkalle vendi, spitalet e Elbasanit kane marre masa per te perballuar cdo rast te mundshem. Ne spital jane vene ne gatishmeri dhoma dhe medikamente, me te cilat trajtohet semundja". Fatos Salliu

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeSat Jan 12, 2008 4:30 pm

Greqi, nje shqiptare viktima e pare e meningjitit
E Shtune , 12 Janar 2008

Nje emigrante shqiptare ka vdekur si pasoje e semundjes se meningjitit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje lagje te Athines, ku Anila Memushaj, nene e dy femijeve, ka gjetur vdekjen, pasi ishte infektuar nga kjo semundje, qe ne Shqiperi ka shenuar tre raste. Sipas ”TCH”, pas vdekjes, Memushaj eshte sjelle ne vendin tone, ku do te varroset, pasi nderroi jete. Mjeket greke nuk kishin deklaruar me pare per semundjen e shqiptares, por pas daljes se analizave eshte thene qe, shqiptarja ishte e semure nga meningjiti. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Gizi, te kryeqytetit helen, dhe atje eshte dhene alarmi, pasi as e semura dhe familjaret e saj nuk kane qene te izoluar, pasi nuk dihej semundja qe kishte prekur te rene.

Banoret e kesaj lagjeje i friken nje epidemie dhe per kete kane kerkuar ndihmen e strukturave te specializuara greke, per shmangien e nje gjeje te tille. Sipas te dhenave nga Athina, shqiptarja Memushaj ishte semurur kater dite me pare dhe per tre dite ajo ka qene e shtruar ne spital, nen kujdesin e mjekeve, ku dhe ka gjetur vdekjen. Sipas bluzave te bardha, ka qene e pamundur mbajtja nen kontroll e temperatures se viktimes, qe i ka marre dhe jeten, duke gdhire dita e djeshme. Pasi ka nderruar jete, ajo eshte sjelle ne Shqiperi, ku dhe do te varroset. Por kunder kesaj procedure kane dale mediat greke dhe opinioni publik. Sipas tyre, trupi eshte sjelle ne vendin tone pa dale analizat e plota te shkakut qe i ka sjelle vdekjen Anila Memushajt, nene e dy femijeve. Trupi i se ndjeres eshte sjelle mengjesin e djeshem ne Shqiperi, nderkohe qe rezultati i analizave ka dale vetem pasdite. Mjeket greke dhe strukturat e shendetesise kane marre masa qe te izolojne familjaret dhe njerezit qe kane qene ne kontakt me te semuren, per te evituar nje epidemi te kesaj semundjeje, qe ne vendin tone deri me tani ka shenuar tre raste, dy ne Korce dhe nje ne Delvine, femija i cili u soll ne Tirane dhe ndodhet ne gjendje me te mire shendetesore.

Familjaret ne karantine

Familjaret e Anila Memushajt,qe humbi jeten nga semundja e meningjitit ne Greqi vendosen ne karantine. Menjehere pas mberritjes se trupit te pajete te emigrantes jane marre masa ndaj personave te familjes te cilet e kane shoqeruar dje trupin e saj nga Greqia ne vendin tone. Momentalisht nje grup mjekesh kane nisur trajtimin me profilaktike te familjareve. Pasi te zhvillohet ceremonia e varrimit te 28-vjecares do te vendoset karantina per personat e familjes. Ende nuk eshte dhene nje numer i sakte i personave qe do te futen ne karantine, por dihet se karantines do t’i nenshtrohen bashkeshorti qe ka shoqeruar transportin e trupit si dhe te aferm qe mund te kene prekur arkivolin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:47 pm

Legalizohen 31 zona informale
E Premte, 18 Janar 2008

Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes mori dje vendimin per miratimin e 31 zonave informale ne disa qytete te vendit. Ne mbledhjen e drejtuar nga Kryeministri Berisha, zonat per legalizim te propozuara nga Agjencia per Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave Informale iu dha drita jeshile per t’ju nenshtruar procesit te legalizimit mbi 15 mije familjeve. Keto 31 zona gjenden ne qytete si Tirana, Durresi, Shkodra, Gjirokastra dhe Elbasani. Siperfaqja e pergjithshme e tyre eshte 3149 ha, ne te cilen gjenden 23091 ndertime dhe 320 ha siperfaqe ndertimi. Nga procesi i legalizimit ne keto zona perfitojne 15738 familje. Kryeministri Berisha kerkoi nga drejtuesit e ALUIZNI-t nje bashkepunim me te madh me kreret e njesive vendore, ne lidhje me kete proces te rendesishem. “Ne procesin e legalizimeve te zonave informale brenda qytetit, duhet te keni nje dialog konstruktiv me autoritetet vendore, ne menyre qe te zbatohet me rigorozitet ligji dhe t’u jepet pergjigje problemeve qe dalin”, deklaroi Berisha ne mbledhjen e KRRTRSH-se.

Berisha pas miratimit te zonave nuk ngurroi te pershendese punen e ALUIZNI-t per percaktimin e ketyre zonave dhe perballimin me sukses te nje fluksi te larte pune. Ne te njejten kohe, kreu i ekzekutivit kerkoi nga Agjencia e Legalizimeve riprofilizimin e personelit, ne menyre qe te perballohen profile te reja pune qe dalin para agjencise, pas fazes se studimit dhe perpunimit te dokumentacionit. Por, Kryeministri paralajmeroi ne menyre te vecante drejtuesit e ALUIZNI-t qe te tregojne kujdes ne legalizimin e ndertimeve afer zonave arkeologjike dhe historike, sepse, sipas tij, nuk duhet te kete asnje legalizim ne keto zona. Nga ana e tij, kryetari i ALUIZNI-t, Shaban Memia, theksoi se me paraqitjen e grupit te dyte te zonave informale per miratim, hapet rruga per t'i kaluar ato ne fazen perfundimtare, per pajisjen me titullin e pronesise dhe procedurat e regjistrimit. Nga 64 zona informale qe ishin ne pritje te legalizimit, dje KRRTRSH ka miratuar vetem 31 prej tyre, duke lene per mbledhjen e ardhshme miratimin e 33 zona te tjera informale, te cilat per momentin jane nen shqyrtim nga ALUIZNI per te bere verifikimet e mundshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:49 pm

Zonat Informale qe u miratuan ne KRRTRSH:
E Premte, 18 Janar 2008


Qarku i Tiranes :

• Njesia bashkiake numer 1, 1 zone
• Njesia bashkiake numer 3, 1 zone
• Njesia bashkiake numer 5, 1 zone
• Njesia bashkiake numer 8, 1 zone
• Bashkia e Kavajes, 2 zona
• Bashkia e Vores, 2 zone
• Komuna e Ndroqit, 1 zone
• Komuna e Pezes, 1 zone
• Komuna e Berxullit, 1 zone
• Komuna e Prezes, 3 zona
• Komuna e Syneit, 1 zone
• Bashkia e Kamzes, 1 zone
• Komuna e Farkes, 1 zone
• Komuna e Kasharit, 1 zone

Qarku i Shkodres :

• Zona e Bacallekut
• Vau i Dejes
• Komuna Rrethine

Qarku i Durresit :

• Zona e Shkozetit

Qarku i Elbasanit :

• Zonat informale 2, 3, 4, dhe 43 ne Bashkine e Elbasanit
• Komuna e Bradasheshit 1 zone

Qarku i Gjirokastres :

• Komuna e Lazaratit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:50 pm

Musai: Agjencia e legalizimeve eshte shkrire
E Premte, 18 Janar 2008

Ndonese Kryeministri Berisha deklaroi dje ne mbledhjen e KRRTRSH-se se ALUIZNI duhet te bashkepunonte me pushtetin vendor per legalizimin, ndryshimet ne kete ligj u kane hequr kompetencat vendoreve per kete proces. Keshtu, ne qytetin e Elbasanit si pasoje e zbatimit te ndryshimeve ne ligjin e legalizimeve, jane shkrire zyrat vendore qe kryenin kete procedure. Drejtori i Agjencise se Legalizimeve ne Elbasan, Ditor Musai, deklaroi dje se vendimi i mbylljes se zyrave te legalizimeve ne pushtetin vendor, eshte bere ne baze te vendimit te Qeverise, qe ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin e legalizimeve, te cilat priten te kalojne per miratim ne Parlament. Sipas tij, keto shtesa dhe ndryshime shmangin kryesisht pushtetin lokal dhe strukturat e tij nga procesi i legalizimit, duke ia lene kete kompetence, vetem agjencise shteterore, ALUIZNI-t.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Lajme Sociale .... Empty
MesazhTitulli: Re: Lajme Sociale ....   Lajme Sociale .... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme Sociale ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajme nga futbolli ...
» Lajme nga Bisnesi....
» Lajme nga kultura...
» Lajme Nga Vendi
» Lajme Te ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: