AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mediu: E djathta duhet riformatuar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Mediu: E djathta duhet riformatuar Empty
MesazhTitulli: Mediu: E djathta duhet riformatuar   Mediu: E djathta duhet riformatuar Icon_minitimeFri Jan 18, 2008 8:03 pm

Mediu: E djathta duhet riformatuar 20080117204305_artikull

Mediu: E djathta duhet riformatuar
E Premte, 18 Janar 2008


Mediu kerkon nje rikompozim te tere spektrit te djathte. Kryetari i Partise Republikane, njekohesisht ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka shfrytezuar mbledhjen e Asamblese se partise qe ai drejton per te hedhur idene e nje riformatimi te forte te se djathtes shqiptare, ne funksion te programeve te perbashketa qeverisese. Ai theksoi dje se ka ardhur momenti qe e djathta shqiptare te riformatohet. “Kjo e djathte duhet te riformatohet bazuar mbi principe dhe koncepte te djathta, duke percaktuar qarte raportin politik tonin te djathte dhe organizimin tone politik, i cili duhet te jete perfshires dhe jo perjashtues”, eshte shprehur dje kreu republikan, Mediu. Me kete deklarate, duket se kryetari i PR kerkon dhe shmangien nga koalicioni te dy partive perberese te tij ne qeverisje, PBDNJ dhe PAA, te cilat nuk kane nje program te djathte. Jo vetem per faktin se ne tete vite qeverisje kane qene ne aleance me te majtet. Ne te njejten kohe, Mediu nuk ka munguar te ironizoje deklaratat e dala nga ana e aleateve te tjere te djathte, teksa eshte shprehur se ky riformatim nuk mund te behet neper kafene, por ne nje dialog kumtimesh dhe debatesh te perbashketa, duke perfituar nga eksperienca te suksesshme. “I kujtoj cdo politikani, kudo qe eshte, sidomos ne te djathte, se PR ka qene ne politike prej fillimit, atehere ku ndonje nuk dinte ende se ku ishte apo vajtonte renien e komunizmit”, ka reaguar ashper Mediu.

Ne lidhje me ndryshimet e mundshme ne kabinetin “Berisha”, ministri i Mbrojtjes theksoi se asnje nga ministrat nuk mund te ishte i perjetshem, por duke shtuar se ndryshimet ne qeveri ishin vetem atribut i Kryeministrit Berisha. Nga ana tjeter, Mediu la te kuptohej se qeveria mund te ndryshohej perpara samitit te Bukureshtit, ne muajin prill, ku Shqiperia pret te marre ftesen per anetaresimin ne NATO. “Riformatimi i kabinetit qeveritar eshte e drejte e Kryeministrit, por, nderkohe, ne kemi nje angazhim shume me te madh perpara, qe eshte marrja e fteses per anetaresim ne NATO, dhe deri atehere duhet te shikojme vetem realizimin e detyrimeve qe kemi”, tha kreu republikan, njeheresh minister i Mbrojtjes. I cili me kete deklarate ka qene ne te njejten linje dhe me Presidentin e Nderit te Asamblese se PR, Godo, i cili vetem disa dite me pare u shpreh se ndryshimet ne kabinetin qeveritar duheshin bere, pasi te vinte ftesa per anetaresim ne NATO. Nderkohe, Mediu pershendeti edhe qendrimin bashkepunues te opozites ne lidhje me reformat qe kerkohen ne vend, ne kuader te integrimit. Sipas tij, te gjitha forcat politike duhet te jene bashkepunuese perpara sfides te madhe qe ka vendi per integrimin euroatlantik.

Besnik Mustafaj-PD

Ish-ministri i Jashtem, Besnik Mustafaj, ka theksuar se ndryshimet ne qeveri jane nje domosdoshmeri. Sipas Mustafajt, ne shume sektore te jetes se vendit ka mangesi te shumta dhe disa ministra te kabinetit “Berisha” kane treguar se nuk po u pergjigjen reformave te reja qe duhen ne vend. Deputeti i PD-se, Mustafaj, ka theksuar se me problematik ne vend eshte sektori ekonomik dhe sektori i vjeljes se parave, te cilat duhet te ndryshojne.

Prec Zogaj-PD

Deputeti i PD-se, Prec Zogaj, eshte shprehur ne menyre te vazhdueshme ne lidhje me nevojen e ndryshimeve ne kabinetin “Berisha”. Sipas Zogajt, ne qeverine aktuale mungon perfaqesimi real dhe Kryeministri duhet te shikoj mundesine e riformatimit te qeverise se tij. Zogaj ka theksuar se mazhoranca nuk mund t’i drejtohet zgjedhesve te saj me kete kompozim te kabinetit aktual. Por, nga ana tjeter, ai ka kerkuar dhe me shume vende per PD.

Sabri Godo-PR

Republikani Sabri Godo theksoi, dy dite me pare, se qeveria ka nevoje per ndryshime, por ato duhet te kryen pasi muajit prill, kur vendi do te kerkoje ne Bukuresht ftesen per anetaresim ne NATO. Sipas Godos, Berisha duhet te bej ndryshime ne kabinetin e tij sepse ne te kundert ai do te perballet me pakenaqesite e qytetareve, kur do t’ju kerkoj voten ne zgjedhjet e ardhshme.

Vangjel Dule-PBDNJ

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, eshte shprehur ne menyre te vazhdueshme per ndryshimet ne kabinetin qeveritar. Sipas tij, nese edhe ne ditet ne vazhdim nuk do te kete reagim nga Kryeministri per ndryshime ne qeveri, me vone s’do kishte kuptim. “Jemi gati madje te heqim dore dhe nga posti ministror qe mbajme, vetem qe reformat te mos kene pengese”, ka qene deklarata e Dules vetem disa dite me pare, teksa ka shprehur vendosmerine per ndryshime ne qeveri.

PD

Partia Demokratike, qe eshte edhe partia me e madhe e koalicionit qeveritar, perfaqesohet ne qeveri me 7 ministra te ardhur nga radhet e saj. Po keshtu, PD ka rreth 10 zv/ministra ne qeveri.

PR

Republikanet jane forca e dyte me e madhe ne koalicionin qeverises dhe besniket e PD-se edhe ne opozite. Ata perfaqesohen ne kabinet me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe 3 zv/ministra.

PDK

Partia Demokristiane ka ne qeveri kryetarin e saj, Nard Ndoka, si minister Shendetesie. Nga ana tjeter, demokristianet, si nje force e rendesishme ne parlament, jane te perfaqesuar ne qeveri edhe me 2 zv/ministra.

PDR

Partia Demokrate e Re ka ne qeveri ministrin e Arsimit, Genc Pollo, i cili eshte edhe kryetar i demokrateve te reformuar. Po keshtu, kjo parti eshte e perfaqesuar ne kabinetin “Berisha” edhe me 1 zv/minister.

PAA

Agraret jane pjese e qeverise “Berisha” nepermjet Ministrise se Mjedisit. Kreu i Partise Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, eshte edhe minister ne qeverine “Berisha”. Agraret jane te perfaqesuar me nje zv/minister.

PBDNJ

Partia e minoritetit grek ne vend, eshte e perfaqesuar ne kabinet nga ministri Kosta Barka. Perfaqesuesi i kesaj partie drejton Ministrine e Punes dhe Shanseve te Barabarta. Nuk perfaqesohet me zv/ministra.

PLL

Partia Levizja e Legalitetit eshte e perfaqesuar vone ne qeverisjen e kryesuar nga Berisha. Legalistet jane pjese e qeverise me kryetarin e tyre, Ekrem Spahia, i cili eshte si zv/minister i Turizmit e Kultures.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mediu: E djathta duhet riformatuar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse duhet te hani mengjes
» Alergjite, si duhet te trajtohen te femijet
» Si duhet te jete nje lidhje dashurie ????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: