AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dashuria dhe shthurja e saj ne shoqerine perendimore ....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Dashuria dhe shthurja e saj ne shoqerine perendimore .... Empty
MesazhTitulli: Dashuria dhe shthurja e saj ne shoqerine perendimore ....   Dashuria dhe shthurja e saj ne shoqerine perendimore .... Icon_minitimeWed Jan 16, 2008 3:58 am

Dashuria dhe shthurja e saj nė shoqėrinė perėndimore bashkohore

“Ai qė beson se tė gjitha frutat
piqen pėrnjėherazi sikur luleshtrydhet,
nuk di asgjė pėr rrushin”.

********************************************
Paracelsi

Njeriu nuk mendon qė dashuria nuk ka vlerė. Pėrkundrazi, ka nevojė ; vrapon tė shikojė seri te pafundme filmash apo telefilmash dashurie, i lumtur apo i merzitur, degjon kenge dashurie, megjithate askush s’beson se ka shume gjera pėr tė mesuar mbi dashurine. Shumė njerėz mendojnė se fjala dashuri do tė thotė “tė tė duan“ nė vėnd qė tė duash ; pėr ato problemi ėshtė si t’ia bėjne qė tė « duhen » nga tė tjerėt.

Gabimi qėndron ne faktin se ngatėrrohet procesi i eksperiencės fillestare tė « tė rėnit nė dashuri » me gjėndjen permanente tė « tė jesh i dashuruar ».Ne shoqerine moderne mendimet dhe opinjonet jane shume subjektive dhe relativisht perputhen me njėra tjetrėn,por sipas meje dicka ėshtė e sigurte; te rinjte apo te rejat nė kohėn qė po jetojme jane shume te ndikuar psikologjikisht, dhe anojne me teper, drejt aspektit estetik te eksperience fillestare.Nuk ka asgje te gabuar, sepse edhe ne ditet tona shume jane te mendimit aristotelian, se estetika eshte misherimi i etikes dhe e ndjenjave fisnike, por kjo gje sjell nje divegjence mes impaktit te pare te shkaktuar nga bukuria estetike dhe vazhdueshmerise se saj qe menjehere lind e kufizuar.Nga kjo piknisje behet shume e veshtire te arrihet gjendja permanente i/e „te jesh i/e dashuruar“. Duhet qė tė dashurojme pėr tė qėnė tė lumtur, me shpresen qe kjo ndjenje tė jetė reciproke.Ne qofte se ndodh keshtu, mendoj se gjithcka do te jete me e lehte per tu perballuar ne nje te ardhme drejt se ciles po mberrijme pa ide te qarta.

Nė qoftė se dashuria ėshtė njė nga kapacitetet e karakterit tė rritur dhe frutdhėnės, rrjedh qė kapaciteti i tė dashuruarit nė njė jete individuale , nė c’do qytetrim,varet nga influenza qė ky qytetrim ka mbi pėrsonin.

Duke folur mbi dashurine ne qytetrimin perendimor bashkohor, lind pyetja nese struktura shoqėrore e qytetrimit modern, dhe fryma qė lind nga ky qytetrim, anojnė drejt zhvillimit tė dashurise apo jo.

Pėrgjigjia ėshtė negative.

Asnje vezhgues objektiv i shoqerise perndimore mund te dyshoje qe dashuria – dashuria ndaj vellajt, ndaj nenes, dhe dashuria erotike – eshte njė fenomen relativisht i rrallė, dhe qė vėndi i saj tė jetė zėnė nga disa forma pseudo-dashurie qė nė realitet janė dhe keto tė fundit forma tė shthurjes sė dashurisė.

Kapitalizmi modern ka nevojė pėr njerėz qė bashkpunojn; qė duan tė konsumojn gjithmon e me shume; qe shijet e tyre te jene te standartizuara nė menyre qė tė jete mė e lehte pėr ti parashikuar dhe per tė ndikuar mbi to. Ka nevoje pėr njerėz qė ndihen tė lire dhe tė pa varur, qė tė mos jenė nėn asnje forme autoriteti dhe gjithashtu tė gatshem tė marrin urdhera, te bejne ate qe pritet prej tyre, ti pershtaten makines moderne qė nuk ka freksion; qė tė mund tė drejtohen pa pėrdorimin e forcės, tė perkulur pa asnje synim, pervec se te funksionojne, te ecin perpara, te prodhojne pa ndalim.

Cili ėshtė qėllimi?
Njeriu modern ėshtė i ndare nga vetvetja, prej llojt tė tij, nga natura. Eshte shnderruar ne nje objekt, ndjen forcen e tij jetėsore si nje investim ku ai duhet tė beje te pa munduren per nje perfitim sa me te madh ne kushtet e tregut te sotem. Marrdheniet njerezore jane sikur ato te pjeseve perberese tė njė makinerie, ku scila pjesė ėshtė e lidhur ngusht me atė qė e ka ngjitur, dhe ku nuk ka shume ndryshime nė mendime , ndjenja, dhe nė veprime. Ndersa te gjithe mundohen te rrijne prane njeri tjetrit, secili ngelet mjerisht i vetem, i zhytur ne nje ndjesi te thelle pasigurie, padurimi dhe faji. Qytetrimi yne ofron shum shanse njerezimit per te qene “i vetdishem per pavetdijen”, e kesaj vetmie: e para nga te gjitha eshte rutina e punes mekanike, burokratike, qe ndihmon njerezit per te qene te pavetdishem per deshirat njerezore themelore. Meqe rutina vetem nuk ja del, njeriu kapercen gjendjen e dshperimit te pavetdishem nepermjet rutines se zbavitjes, te konsumimit pasiv te tingujve dhe imazheve te ofruara nga industria e zbavitjes. Lumturia sot per sot per njeriun do te thote “zbavitje” . Te zbavitesh do te thote te consumosh, te blesh ushqim, pije, cigare, libra, filma – gjithcka eshte e konsumuar e gelltitur. Bota eshte nje objekt i madh qe ngjall tek ne uri, eshte nje molle e madhe, nje shishe e madhe, nje gji i madh; ne jemi konsumatoret, njerezite e pritjes se perjetshme, shpresuesit e pa shprese, te zhgenjyerit e perjetshem, jemi te nenshtruar sepse s’kemi rruge tjeter.

Per te perdorur nje term te filozofit te Günther Anders jemi ne nje epoke
“ turpi Promeitik”, ne te cilen jemi brenda nje fenomeni pamjaftushmerie, te nje disnivelli promeitik( distanza qe behet perhere dhe me e dadhe mes njeriut dhe natyres, ne sensin qe po largohemi sa here dhe me teper per arsye te zhvillimit te tepruar te shoqerise industriale).

***********************************************

Per sa i perket “dashurise”, gjendja e saj i corrispondon karakterit shoqeror te njeriut modern. Keshilluesi martesorna thote se burri duhet “ta kuptoje” gruan e te jete i dobishem. Duhet te komentoje pozitivisht fustanin qe ka veshur, pjaten e shijshme qe ka pergaditur per darke . Ajo, duhet ta kuptoje kur kthehet ne shtepi i lodhur dhe i merzitur, duhet te degjoje me vemendje problemet qe ka burri, nuk duhet ta ofendoje nese ai ka harruar ditelindjen apo pervjetorin e marteses. Ky lloj raporti sjell nje marrdhenje pa pengesa mes dy personash qe jane te huaj mes tyre per gjthe jeten, qe nuk arrijne kurre te jene ne nje “marrdhenje autentike”, por qe shtyjne kohen me miresjelljet e tyre reciproke. Por kjo sjell nje teprim ne lidhje sepse jeta eshte konflikt, eshte e mbushur me veshtiresi,dhe vjen nje moment ku kuptohet, dhe aty nis percarja.

Shpirti i grupit, i tollerances reciproke ne pune aplikohet dhe ne lidhjet mes cifteve, dhe, eshte nje nga fenomenet bashkohore te reja. Direkt mbas luftes se II boterore lindi nje concepģ i dashurise ku thuhej dhe besohej se plotesimi seksual ishte baza e nje lidhjeje te lumtur. Mendohej se baza e pakenaqsive ne martesat dhe ne lidhjet e te rinjeve duhej te kerkoheshin ne nje “ pakt seksual”, arsyet e kesaj pakenaqsie i atriboheshin “gabimit” ne sjelljen seksuale. Ishte opinjon i pergjithshem se teknika e drejte ishte zgjidhja e problemit. Dashuria nuk eshte konseguenza e nje pershtatjeje seksuale, por e nje lumturie seksuale, dhe, te gjitha ato qe u thane me siper jane conseguenca e dashurise. E deshmon nje nje mori materialesh te karakterit psikologjik. Studimet mbi problemet seksuale me frekuente- impotenza tek burrat- ftohtesia tek grate- deshmojne se problemi nuk qendron ne injorancen seksuale por tek barrierat mes cifteve qe nuk ben te mundur lindjen e dashurise se vertete. Frika dhe turpi per seksin e kundert jane shkaku i kesaj veshtirsie qe ndalojne personin te jepet plotesisht.

Per Froidin :

Dashuria ishte mbi te gjitha nje fenomen seksual.“ Nbasi njeriu kishte zbuluar se dashuria seksuale i jep kenaqesite me te medha, duke u bere per tė prototipi i c’do lumturie, si rrjedhoje duhet te jete i shtyre qe te kerkoje lumturine ne marrdhenjet seksuale“. Ndryshimi mes dashurise irracionale dhe dashurise si shprehje e maturitetit nuk ekziston per Froidin. Te renit ne dashuri kufizohet gjithmone me anormalen, eshte gjithmone e karakterizuar nga sugjestioni, nga verbimi perballe realitetit, dhe eshte nje trasferim i objekteve te dashurise ne kohen e femijrise.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dashuria dhe shthurja e saj ne shoqerine perendimore ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DASHURIA, si koncept ne shoqerine e sotme
» Cfare do i thonit personit te zemres ne keto caste ..... ?
» Dashuria Ne Emigracion
» cfare ndryshimi ka dashuria na cmenduria /njesoi jane?
» Dashuria Ne Int :E Vertet Apo Nje Imagjinate !!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kėrce tek: