Rama, hipokrit per Tiranen e gjelber
E Hene, 14 Janar 2008
Partia Demokratike e konsideroi dje si hipokrizi deklaraten e kryebashkiakut te Tiranes, Edi Rama, per me shume hapesira te gjelbra ne kryeqytet. Zedhenesi i PD-se, Gerti Bogdani, deklaroi se Tirana ne kete fillimviti eshte e mbushur me plehra dhe kryetari i Bashkise, Rama, ka punuar vetem per ta betonizuar ate. Fillimi i vitit e gjen Tiranen me me shume plehra se peme; kjo te kujton kartolinen e shemtuar te Vitit te Ri, qe z. Rama u dha qytetareve te Tiranes. Hapesirat e pakta te gjelbra te qytetit jane zevendesuar me beton dhe pallate shumekateshe; kjo te kujton se kryetari i bashkise eshte vetem kryetari i KRRT-se, theksoi zedhenesi i PD-se ne nje prononcim per mediat. Partia Demokratike nxjerr si perfundim se Edi Rama, njekohesisht edhe kryetar i Partise Socialiste, nuk eshte me kryebashkiaku i Tiranes. Megjithate, eshte e natyrshme qe z. Rama mund te flase keshtu, sepse ai u nda dhe e la pas dore Bashkine e Tiranes, kur z. Ruci e shpalli ate Kryeminister dhe kur z. Rama vuri Eduard Shalsin kryetar bashkie, vetem disa dite pasi e kishte veshur ate si Plaku i Vitit te Ri ne nje kopsht te Tiranes, deklaroi Bogdani. Sipas tij, imazhi qe te kujton Edi Rama si kryebashkiak i Tiranes eshte ai i nje njeriu me sepate ne dore.