AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MASH: Ja rregullat e reja per maturen 2008-te

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MASH: Ja rregullat e reja per maturen 2008-te Empty
MesazhTitulli: MASH: Ja rregullat e reja per maturen 2008-te   MASH: Ja rregullat e reja per maturen 2008-te Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 8:58 pm

Sipas burimeve zyrtare tė MASH-it nė 2008-n do tė ketė kritere mė tė rrepta pėr maturėn. Tani me detyrim paratestimi

Rregulla dhe kritere tė reja do tė ketė pėr maturėn shtetėrore 2008-tė. Paratestim tė maturantėve pėrpara provimeve pėrfundimtare, nisma tė reja dhe shumė tė rrepta ndaj nxėnėsve dhe administratorėve gjatė provimeve, si dhe forma tė reja testimi pėr maturantėt. Kėto janė disa nga nismat qė po merr Ministria e Arsimit pėr provimet e maturės shtetėrore 2008-tė, pėr tė evituar disa nga problemet e shumta qė lindėn nga matura e kėtij viti. Kėtė e bėjnė tė ditur burime zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit, tė cilat bėjnė tė ditur se provimi i Maturės Shtetėrore 2007-tė do tė shėrbejė si njė leksion i mirė pėr t'i korrigjuar mangėsitė. "Maturantėt qė do t'i nėnshtrohen provimeve tė maturės do tė pėrballen me nisma tė reja kundėr kopjimit, i cili do tė shmanget nė minimumin e mundshėm", thonė burime zyrtare nga MASH-i.

Paratestimi

Kryerja e kėtij testimi, - do tė bėhet si njė provim i pėrafėrt me ato tė maturės. "Ky lloj testi qė do tė kryhet pėr maturantėt vitin e ardhshėm, do tė jetė njė mėnyrė efikase pilotimi pėr mėsuesit dhe nxėnėsit, tė cilėt do tė kenė mundėsi qė tė testojnė veten, lidhur me vėshtirėsinė e provimit", pohojnė burime zyrtare tė MASH-it. Sipas specialistėve tė kėtij dikasteri nėse ky paratestim zhvillohet saktė nga ana shkencore (gjė qė Agjencia Qendrore e Vlerėsimit tė Arritjeve tė nxėnėsve (AVA) ėshtė e specializuar pėr ta kryer), do tė ndikojė shumė pozitivisht pėr nxėnėsit dhe arritjet e tyre. Krahas masave ndaj nxėnėsve dhe administratorėve MASH-i ka kėrkuar qė nė provimin e Maturės Shtetėrore tė 2008-s studentėt tė njoftohen mė shumė nė lidhje me preferencat dhe mundėsit qė kanė pėr tė fituar njė degė.

Rregullat

Pėrmes kritereve tė rrepta ndaj nxėnėsve dhe administratorėve Ministria e Arsimit ka vendosur qė tė evitojė nė maksimum parregullsitė nė provimin e Maturės Shtetėrore 2008-tė. Pakėsimi i nxėnėsve nė klasa dhe shtimi nga njė nė dy i administratorėve do tė zgjidhė dilemat e shumta qė solli matura shtetėrore e kėtij viti. "MASH-i po rishikon tė gjitha detyrimet qė kanė administratorėt, pėrgjegjėsit qė mbikėqyrin gjatė gjithė kohės procesin e provimit. Pėr pėrzgjedhjen e tyre MASH-i po diskuton qė tė vendosė kritere mė tė rrepta se ato tė Maturės Shtetėrore 2007-tė", shpjegojnė specialistėt, duke shtuar se MASH-i ka ideuar qė gjatė ditėve tė procesit tė Maturės Shtetėrore 2008-tė, administratorėt tė jenė nė qarkullim nga njė qytet nė tjetrin, me qėllim qė njohja e tyre nga maturantėt, sidomos nė rrethet e vogla, tė eliminohet. Kėshtu Ministria e Arsimit dhe Shkencės dhe strukturat nė varėsi tė saj po diskutojnė pėr forcimin e masave qė do tė ndėrmerren ndaj korrektesės nė provimet e Maturės Shtetėrore vitin e ardhshėm. Nė ndryshim nga njė vit mė parė, ku njė administrator mbikėqyrte provimin vetėm nė njė klasė, nė maturėn e ardhshme njė klasė do tė jetė pėrgjegjėsi e dy administratorėve. "Mė pas masat qė do tė ndėrmerren ndaj korrektėsisė nė provime do tė fokusohen edhe nė sigurimin e sallave tė mėdha, sigurimi i tė cilave do tė sjellė reduktimin e klasave tė vogla. Nė kėtė mėnyrė do tė lehtėsohet edhe mundėsia e kontrollit tė korrektėsisė te nxėnėsit dhe administratorėt", pohojnė burime zyrtare tė MASH-it.

Sipas MASH-it provimi i maturės 2008-tė do jetė njėsoj pėr tė gjithė maturantėt e gjimnazeve dhe profesionaleve

Matura 2008-tė, ndryshime edhe nė provimet

Ministria e Arsimit ėshtė duke diskutuar mundėsinė qė edhe pėrgjigjet me alternativa tė provimeve tė kenė disa ēelėsa. Aktualisht Matura Shtetėrore, e miratuar nga Kėshilli i Ministrave dy vjet mė parė, pėrbėhet nga dy provime tė detyruara dhe dy provime me zgjedhje. "Vitin e ardhshėm parashikohet qė ky proces tė zhvillohet nga provimet e detyruara tė lėndėve bėrthamė dhe lėndėve me zgjedhje (ku nxėnėsi jep provim dy lėndė opsionale)", thotė zėdhėnėsja Ermelinda Muho, duke shtuar mė tej se kjo do tė ndodhė pasi struktura e arsimit tė pėrgjithshėm me ndarje tė profilit shoqėror dhe natyror do tė shpėrbėhet. Ministria e Arsimit ka pėrgatitur sė fundmi njė draft dokument pėr kėtė ndryshim, ndarja e profileve nė arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm ka rezultuar joefikase, pasi ndan subjektivisht prirjet e nxėnėsve. Reforma e Maturės Shtetėrore u krijua me synim modernizimin e arsimit shqiptar, konsolidimin e shkollės sė mesme, vlerėsimin e saktė tė dijeve tė secilit nxėnės, duke standardizuar notėn nė shkallė vendi. Kjo reformė u ndėrmor me qėllim zhdukjen e korrupsionit, ryshfetit dhe formave tė tjera tė abuzimit, duke kthyer integritetin dhe besimin e publikut nė shėrbimin arsimor.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
MASH: Ja rregullat e reja per maturen 2008-te
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te reja nga kultura ....
» Te Reja Nga Bota
» Te reja nga bota e Vipave *****
» Botimet e reja te javes
» GEzuar 2008!!!!!!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KuLtuRa-
Kėrce tek: